Donnerstag, 21. Februar 2019

Poezi nga Fetah Maliqi

Fetah M. Maliqi

Fetah Musli Maliqi lindi më 01.04.1959 në fshatin Busavatë të Dardanës (ish-Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në Përlepnicë të Gjilanit, kurse shkollën e mesme, drejtimi Biologji-Kimi, e mbaroi në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në Gjilan. Ka vazhduar studimet në shkollën e Lartë Pedagogjike "Skënderbeu", Grupi klasor, në Gjilan.
Prej vitit 1984 deri në vitin 1992, punoi në në Industrinë e Qeramikës në Ndërmarrjen XIQ "Karaqeva". 
Në janar të vitit 1992 emigroi në Suedi dhe aty qëndroi për disa vite.
Kurse nga dhjetori i vitit 1993 jetin në Hamburg të Gjermanisë.  
Është anëtarësuar në Lidhjen e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (LSHAKSH).

Veprat:
  1. S'të harroj vendlindje, Zgjimi, Prishtinë 
  2. Dardania lindi trima, Pika 5A, Gjilan 
  3. Flokët e vuajtjes, Rozafa, Prishtinë 
  4. Re të zeza ende mbi kokë, Rozafa, Prishtinë
  5. Rrugë e maratonit, Rozafa, Prishtinë 
  6. Një jetë në shërbim të dritës, botim i autorit


Poezi nga Fetah Maliqi


RRUGËTIMI PËR NË GURBET

I dashuri Atdhe,
Sa i bukur je,
Zemrën e kamë në ty,
Në zemër më ke!

Kudo shkoj në botë
Për të punuar,
Nderimi për ty
Vjen duke u shtuar!

Me rrjedhën e djersëve
Rrjedhin dhe mendimet,
Për ty atdhe
Më shtohen kujtimet!

Kujtoj të dashurën nënë,
Plisbardhin babë Musli,
O, sa më ka marrë malli
T'i shoh përsëri!

Përsëri jam në atë ditë 
Rrugën për kurbet kur mora,
Halla Bibë më përqafon shumë,
Shumë mërzitet e gjora!

Lotët nuk më ndalen
Endem mbi fusha e kodra,
Sikur kthehem lojëra
Me vëllezër e motra!

Pastaj mirë u pafshim
Shqiptoj lartë me lotë,
O, dua të ndalem,
Por nuk ndalem dot.

Merr rrugën e gjatë,
Mendimeve me nipin Kadri,
Si kreshnik është ai,
Mbetur larg përsëri.

Sikur ia dëgjaj zërin:
Fetah e Ajshe puna mbarë u shkoftë,
Rrugë të largëta nga shkoni
Juve Zoti ju ndihëmoftë!

Mandej shoku im Bajrami
Dhe e nderuara zonja Flori,
Na thanë të mos mërzitemi,
Se do të takohemi përsëri.

O, ja Qamil me zojën Nexhmije,
Me lotë në sy na përshëndesin,
Ne nisim me veturë largimin
E të gjithë në vaj atje prapa mbesin.

Njëzetë e pesë vite mandej shkuan,
Asaj ndarje shumë të gjatë,
Shpesh edhe dita e bukur
Në mua kthehej në natë!

Dhe agoi një ditë e bukur
Në vendlindje u ndodha realisht,
Me lotë përqafova të gjithë 
kudo më pritën me mall, madhërisht!




NJË KËNGË MËRGIMI

U zgjova herët
Duke menduar,
Një këngë mërgimi
Duke ju kënduar.

Me mend shëtita
Kurbet të zi,
Erdha këtu qëmoti
E tash s'jam i ri.

Sa ditë kalova
Me dhembje, vetmi,
Të krijoja diçka 
Për ardhmëri!

Do të kthehem sot,
Do të kthehem nesër,
Sot duhej diçka 
E prapë diçka tjetër.

Etja për stdheun
Gjithnjë e shtuar,
Atje shokë e miq
Gati më kanë harruar.

Pushimet në atdhe
Ishin plot me mall:
"Ejani më përqafoni,
Jam me ju, i gjallë!".




TRIMËRIA JONË

Trimëria jonë
E pashoqe në botë,
Shpesh vetëm fjalë
Më shpesh krejt e kotë!
Kujtonim se me të
Mbulojmë botën mbarë,
Secili më trim
Secili më i parë.
Vazhdojmë e vazhdojmë
Të shkrirë në trimëri,
Kurse të tjerët rregullin
Na e mbajnë në shtëpi!




VITE ME PAVARËSI 

Po na kalojnë vite
Në pavarësi,
Kemi arritje
Kemi vështirësi.

Atdheu ynë 
Me sfida po përballet,
Të keqës lutë
Sikur nuk po i shpallet.

Armiku serb
Ende vazhdon,
Jashtë e brenda
Po na dëmton.

Sikur s'kemi dije
Për diplomaci,
Shumë fitore të arritura
Humbje na dalin Përsëri !

Prandej apeloj
Me poezi e me zemër,
Pavarësinë e Kosovës
Ta quajmë me një Emër!

Ta quajmë sovrane
Në gjithë këtë shtet,
Qeverisur
Nga njerëzit e vet.

Vitet e pavarësisë 
Duan përparime,
Me mund të madh
E me ndryshime.

Jo të kalojnë 
Me vështirësi,
E nga të tjerët
Të varemi përsëri.




PRITJE E DASHURISË 

Ditë e net kalojnë 
E unë me vetmi,
Në mërgim mbetur 
Me zemrën dashuri.

Dashurinë time
Ta fala ty,
Të ndjeva në shpirt
Tek të pashë në sy.

Mandej rrodhi koha
E pashpirt ajo,
E unë nga larg thosha:
O, mos më harro!

Dhe midis nesh
Sikur u hap një det,
Heshtja na rrethoi
Dashuria mbet!

Dhe këtë dashuri
E barta me vete,
Vetes shpesh i fola
Për ty, O mike.

Për ty, O zemër
Shpesh pata mjerime,
Askush s'e ngushëlloi
Dot zemrën time.

Dhe mbeta në pritje
Të bukurisë,
Të bukurisë tënde
Burim i lumturisë!

Kjo lumturi
Më la në pritje,
Dashuri e paharruar
Gjithmonë në pritje!
Shkruani një mesazh ...

Freitag, 8. Februar 2019

Bardha Mance: BUZË

Bardha Mance

BUZË

Buzë që flasin e gjë s'thonë
Buzë që thonë dhe kur heshtin
Buzë që ndrisin natën vonë
Buzë që me brengën qeshin

Buzë që thonë shumë një çast
Buzë që s'thonë gjë një jetë
Buzë ku drita nuk është rast
Buzë pa dritë të vërtetë

Buzë që të ndezin zjarr
Buzë që të puthin ëmbël
Buzë që sjellin acar
Buzë që ngrijnë një ëndër

Buzë që ndjellin gëzim
Buzë ku paqja mbretëron
Buzë ku në një moment
Jetën gjithë e jeton