Sonntag, 7. Juli 2019

Fadil Halimi: E DIEL

Fadil Halimi

E diel

E diel asht sot 
e diel ka me qenë edhe nesër
derikur të përfundojë andrra

Larg ke ikun 
për me u kthye edhe njiherë
për me mujtë me e zanë hijen tande 

Mësheftas 
Merre edhe njiherë atë udhë të gjatë
Andej kah na ka ndarë jeta

Por mos pusho në asnji stacion
fluturo siç ke ikun
Pa të pa’ askush

E diel e trishtueshme asht sot
Deri të dielën tjetër kemi me pritë
Mos me vdek me mall të pashuar 

07. 07. 2019

Donnerstag, 4. Juli 2019

Ymer Nurka: SIMFONI EROTIKE

Ymer Nurka

SIMFONI EROTIKE

Si t'ish Perëndia, në zhegjet verore
Vetëm Dashuria loz me topa bore..
Zot' i madh me dorë, ç'nuk bëri prej mishi
Dy gjinj si dëborë, dy rruzuj fildishi

Dy rruzuj fildishi, dy gjinj si dëborë
Ç'nuk bëri prej mishi, Zot' i madh me dorë
Loz me topa bore, vetëm Dashuria
Në zhegjet verore, si t'ish Perëndia

Kur të vënë në mes, vuan xhani vuan
Njëri fap të ndez, tjetri hop të shuan
Kur të vënë midis, luaj edhe çmallu!
Njëri të thotë: "vdis!", tjetri thotë; "ngjallu!"

Njëri thotë "ngjallu!", tjetri të thotë "vdis!"
Luaj edhe çmallu, kur të vënë midis!
Njëri hop të shuan, tjetri fap të ndez
Vuan xhani vuan, kur të vënë në mes

Ata ngjajnë me yjet, përflakur në dritë
Peng t'i mbajnë kryet, futur në orbitë.
Kur Zot' i vërtetë, vë kokën mbi gji
Bota është e qetë, plot me dashuri.

Montag, 1. Juli 2019

Poezi nga Dhimitri Kokaveshi

Dhimitri Kokaveshi


KRENARI E THYER

Mall derdha gurëve kalldrëmik
Për të dhënë mëngjezeve
Brengat, gëzimet dhe mërzit e mia!

Shikoja gurët dhe trëmbesha!
Ato, më shqetësojnë si nata
Kur bluan mendimet e mia
Jo fisnike dhe kapërcimit të profecive
Bukuri, pushtetin absolut, lidhjet...
Mbi tërësinë e shqetësimit tim.

Buza!... Si shpirti i gurtë, zvogëluar
Ruan veprimin dhe vështrimin shtrirjes
Qytetit që sundon. Krenari e ashpër
Mbërthen ne dhe mjedisin e hirtë
Dhe pse kacaviresha murreve të tij
Për të arritur,... lartësitë e mendimeve
Të tua që nuk reflektonin... gur, i çmuar
Shkëlqimit adhurues! Krenaria e thyer
Do të qendrojë përjetësisë, pa rrëfim!

Krimbi!... Bluan thëllësitë e kështjellës së rrënuar
Dhe mbytet,... ëmbëlsisë së jetës derdhur mund
Mjeshtëris, kështjell, që ngrë shtat në ndërtim.
Shkëlqimi i trupit tëndë!... Le të ndrijë dhe xhvesh
Parajsën, tërbon, krenarisë që patrullon dhe abuzon!

Varfëri e tejskajëshme mjerimi
Shpirtëror. Ai, si i burgosur hije
Trishtueshëm arenave që çan koha
Me drithërimat e dekompozimit birucian.
Burimet i kërkoj kohës. Dhimbja!...
Ndez etjen kujtimeve të kënaqësive...
Qe s’më shuajnë!

Kështjella dhe ti, mbartni mistere të blinduara
Ceremoni... të fuqishme dhe të trishtueshme
Mes madhështisë dhe humbjes si një puthje
E ndezur konkurencës kohë, por jo fshehtësisë.

Brënda saj mbetem i pa asimiluar dhe frikësohem!
Më frikëson largësia, etja dhe shpirti i lyer misterit
Të aromës tënde që mbulon e zvarit bukurinë.
Bukuri që përkrah hapësirës sundon dhe triumfon
Rrënojave kështjellore duke i mbledhur, si thermij.


RRËFIME LARGËSISH

Sa afër dhe sa largë
trysnitë?
Më vrasin, mendimet!
Në rrjedhë
përplasjesh si referime
të zbehta
na zhgënjejnë dhe
gdhëndin
mashtrimit, nuk u rrita
m'i zbehin
vërtetësitë…? Si largësi
hukatjesh
na pikojnë dhe
saldojnë
pa ngrohtësi, gjykimet…?
Anemike.
Gëzimet…! Çahen
si kanione
prej stuhive lotëve
qiellorë
mbytur, na veçojnë
udhëkryqeve!
Planet e sajuara zvaritjeve
zgjidhin
shkujdesjet e tyre…?
Na mpijnë dhe
na frenojnë. Na frenojnë
gjuhës
si ushtarët besnikë
na rrjeshtojnë
grevëthyesit, dënuar...!
Pa mëshirë
dialogimet?... Imponojnë
mos fol për...
atë... kulturë por dhe ajo
e lodhur
si anijet e shpëlarë
dallgëve dhe
skorjeve ngjeshet si
i padituri
lartësohet dhe… e fundos.
Kështu fundosen
ëndërrimet, si fishkëllima
ngjajnë
oshëtimës, ndërpriten dhe
ëndrrat…?
Përplasen si viruset
rrjeteve
internetike zhytur vurgut
përlyhemi
si mbi ngjyrat,zhgaravitur
po na lën
programet e tyre
egzekutohen
përpikmërisë, pa realizim.
Përjetim
hipokrit gëzonte dora
e fshehjes
na përshendet dhe na... !
Më mbeti
në grykë kjo fjalë
si një kërkesë
e skicuar pa ngrohtësi
aty, nuk lagen
as dashuritë o jetë…!
Derdhesh
mbi perëndimet na
rikthehen
zgjimet...? Menduar dhe
përflakur
na i dhurojnë si një biletë
e prerë dhe
e hedhur tokës, në gëzim
provokativ
të sajesave kinematografike
sundojnë
mëritë…? Sa afër sa
largë
pranitë tona zbehen…!
Si mendim.



GLISANDO

Puthjet e tua
shtriheshin
si një glisando në tastjerën
e shpirtit
transparencën e gjeta
timbrit
që më vinte si një puhizë
më linte
meloditë...! Zbërthyer
prekjeve
gjenin, prehjet e emocioneve?!
Në prekje buzësh
shtriheshim, mendimeve
përpilonim
ledhat! Pranonim
çarmatosur
trupit përdredhur
si një spirale
ngjitjesh në filtrin
e magjisë së
derdhur, lagur dhe
larguar...!
Trukimit të hukatjeve
po gjenim
ringjalljen e trurit
në provokim
misteresh!...
Nuk dua ti riaftësojë.



HESHTJEVE

Përtej kuptimeve
rrëzoheshin
mendimet e saj?...
Preknin
zhurmat dhe heshtjet
gërryenin.
Ato, ngjiteshin si një përbërës
gjenetik
zhvilloheshin në prani
hijesh...?!
Rëndomtë depërtonin
si mendimet
e zbehta në anemin
e kohës
i pranonte...! Si ndjesi
rikthimesh
të rrëzuara dhëmbëve
diellorë, aty
po linte dinamikën
e dritës
në përballje hijesh
sfiduar
si mes mashtrimeve
dhe pamjet...?!
Na zhgënjenin në humbje
shprese dhe
pritjeve të gjata
shtroheshin
iritimet...? I zhvishja
prej betimeve
të trishta që u lidhën
dhe u lindën
me to...! Nuk mund
të jetoj.



GRI

Hijet...? Gri. Edhe ato
reflektonin
dhe na mbulonin
si gurët
dhe ne?... Rrjeshuar
mendimeve
rrëshqisnim përplasjeve tona
dhe hijet...?
Të ftohta, të gurrta
konkuronin
natën, gjithësisë...?
Sa pak dritë
sa shumë hije, burimit
jo transparent
rendnin të fshihnin
dritës
nuk i afronin, zbehtësinë.
Zbehtësi
mbi zbukurimet?
Imazhet
burimeve të saj rendin
si një trup
i cfilitur dritës, ndëshkuar
dhe sot, drita?
Merr ngjyrat e zbehtësisë
si i padituri që
nuk lëshon pe, hijeve
krenohen
mes padijes dhe
shkrimet..?
Të përseritura dhe pazbërthyera
derdheshin
mbi një vendosje të pakuptimtë
gërmat...?
Edhe ato, zbërthyer
brinjëve
si fletët e fletores në
drejtëshkrim
përmbysur po gjej!
Analfabetin?!
Sa shumë...! I ndjej
sa shumë
e ndjej veten, braktisur
dhe fyer
mes tyre... braktisur dhe
normat
e gjuhësisë…?
Ky karakter i përvojës
si nje motiv
i mundonin dhe mua
më tmeron
padija...? Gërryese
e shpirtit
si mund t' ua njoh
mbështetjen
mbi hijet e padijes…?!
Hijeve
përplaseshin dhe thyheshin
porsi guri
ngrinin dhe ngrinim…!
Me gurin...?
Ngrinim... sfidat që
të rikthehej
jeta…! Nuk rritet
mbi mllef
tretet guri, amorf kur
spikat
mbi gdhëndje daltash
mbartur
mjeshtërinë... e hijeve
Nuk do tu lë.
Ato, le të lëvizin dhe linin
shpirtin e tyre
si një krijesë e pa substanctë
amorfitetit të saj
kaotik...! Nuk jetoj.



GJURMË

Lëpihem lotit
syrit tënd
ujëvarë studimi
bëhem.
Bëhem...? Lakmi
si një tregim
gjurmët, mes ligjesh
mbartur.
I udhëzuar, nuk qëndroj
as gdhëndur
mbi shpjegime si
dashuritë
e heshtura skulpturave
munduar
dhe Ne, sërish
i lartësojmë
nuk shprehen...!
Si përkulet
shpirtin...? U fal dhe pse
i ngjall
kërkesave, po ngjit
krijimit
rinumërime heshtjesh
po citoj
zgjatime, kohe, shmangjesh!
Prej diellores
vrarë dhe lodhur
nuk ushton
as shtohen! Largësitë.



PA KOΝFRONTIM

Mbi cilën dashuri
nuk derdhet
bukuria?... Kjo njomësi
e lidhjeve
dhe trupin e natës
e zbut...!
Natës, vetëm, s’të kërkoj
o dashuri!...
Zbërthyer, spikatjeve
të shpirtit
më qëndro, dritës?
Po të gjurmoj
të mbuloj dhe të zbuloj
agimeve!
Nuk treten, hiret e tua
mbi pëmasa
lavdie diellores
ndrisin
jo cikleve, aty zbërthehesh
diellores?
Mbi krahasime po të lë
shkëlqimet?...
Ti ndjej të ndej, o dashuri
ditëve tona
nuk i ndan gëzimet dhe
perëndimet
me perëndinë!...
S'i konfrontoj.



VENITJE

Perëndesha e tradhëtisë
Ati
u zbërthye këmbëkryq
ndjenjave!...
Nuk qëndroi, në shtrirjen
e ndërgjegjjes
së thyer dhe të gabimit
mbi një qellim
tradhëtuar, shpirti...?
I largët
kënaqësive lodhur
ndjenjës dhe
mohuar shkëlqimit
mbi një gëzim
të zbërthyer hidherimet!...
Në përmbajtje
a kanë lavdi?... I mposhtur
jetës dhe
kujdesit të sipërores
nuk gjej prehje
por trokitjet. Ato, gërryejnë
përkufizimet në
tejkalim të mirësjelljes
tepruar dhe
mundur nuk avancoj
freskive...!
Lodhur, pa fantazi
shprehjesh
të bollëshme të një zemre
lodhur
mbi ç’ farë ndjesie
po goditet?...
Ledhatimit dhe aventurës
apo venitjes
pranohen, devijimet
e vemëndjes
i lash mes trishtimeve
gjeta!
legjitimitetin e lodhjes dhe
lidhjeve
në dallgë trishtimi
mos qëndro.
Mos qëndro si perëndi
e flijuar
vetmive!... Të refuzoj...