Donnerstag, 20. Dezember 2018

Tri poezi nga Ymrije Beqiri

Ymrije Beqiri

Ymrije Beqiri lindi në vitin 1971, në Dubofc të Vushtrrisë -  Kosovë. . Qysh në mësimet e shkollës fillore ajo filloj të merrej me shkrime, kryesisht me poezi. Poezitë e saja kanë përmbajtje dhe tematika të ndryshme për jetën, vendlindjen e saj, qytetin e vjetër, por më së shumti ajo i kushtohen poezive për fëmijë. Përkushtimi i saj i palodhshëm me fëmijë në kopshin “Foleja” në Vushtrri, ku punon; ka bërë që pjesën më të madhe të shkrimeve t’ia kushtoj fëmijëve.
Dëshira e saj për t’i botuar ato poezi dhe shkrime është e  kahershme. Por, edhe në pamundësi për t’i botuar poezitë dhe shkrimet e saja, Ymrija gjenë prapë forcë dhe kurajo të shkruaj sërish poezi, të cilat i ruan me nostalgji.
Jeton dhe vepron në Vushtrrisë.


Poezi nga Ymrije Beqiri


TË PRES GJERË NË VDEKJE

Çdo mëngjes kam mall për ty
Më duket sikur jam në ëndërr
E pafuqishme pa ty jam
Sikur nuse pa dhëndërr.

Humbe u trete nuk di se ku!
Unë e vetme me askënd s’flas
Kur je e vetme asgjë nuk ke
E qaj çdo natë si me buzëgaz.

Kalojnë shpejtë ditët e netët,
S’harroj kurrë unë mallin tonë
Numroj ditët e numroj orët
Gjerë të arrij në një milion.

Gjerë në vdekje unë ty të pres,
Nëse kthehesh e s’e di kur!
Por, një premtim që ta kam dhënë,
Atë nuk do e shkeli kurrë.



FOTOGRAFITË

Si kristal në dorë i mbaj,
Albumin me fotografitë tua
Qesh me ty e këndoj pastaj
Por kurrë një fjalë ti nuk ma thua.

Jo nuk flasin fotografitë
Kur i shikoj më mbajnë të ndezur
Si nyje më janë lidhur në shpirt
Ndjenjat për ty më mbajnë pezull.

Sa atje, e sa këtu më qojnë kujtimet
E çdo vend shoh imazhin tënd
Fytyra mbushet me lot e buzëqeshje
E unë jam prapë të njëjtin vend.



FLASIN PAS SHPINE

Sa shumë jam etur për një pike ujë,
Duke pritur dikush t’ma thotë një fjalë
Qëndroj në rreze dielli, sikur një zog,
Por, sot askush pran meje s’u ndal.

Më shikojnë si një statujë të hekurt
Qëndroj kështu sepse dua të vërtetën,
Për të drejtën dhe vendin tim
S’kam ç’të jap më shumë, veç jetës.

E unë ashtu qëndroj e heshtur
Shikoj të tjerët që përshpërisin mes vete
Sa shumë i urrej kur flasin pas shpine,
Atë ves të shëmtuar që te ne ka mbete.

Shpesh më bëhet sikur dua edhe të vdes
E mendja më thotë se do zgjohem sërish,
T’i shohë çfarë flasin pas ikjës sime
Të ringjallem dhe t’ua prish gëzimin.

Montag, 18. Juni 2018

Alketa Maksuti Beqari: Ku je...?

Alketa Maksuti Beqari

Ku je...?

Ku je i dashur?

Jetoj me ty, i dashur
Kudo ti je.

Se qielli është një,
E Dielli një i vetëm.

Jetoj me ty, i dashur
Se jetën një e kam.

Kudo ku ndodhem
Në çdo stinë të vitit.

Jetoj me ty, i dashur
Si toka me ujin.

Në hapat e mia
Ritmi i dashurisë, ti.

Ku je i dashur?

Mittwoch, 6. Juni 2018

Grigor Jovani: MATEMATIKA

Grigor Jovani

MATEMATIKA

Kam qenë i dobët në matematikë, 
moj grua.
Nga numrat, koka mbeti bosh...
Prandaj e ke të kotë, 
kur thua:
“E bëmë kaq herë... 
Nuk di të numërosh?!”

Sonntag, 13. Mai 2018

Gjerdan poetik nga Rakela Zoga

Rakela Zoga


1. Foleza e blirit

Tek parku Rinia i ndeva gjethet. 
Ndërtova një shtrat me erë bliri dhuratë, 
Vetëm aty në dimër s’kish akull. 
Dëborën qielli e mbante në krahë.

E njihte ai strofkën e vjetër, 
Vitet që iknin i linte mënjanë, 
Prandaj i dëbonte dimrat e egër,
Dashurinë për ty ma bënte të artë.

Unë prisja në heshtje kristalet e mallit, 
Të ngrira thellë shpirtit herë - herë, merrnin zjarr… 
I derdhja kujtimet tek lotët e qiellit... 
Prandaj era e blirit asnjëherë nuk u tha.
____
Poezi e vlerësuar me "Pena e Flakes" në "Flaka e Janarit 2018".



2. Per puthjen...

E mban mend, gjyqin puthje,
Lakmonim ti jepej liria.
E puthura qendron, mbi buze thoje ti.
Une ate ne zemer e fshihja..

Me prekje embel fytyren,
Mbyllja syte enderim,
Ndjeja si zgjohej puthja,
Ngadale tek limani im..

Pastaj, ti afroje buzet,
Ajo trembej e ikte ne cast.
Te shkrinte ne zemer te gjithin,
Te bente zotin e saj.

E puthura ime ish ndrojtje,
E jotja ,pati qene furtune.
Kerkonte ti thyente buzet ,
Jo me paqe, por me dhune..

Une kerkoja rrjedhen ndjenje,
Te vershonte, ne vetmi,
Te lundronte, si vale puthja,
Te te qeshte, ty mbi sy..

Eh ,sa kohe u grindem bashke,
Zjarrin flakes, s'ja pashe kurre.
Hiri tashme eshte i ftohte,
Puthja s'ngrohet, dot me dhune..



3. Kenga e lotit

Ne te dy, takohemi, ne fantazine e qiellit zemer.
Ku luajne rrahjet, ikjet, pritjet..
Ku bota e dashurise, mban vetem nje emer..

Ne te dy, kemi kohe te gjetur, te humbur, te fjetur
Asnjehere bashke, asnjehere vec. 
E kerkojme, njeri tjetrin ne ajer,

Veshur shtegetim,takuar me re.
Degjojme, ferymen e puthjeve,
Qe kurre nuk flene..

Heshtja fshihet thelle, kerkon te humbe..
E bardha dashuri, ne qiellin fantazi..
Zgjon kengen e lotit, per mua dhe ty..



4. Syte

Ti morre shkelqim,
prej syve te mi..
U bere dyfish ndricim..
Lotues, te heshtur 
notojne lumturi..
Syte e tu, tek syte e mi.
Askush s'edi si duhemi ne..
C'jane syte, dhe kurr zemra fle...



5. Mundohem te te humb!

Endres i jam merzitur sonte
Perhere me sjell me shume tek ty,
Ato muzgje dashurie kurr te prisja
Te gjitha dua ti fshij..

Mundohem te ik diku larg,
Asgje prej teje, me nuk dua,
Te me humbesh ti lutem une,
Por asnjehete ti mua..

Nuk e dua me, as pritjen sonte,
Ate mungese, qe vetem ne e dime..
Sa here kerkoj te gjej ikje..
Sdi pse perqafoj, vetem kthim..



6. Ndoshta nje dite...

Te them mos u merr me mua,
S'kam kohe te perqafoj trishtim.
Zemren e kam te lemuar me dhimbje,
Trupin, dege e asaj vjeshte pa kthim..

Te them mos u merr me mua,
Nuk qesh me si me pare,
Ato buze, qe belbezonin puthje ,
I lashe peng, tek nje zemer e vrare..

Edhe syte te verbuar i kam.
Driten e dikureshme, ma morren pa me pyetur..
Tani dhe pse shikoj me pak..
Rrezatimin e diellit e kam gjetur..

Prandaj ik..
Ndoshta nje dite do me kthehen te gjitha..
Do te kerkoj, jo vetem ne zemer,
Por edhe ne xhami, e neper kisha..



7. Zhurma e eres

Me iku ajo, qe ere me ishte.
Mbeta pa krahe, pa zhurmen e saj.
E doja shume dhe pak kurr afrohej,
Shendrohej ne shi, buzeqeshja e saj.

Pushtonin gjithe trupin, flladet e puthjes,
Lekundeshin buzet e qeshja pa shkak..
Ish kaq e bukur, kurr ulej mbi floke,
E doja fort, kurr behej e mare..

Nje dite e pashe te frynte ngadale ,
Ndoshta ish lodhur, e s'gjeta me fjale.
Perhere do ta pres, ate zhurme ere,
Mos ndoshta pendohet e fryn si atehere..



8. Shi ne zemer

Nuk di ne ç'stine i ke njohur dashurite,
Por di qe erdha pak kohe me pare.
Ish dita kurr qielli kuqelonte mbi bore,
Mos dilte reja, shtellunga e bardhe..

Nuk di sa ore ndenjem zgjuar,
Me pamjen e melodise se vjeter,
Mi merrje gishtat neper duar,
Pa ditur se puthjet ishin per nje tjeter.

Ne naten e cmendur te atij dimri,
Nje jete endrash ishte shfaqur,
Afrohesha te hyja tek syte e tu,
Por ai veshtrim ishte i larget.

Dhe pashe te binte shi ne zemer,
E gjithe bota te behej gri,
Koha e dikurshme ishte plakur..
Une sisha vetem, ti ishe dy..



9. Per sot...

Nje dite e bukur, e veshur ne gri
Nje pjese qielli une, pjesa tjeter ti
Nje dite shiu me pika mbi sy..
Qerpiket e lagur, dhe une edhe ti.

Lepiva piken, qe erdhi me vrull..
Krahezgjatur ti, me puthje mbi buze.
Eshte dite e heshtur, kudo qetesi..
Sa zhurme bejne poetet, dhe une edhe ti..



10. Dhimbje

Ne lindjen e dites, me foli pak..
Isha duke tharre, liqenin e vogel, 
qe ndertoj ne nate...
Po ik bije, eh sa te dua!!
Liqeni me lot, ne cast u zgjua. .
Ishte e bukur, si atehere..dikur,
E rrembeva ne krahe..
Mos me ikte kurre..



11. Dege e rrezuar

U takuam ne zgjimin e dites.
Nata e zemeruar iku larg,
Debuar vitet e humbura.
Endra e dikurshme zjarr..

Tretur perqafim,vjeshte natyra qan.
Mbeshtjelle syte tane, me puthjen mall.
Nje cast erdhen vitet, pastaj iken prape
Nuk mundem ti zgjonim, ti benim jetegjate.

Sa ngjante ndarja me kete vjeshte shi,
Kerkoja te ikja, por kthim ishe ti..
Ngrita nje dege, te rrezuar ne park,
Te dyja mbi shi ate dite qame.

Sa dege te rrezuara dashurie jane?...

Dienstag, 27. Februar 2018

Alketa Maksuti Beqari: I PRES MËNGJESET


Alketa Maksuti Beqari

I pres mëngjeset

Nga nata e ftohtë, i pres mëngjeset
se Diellin ma sjellin, nën ngrohtësin
e tij, mbështillem, futem thellë zjarrit
e nuk digjem, por ngrohtë aq e ngrohtë
tek Dielli jam.

Sa i dua mëngjeset, mezi pres të lindin
Të shihem, të prekem, të përkëdhelem
nga Dielli, ti buzëqesh, ti them sa mirë
me ty ndjehem, o Diell, e shpirtin nuk
ma përvëlon, por ma ndrit aq e ndritshme
prej Teje jam.

27.02.2018

Sonntag, 7. Januar 2018

Tri poezi nga Alketa Maksuti Beqari

Alketa Maksuti Beqari

DASHURIA

Në një pikënisje,
Merr rrathët e saj dashuria.
Pështjelljet e saj në zemër mbërrijnë,
Atje ku rrathët përndahen në tërë hapësirën.
Aty rritmet ndryshojnë formën,
Rrotullimi i ravijëzimit,
përdridhet në dimensionet e shpirtit.
Krahët e fluturës dashuria përplas,
Atje, ku bukuritë janë ndaluar.



PO TË LË ME NATËN

E po të le me natën udhëtar,
në çdo cep yjesh kur të arrish
merr dritën e tyre.     
E kur të vazhdosh rrugën,
i vetëm nuk dua të jesh,
me dritën e yjeve
rrugën tek unë do gjesh.

Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën
merr tingujt e saj.
I vetëm nuk dua të jesh,
nën rritmin e tyre,
rrugën tek unë do të gjesh.

Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën
me natën mike,
ndalo veç te zemra ime.

Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën,
kujto zërin tim.
I vetëm nuk dua të jesh,
nën kumbimin e tij,
rrugën tek unë do gjesh.

Po të le me natën udhëtar,
e kur të vazhdosh rrugën
nuk do marrësh nga unë:
natën e mirë!
Sepse, zgjuar për ty jam
deri në të gëdhirë.



PRANË  DETIT

Pranë detit nuk jam,
por zhurmën e tij e dëgjoj nga larg,
oshetimen e tij e marr
Në thellësi të shpirtit.
Pranë detit nuk jam,
por në thellësinë e tij zhytur rri,
me ka rrëmbyer të tërën,
brenda vetes me ka marr.
Pranë detit nuk jam,
por në përqafimin e tij kam humbur,
e strukur pas tij qendroj.