Montag, 22. April 2013

Fakete Rexha: PENA DHE MASKA


 
PENA DHE MASKA

Bija ime. Me shume se njezete pranvera kisha. Si vetetima veja e vija. Kush s'me tha sa telashe ka jeta. Te vogla e te medha. Vete i pash me pas. Ne pasqyre, ne kuzhine, ne shtrat. Te nesermet e mia gershete i lidhja deri fund muaji. Por, isha e bukur, pranvere plot zemren e kisha. Ia dilja. Me tende at u martova. Me doje mendova. Ndoshta edhe me deshi. Por, s'me jipte prova. E dua te besoj se ai vertete mua me deshi, meq aq fort e desha. Deri kur ty t'dham jete. Erdhe, e nise ditet tua te kesobotshme. Mu bere emblema. Fuqia, nenshkrimi, leja, qe ai e meritonte te ikte. Te shkonte ku te donte. Pergjithmone ia dhash lejen qe m'kerkonte. Veq pse ty te mbolli. Per asgje tjeter s'qe i denje. As mik, as babe, as burre. Zemres na la veq gure. Kete here me te vertete u dha fund drekave, darkave, endrrave te shtratit...
Letrat, telefonin, bisedat, remtimet... Gjitha ia ndalova. Celesat e deres ia mora. Dhe, e fshina nga adresa. E ruajta ne zemer, por e nxora nga jeta. E s'kisha, veq dyzete pranvera.
Nje nate me fryme e me shi, pyeta teme bije:
- A mendon ende ne babin?
- Nganjehere. Shpeshe e shoh enderr! - me tha.
- S'ndihesh e sigurte vetem me nenen?
- Po!. Por, une s'desha qe ai te shkonte. S'eshte njelloj, si me te e si pa te.
- Ja ku ke nene tende!
- Nena kurre nuk te braktis. Jam ketu, e gjithmone per ty ketu do te jem.
- Po, nene e di!. Por, babai eshte fillimi i rruges. Porta kryesore. Dera e shpetimit nga rreziku. Dera qe mbyllet prapa nesh kur thyhet nata. Kur bie shi, e kemi frike e te ftohte.
- E sonte, a ke frike?
- Po, pak. Po bie shi. Era e ftohte brisk, fryen perjashta. Nene, te lutem merrme ne gji. Shtrengom fort se me merdhine zemra!
Pastaj, ajo u be gullumuç e m'a ktheu shpinen. I vura doren anes se majte. Me tjetren floket fije-fije ia perkdhela. S'vonoi pasi iu ngroh zemra, e kaperdiu gjumi ne endrra. E putha. Ia mbylla gjithe vrimat e trupit me batanie. Prape ne tepe t'kres e putha. E ika ne kuzhine. Bera nje kafe te madhe dhe ula e ndezja nje pas nje cigare. Deri kur shfryna zemren time. Perjashta bente nate. E terr ishte me i thelle se terri. Shiu edhe me po binte. Me fryme, ferfellaze e rrembim. Kisha ndjesine se ikja e tij po mi thente gjitha dritaret e shpirtit. Si ky shi me ferfellaze sonte. Naurisja vetmine...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen