Mittwoch, 30. Januar 2019

Hekuran Miraka: ARTEFAKTE

Hekuran Miraka

ARTEFAKTE

Pas dushit, pasqyrat e banjes tallen me mua ligesht.
Me marret mendja se u ngjaj statujave nudo te antikitetit.
Apo nje fotoje te shkrepur fshehur,
Para tabllove te piktoreve kurajoze,
Pas dehjes me vere.

Mbush me ngushellim veten,
ADAM, ADAM duhet te jem!

Vishem te fshihem.
Genjej veten se jam i bukur.
Ngacmoj pa adrese vajzen e pare qe has.
Eshte EVE.
Fsheh paterice veshet,
Te mos degjoj pergjigjen,

Plak teveqel!
Pa lesh!

Pa nur kemi mbetur,
EVE t'i, ADAM une,
Ja, aq te shpifur. 
Si shembellim i pasqyruar,
Nga hadjdutet ne banje.

New York , janar 2019

Mittwoch, 23. Januar 2019

Poezi nga Agim Baceli

Agil Bacelli

ZOT MBI ZOTËR

Thonë perënditë kanë një Zot,
Thonë dhe vetë Zoti, një Zot ka. 
Kush është ky Zot po jua them sot;
DASHURIA është Zot mbi gjithçka!




VETJA IME!
(Direkt nga Furra...)

E di, s'jam perfekt,
e di, bëj shumë gabime.
Betohem e fjalën s'e mbaj
por kjo më pëlqen
se jam vetja ime!

Zoti më ka bërë të tillë,
Si mua s'është askush,
Një i vetëm në botë!
Të gjeni një tjetër Agim,
Është e kotë.

I them vetes,
nxirr më të bukurën,
sigurisht
atë që mundesh,
nëse jo,
veten të lutem
mos e fajso!

Shoh se ka rreth meje
më të mirë se unë,
ka shumë e më shumë
por kjo s’më prish punë.
Askush s’është unë!

S'të fajsoj Vetja ime
për ç’far s'mund të kesh.
Je kjo që je,
mos pretendo
ndryshe të jesh!

E di, s'jam i përsosur,
e di, bëj shumë gabime.
Edhe kështu më pëlqen,
këtë mos e harro Vetja ime!




VET’DËNIMI

Popull! 
Për gjithçka që ndodh me ty,
je fajtori vetë.
Mos e kërko fajin 
tek ata që ti pa u menduar 
ju jep pushtet!

Në fron o popull,
i hyp ata që ta dënosh veten.
Ata,
thjeshtë janë xhelatë
dhe xhelatët tënd mbeten.

Mes tyre mos kërko 
ndonjë të mirë;
të mirët s'bëjnë zë,
s'të kërkojnë pushtet.
Dhe ti me harresën tënde,
budallallëkun tënd, 
të mirët i godet  pamëshirë.

Ti popull, 
të mirët si mbeturina 
i flak në det!
Ngandonjëherë,
ti popull-zgjedhës
të mirët i vret, i pret, ...

Shiko Jezusin,
kujtoje mirë!
Ti e dënove me gojën plotë! 
Paqësorit i vure 
për kurorë, ferra si brirë
dhe kriminel Barabën
e le të lirë!

O popull mos kërko 
të mirë ta kesh jetën,
kur me vet’dënim
e dënon veten!




UNË...

S'mendoj se jam ndonjë burrë i madh,
S'jam as ndonjë punëtor i shquar,
Sapunin mund ta kem ngrënë për djath’
Nga që s'kam qënë i djallëzuar.

Se ndez zjarrin sa dot të mos e shuaj,
As i sëmurë s'jam në dashuri,
S'kam kullotur as n’ pronë të huaj,
Tapë bëhem me një gotë raki.

Vetëm në një gjë unë jam një Mbret,
Në shpirtin paqësor plot dashuri
Ku kam një hyrje që i mirëpret,
Të gjithë; miq dhe armiq të mij.

Prandaj sot po ju le një amanet,
Kur sytë t'i mbyll për gjithënji,
Mos më lini të tretem me një dert,
Hidhni mbi varrin tim një degëz ulli.

____
Agim Bacelli ka lindur në Korçë më 1951. Ka kryerë akedeminë e aviacionit dhe deri në vitin 1994 ka punuar si oficer aviator në Rinas, Gjadër e Korçë. Por, njëkohësisht, pasion i tij ka qenë edhe letërsia. Ka te botuara gjashtë libra me poezi dhe tregime.
Jeton në SHBA.