Mittwoch, 24. April 2013

Natasha Limaj: DY POEZI


MUZE E FRYMEZIM

C'shoh,ç'ndjej e ç'provoj,

Oh, në këtë brilanten jetë,
Vegimi mbrëmjeve,do t'më ngacmoj,
Dhe gjumin ,ma bënë dallgë në det.

Vetë ,si padashur më formohen,
Si këngëza i nddjej në veshin tim,
Bukur rimohen, sistemohen,
Thonë ,se është muzë e frymëzim!...

Dhe bredh me to anembanë ,
Lodroj, në lëndina lirike,
Ky ritmi, trokitje në zemër,
Të jetë i ardhur,prej perëndive?!...

E ashpër ,përplasëse ,mizore,
E bukur,e ëmbël ,hyjnore,
Më cingëris ,moj muzë natë e ditë,
Boll, që të mbushem pak në shpirt!...

Natasha Limaj ( Fejzaj ),marrë nga libri me titull "Pak nga dita në qytet"






BANGEZA E FUNDIT!...


Bangëza e fundit,
Strehëz dashurie,
Sytë e mi nga dera,
Sa doja  ,të vije!...


             Zemra ,riki - tak,
             Më rreh pa pushim,
             As shoh ,as dëgjoj ,
             ç`bëhet në mësim.


Bangëza e fundit,
I dëgjoi të gjitha ,
Kur të thash ,të dua,
Dhe tënden e prita.


             Zemra riki - tak ,
             Më rreh pa pushim,
             As shoh ,as dëgjoj ,
             ç`bëhet në mësim.


Bangëza e fundit,
Folezë e çmuar,
Ku gëdhëndën emrat 
Dy të dashuruar.


             Zemra riki - tak,
             Më rreh pa pushim,
             As shoh ,as dëgjoj ,
             ç`bëhet në mësim.


Bangëza e fundit
Mos na bëj me faj,
Zemrat që vetë lidhe ,
Nuk ka zot t`i ndaj.


Natasha Limaj (Fejzaj ) . 17 . 2 . 2013 .

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen