Mittwoch, 24. April 2013

Nijazi Jahja Mripa: TABUTI

 
T A B U T I

Të gjithë së bashku në një tabut.
Era frushullon,malet përqafon.
Arushën me shoshë e kemi tutë.
Toka parandjenë vesën q’e dashuron.

Reflektimi i hënës degët praron,
Qetë është tani Kodra dhe Lugina;
Njeriu plagë të reja paramendon ...
Me zemër hesht dhembjen që s’ka brina.

Agimi ofshanë,mëngjesi vajton.
Qysh të nesërmen do të hyjmë jo sot
(Tradhëtia në ajër seç pluskon)
Në errësirën e shurdhët dhe të plotë.

Në atë terr,në atë errësirë
Do të dallohet vetëm një xixë e butë;
Të ishim vetëm do t’ishte më mirë
Se të gjithë së bashku në një tabut.

@ njm Mitrovicë e Veriut,
Fundmarsi 2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen