Donnerstag, 25. April 2013

Anila Themiu: Cikël poetik


 

GODITJA E DASHURISË

Gëzimi i natyrës mashkullore
shikimet ,fjalët ndjellore
u bënë goditje lulesh në shpinë
erë që të qeth brinjë më brinjë

Tani i dashur mblidh copat e zemrës
thyer , thërmija kristal te ndjenjës
bashkë me to të mbledhësh mos harro
copat e së times te përzjer ngado

Zë mos nxirr se vetë the je burrë
kur të thashë mos të duhemi kurrë
Po zemra fjalën tendë spyeti
e marrosur të timen gjeti

Vuan shumë tani e di mirë
presioni i ndjenjës është i vështirë
pagësë e fshehtë e dashurisë
këmbim i ndjenjave te rinisë
 
 
 
 
PRANVERA ERDHI PLAKË 

Pranvera mërzitur nga klima e prishur
Vetullat mblodhi mbi ballin e rrudhur
Flokët shumëngjyrshe , kurorë e nisur
Kënga e zogjve ,simfoni e shthurur

Kënga e zogjve ,simfoni e shthurur
Pemëve gjethedjegura në të shekullit tym
Burim I lodhur nga rruga , luginave ulur
Detin mbush me të zemërimit shkum

Detin mbush me të zemërimit shkum,
fustan I strëngur nga e vonesës mërzi
çare në bel, nga fryrja e reshjeve lum,
plakë erdh pranvera që të vesh nusëri
 
 
 
 
 
SI MË MALLKOI JETA

 Jeta më tha një ditë
-Kam diçka të të fal ,por
ka shumë dhimbje dhe ti je e brishtë
E rëndë do të vijë
-S’ka gjë –I thashë.-Ma lë atje ku e di se rrij
-Po ka dhe shumë lotë, sa që do dukesh si lule me vesë, përjetë
-Sa mire !-I them-ma jep se e dua vërtetë
-Ka dhe netë pa gjumë dhe nga shtrati shpesh të dëbon
-Më pëlqen –I them-se gjumë do fle, kur të fle përgjithmonë
Mbi jastëkun tim prej reje gjeta mallkimin tim
DASHURINË
 
 
 
 

JASHTË BOTE

- Vërtetë?!
Krejt jashtë...
Tani kujtojë kur më thoshje
-Ti jeton në botën e përrallave
... Ne botën boshe
-Pa mekate ,të kulluar
si do ta doje
Dhe shpirti lartësohet.
po ti nuk di
Po ti nuk e sheh
kur nga ty largohet
si fjala ime në varg të lirë
sipas rrokjeve rreh
Dhe derdhet gjaku nëpër piktura
Merr ngjyra nga dritat
në reaksione kimike
dhe formon fjalë me nuanca magjike
ndërsa fryma ndal
dhe rrahjet shpejtohen vrullshëm
dhe përsëri duket
jeta te rilind nga vdekja magjishëm
 
 
 
 
 

PORTRET

Unë gati gati stë njoh
Ballin,nuk ta di...
atje një rrudhë për mua rri
Hundën,aspak
Formën ,madhësinë...
frymëmarrjes tënde i diej shpejtësinë
Buzëve ngjyrën sua di..
në të mijat shija e tyre rri
Flokun sta preka kurrë.
duart mbi to, krëhër,lëviz unë.
Sytë.. vetëm ato ti kam futur
në një sirtar të mendjes mbyllur
 
 
 
 

BUZËKUQ

 Mesazhi yt skuq mbetjen e puthjes së mëparëshme
mbi buzë
Rreshtat e fjalëve ,ngjyra ylberi qiellit të zi të natës ,
Zemrën shpuzë
Yjet ndizen flak nga turpi i i prekjes virgjërore,
në hapësirë
Hëna ime shtoi një petk të kuq ëndërrimi
me dëshirë
 
 
 
 
 
KËSHILLA E KOHËS

Sa për krizën...
Qerase me ritëm
Helëm jepi në gotë muzikore
Ca fjalë të bukura , një violinë prej dore
Verboi sytë, me rreze shprese nga e jota buzëqeshje
Xhepat mbushi me monedha dashurie pa zhurmë ,në heshtje.
 
 
 
 
 
USHQIM POETËSH

-Ti moj vajzë vetëm art ha?
Më pyeti dikur dikush nnga larg
-Jo- I them- edhe ëndrra
me shpresë mbushur,
pjekur me dritë ,
ndarë nëpër ditë
 
 
 
 
E DIEL

E lidha diellin sot
Harrimin kapa nga krahu
Javën e lodhur vura në gjumë
Gëzimi si fllad krahët më rrahu
 
 
 
 

ËNDRRA PA GJUMË

 Tani ëndrra ime ska më gjumë
Veten pashë në sytë e ty
Kur ti I hoqe I pari nga të mitë
Ngela në to e skllavëruar unë
Në pranga vure fantazinë
Quhet MUZË në gjuhën poetike
Me vete e more kur ike
Po su ktheve… ku tia gjej shtëpinë?
 
 
 
 
E VËRTETA E KOHËS

Pra e shikoni vetë
nga qielli ikën retë
Mbas një ylli u kap princi im
morri pluhur zanash , largojë trishtim
Sot shkëlqenin rreze sytë e tij në qiell
të gjithë kujtonin se ishte diell
 
 
 
 

QENTË NUK SHKUNDEN NJËSOJË

Mërzia nuk mbahet në supe
Shkundet nga dita sido qoftë
Tek unë më shpejt,se tek ty
ndoshta dhe më shpejt se tek ai
Po të gjithë e heqim qafe njësojë
Me shkundje
Si tani
Po njësojë
Veç qentë shkunden ndryshe
Dhe në këmbët tuaja ndanë
Ndaj kujdes!
Mos lagni qentë!
Ose të paktën mos u rrini pranë
 
 
 
 

ULLINJTË SHUMOHEN NGA SHIU

Do shtohen ullinjtë këtë vit se shiu u bën mire
Po ashtu xhungat në kyçe do dhembin
Si dhe parazitët që hanë shtetin
Pine ujë për tu pjekur edhe nxirë me dëshirë

Çfarë lagështie deri thellë tokës pus qëndruar
Deri në palcë dhimbja e mallkuar
Që nga koka brejtja e kobshme filluar
E kotë perpjekja kalbësinë për të shartuar

Ullijtë do bëjnë shumë vaj këtë vit
Vaj hibrit dhe pa acid
 
 
 
 

MESAZH PËR TU LEXUAR

Asgjë ,të betohem asgjë, nuk bëri ky ndrrim ore
Vetëm kudo, në këtë agim, është fryma që solle
Ti di bukur dhe gëzueshëm ,sa herë do, të më kujtosh
Lëviz pa zhurmë sendet e mia, kur do tmë ledhatosh
Ora e dryshuar, pret zgjimin tim të në lap top
Mrrekullisht dora jote e magjishme , lëvizi orën sot
Telefoni memec sigurisht,ka një mesazh të shkruar
Atje në cep ,pa u dukur shumë ,ORA E NDRYSHUAR
Ti princ që kalon me kal reje,pa u ndjerë
Shhhhhhhhhhhh mos të shohin të tjerë
Vetëm unë di të lexojë pikat e shiut ,që spushon,spushon
Bukur shkruan, me gërma lotësh ,që veç shirti im kupton
 
 
 
 

NDËRRIMI I STINËS

Po sikur të bëni diçka?
Nesër orën vini më para
Ndoshta do kujtohet pranvera të zgjohet
se nga ftohti i dimrit u tha dhe rrëzohet
Harroi në gjumë koha dhe lulet në terr
dielli, rrezet shëtitje të nxjerrë,
Shiu nuk mendoi se është krizë botërore,
nuk la gëzimin të mbjellë këngë rinore
Bëni diçka o njerëz të mirë
Akrepat lëvizni në errësirë
Ose më mirë ,ti, bë diçka
eja më në fund ,se shpirt të kam
Nga tabloja nxirr detin me rrëmbim
shkumë bëhe mallin,përqafim
Me grohtësinë e ujërave ledhato natyrën
merr të gjitha ngjyrat për ti bërë fytyrën
Ndryshoi stina gjini dhe emër
pantallonat zvendësoi me një fustan të gjelbër
Ti dhe unë bëjmë luleputhje me ndriçim
kaq lehtë është pranvera, i bukuri im
 
 
 
 

POEZI E NATES

 Sot nata memece
më zgjoi me këngën e saj të heshtur
Ditës- më tha- merri hua
një orë për mua,
se ja kthej nesër.
Ngrihu ngadalë
kape filxhanin e kafesë,
prej veshi,
si mesuese e vjetër
dhe pastaj me buzët e tua
o e pabesë,
puthe mirë në errësirë
dhe shkruaj një fjalë për mua
te pafjalën,
me mjeshtëri.
NJË POEZI



 
 

DITËLIDJA E POETIT

Poetët thanë lindën në pranverë ,në 21mars
Thanë po kush e besoi këtë trillim të fantazisë
Nuk kanë ditëlindje, sikur ngjyrat nuk kanë
Lindin në çdo kohë dhe hapësirë të gjithësisë

Poeti poezinë vesh me lule që nuk thahen e bien nga shiu
Akullin dimëror e bën pëllumb të bardhë që shtrihet mbi valë
Këngën e pulëbardhave legjendë të largët dashurie që shtriu
krahët në pyllin e fshehtë ,të magjishëm të vjeshtës së parë

Poezi eshtë çdo moment gri,rozë,i zi a i bardhë I jetës
Është kënga që shoqëron hapat në qiell kur vallëzon
Emri që I vëmë ,luleve,ngjyrave ,sendeve ,kafshëvevetes
Është puthja e diellit, hija e reve,shiu që na ledhaton
Eshtë zemra që me ne Jeton
 
 
 
 
VARRI I SHËN PJETRIT

Koka e thyer e Shën Pjetrit tregoi vendin e varrit të tij ,po përgjysëm
Kërkojnë vitet ,shekujt e marrosur ,varrin që njerzit më zemërim përmbysën
Iku Shën Pjetri nga varri I gjysmuar dhe rri shikon me gjysmën tjetër
Çdo bëjnë njerzit , me lupën e verbër njerëzore, historinë A E GJETËN?
 
 
 

PERMBYTJA

Mjaft!
Nga lotët e tu u derdhen mbrëmë lumejtë
dhe me akull –breshër kujtimet ngrinë
Vetëm se nuk më ke për vete në tokë
Të shkretëve njerëz u prishe shtëpinë
Dhe lumejtë grixhove me rrëmbim
Lulet e pranverës loze në llotari
Dielli syrin fshehu qerpikrënduar
Eja ti thash rrezet e lagura tani
Dashuria ftohtë paska shumë
Mërzija shkërrmoq kockat e hutuar
Ndal se do hidhem nga hëna unë
Etjen e pashuar në det për të shuar
 
 
 
 

HENA LAHET NE DET

Hena lahet ne det
vaze e bukur pershendet
Nje delfin me ngazellim
dallgen ngre ne pasqyrim.
Pema veten sheh e lumtur
mburret barit"jam e bukur"
Drita ndahet mijera ngjyra
eshte nate ku qesh natyra
Ka shume qiell dhe ka shume toke
ka dhe enderra"I shihni dot?"
 
 
Marrë nga profili i autores ne FB







Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen