Montag, 22. April 2013

Naxhije Gashani: KËSHTU THOSHTE GJYSHI

 
Kështu thoshte gjyshi...

Duhet të duash këtë Tokë tha gjyshi
tek tymoste qetas me llullë dhe shikonte Kullën
tek lartësohej për të satën herë, n'pranverë...
Duhet ta ndezesh oxhakun, ngricave
n'kohë ta lërosh Tokën
motit nuk i dihet, mund të fryej dhe erë...
T'kujtohen kësulëbardhët thoshte ai
tek prekte majën e plisit dhe ngulte sytë thellë malit
kridhej shpesh mendimesh e s'bëzante orëve
ngacmonte kollën, tek gjuri thërriste djalin...
S'dija c'thoshte gjyshi, tek përmende varret
numëroja radhë rrudhat e dija për vitet e tija
flste e s'ndalej gjyshi tek tymoste llullën
endej poshtë e lartë e kthehej tek Liria...
Fliste e fliste im gjysh...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen