Montag, 22. April 2013

Xhemajl Rudi: LAURA

 
LAURA

Kënga frymon lehtas atdheut,
puhiza e saj ia përshkon kurmin
Laurës së lashtë
shtrirë në mugullim stinësh
ngjitur rrezeve të diellit gjer në hënë.

Laura me plagët e atdheut,
futet në Drinin e Bardhë,
plagëve u vë shkumën e Bistricës,
me shallin prej ylberi pi ujë Valbone,
Buna dhe Vjosa - duar me gishtërinj prej rreze hëne,
liqenin e Pogradecit mban veshur - vel pëlhure nusërie,
vallja dhe kënga labe ia ngre shpirtin peshë-
-perlë mijëvjeqare-mban detra në gji,
edhe hëna është shkrirë në bukurinë e saj.

Laura mëmëdheun ka lindje
është lindje pa varrë,
vargëzon motmotet,
në gungat e degëve të hardhisë.

bt.2000...Tiranë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen