Dienstag, 23. April 2013

Xheladin Hamza: FLUTURA DHE QIRIRI

 
FLUTURA DHE QIRIRI

Pas ditës së lodhur
Në muzgun e mbrëmjes
Qerpikët mu mbyllën vet
...
Në kllapinë e parë të natës
Në ëndërr e para më erdhe ti

Je shndërruar në fluturën e bukur
Që fluturon rreth dritës së qiririt
Të ndezur enkas për ty

Gjatë fluturimit u ndeshe me te
Dhe u dogje në flakën e tij

U dëgjua një ofshamë
Nga e cila u zgjova

Nëpër rreze të hënës
Në errësirën e natës
Në shandanin e artë
Qëndronte qiriri i fikur.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen