Dienstag, 23. April 2013

Fatbardha Myslimaj Xhani: GËRSHET ZEMRASH


GËRSHET ZEMRASH…

Unë as që e dija
se s'do të mund të të prek
qëkur je aq pranë sa s'mund të të largoj
dallgëzimin e ndjesive ajrit ta përthithim
o arsye për tu rikthyer tek piktakimi ynë
majë e thepisur e burgosjes së ëmbël
breg shkëmbor plot iriqe deti,
liqen banuar prej pulëbardhash sydritë…

Të kërkojmë me duar të etura për prekje
gjithçka nuk kuptuam
duke fajësuar me kot kohën e humbur…

Në ikjet e pakuptimta
unë do kërkoj sërish kuptimin e emrit tënd,
ajrit do ndjej si me ledhaton fshehtë
me gishtat eterike të erës...

Ngjyrosur me aromën e lëkurës tënde të ndritshme
lagështinë e frymës
që gjetheve të kujtimeve
u derdhet si vesë e pangjyrtë e një natë pa gjumë
dhe rrezeve të agut u buzëqesh
me një falenderim sublim,
lotim i heshtur sysh të kthjellët…

Kështu, pa pyetje, pa përgjigje
pa asnjë arsye që kthjellon errësirat e mendimeve
rrezohet mbi lëkurën time si pluhur i argjendtë
pamundësia për të qenë të jetësuar
pa këtë gërshet të thurur pak nga pak
me duar malli e dhembjeje...

Tani ti je plazma e damarëve të mi
mëngjeseve më zgjon me një zilkë gëzimi
shpërblimin që një ditë të vjen prej mundimesh
e marr pa kreni me duar të dridhura
e të them zëultë, mbaje me vete kudo
gërshet ADN-je ta bëjme mes krijimit!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen