Montag, 22. April 2013

Kater poezi nga Demush Zefi


VELA E LIRISË

Struga që qepi sot shëndetin,
strugejanët flasin shqip,
kanë edhe të parin e tyre,
kanë edhe një etje të re,
të ndritë me ylber liqenin,
të mbushë kupën me ndjenja Kosovë,
Livadhia pranë dëshmisë së zjarrët,
Livadhi e Velesht tash pa ëndërra,
po bie kushtrimi edhe diku tjetër,
po lavrohet edhe një arë me farë lirie.

Ngadal pa ethe zbret nga miti
Struga në valle më nuk ëndërron
tash thur buzëqeshje për vete
për të gjitha qytetët shqiptare
për Kalanë e qetësuar në Krujë
sot po shpërthen një këngë e re.

Ohrit afër në krah po i shndëritë një yll
një abetare e re lirie e dalldisur si engjull
mbrojtës tash Struga ka vetëm shqiptarët
ata dinë të prekin zemrën dhe dashurinë
pranë Drinit që më shekuj bartë mallin.

Qyteti i shkronjave shqipe përshëndet
ka një porosi shprese që më të flasim
të bashkojmë dy tri apo katër duar të djathëta
me lapsin e hyjnor të shkruajmë rishkruajmë
fitore të reja në dheun që foli vetëm shqip
Manastiri që përkujton evropën në faj.





 Liri poetit

( Në ditën e Poezisë]

Aty ku shkëmbijët flasin
gjëma e tyre shtrengon
vargjet presin fjalët
misterin e tyre të njomë
dritën t’u sherbej njeriu
vargun tua lë peng
etjen tua shuaj me re
shpresen në emblemë
poeti vuajtja dhe titulli
qielli dashuri e nënë
toka mbetët e zbrazët
prët vargun e dlirë
një lahutë mbite e mbirë

Të mbetëmi hyjni poeti
nxitje librave në trotuare
frymon koha e rreshtave
nen afshin e vreshtave
në Marsin me traditë
pamjen që kujton fillimin
e poezisë se stinëve
bardhësinë që ka fjala
mundësinë e bimëve
që dallojnë përtrirjen
shtigjeve rrugve drumeve
ahishatve te reja që flasin
një ditë poezie që buzëqeshë.

Pikon rreshta e shtrydhë fjalë
poeti që nuk kafshon dritën
që lidhë botën me litarë
trazon dashurinë e engjujve
të vargu mbështetë paqen
me dy duar dhe lapsin e vigan
ofron një mbulesë të ylbert
këngën që vet se këndon.

Si ujdhesë e dëshirave të mbara
sa herë që ka kujtime të mira
po e lagë letrën shpalosë me ujë
së bashku ta bëjën një Bibël
ta shkruajnë n’rreshta një libër
të hedhur prore n’ hambarë rinij
pranë tempullit që ndriton gjithësinë
të lëshoj lutjet, vargjet me gjallëri
aty ky dora shkruan e ferkon malle
poet mbaj në mend përkujo e hedh valle
në këtë ditë të falë edhe perendia
shpalos më afsh atë që ke nga mbrendia.

(Prisahtinë, 21 Mars 2013]




 Demush Zefi

Ndiej ketë aromë
që ka dritën
dashurinë që buzëqeshë
jetën e re si diell
kaltërsinë si qiell.

Nen rreze e mbëshjell
aromën shqipëtare
e buzëqeshi dritën
lashtësinë bujare.

Qëndro afër meje

Larg në valë deti
që filtrojnë lotët
dhe heshjen.
Qendro afër meje

Pranë meje
Kohë dyndje
Plage plisi
Qendro

Vajë kënga
E drini sodisë
Pse mungoj

Natën vonë.
në heshtje
puhia ndryshkë
fshinë lotët
preki trupin
atdhe afër më kë
afrohu pranë meje
pa lutje e dhuratë.

Era më soditë
brendinë orakull
me mbanë etje
zërin e ri të vjetër
e shpalosë ndritë
në ditën tjetër
ka shprendarë
copëza në letër.

Qëndro afër meje
unë jamë afër teje
flasim gjuhen që dimë
kendojmë njomë
thjesht nuk ngopemi
ës më dashuri
atdhe endërr s’jam
por krijesë që kam lotë.



 Demush Zefi
(Poezi kushtuar Njeriut apo djallit}

Pyrgu i djallit

Kah lëshon hapa shpirti
Mbetet i zi nën therra
Dhe aty bluan ngadal
Kafshimet nen verra

Ti që dikur të shikova
Me një sy të bardhë
Ishe ti ai qe shtrydhe
Fjalë në shtratin e larë

Nëpër qepura të zi do të biesh
Do të kafshohesh me gjumin
Dita natë e zezë do të vishet
Hijenë kohe do të ndytë lumin

Mendje mykësirë deponi e gjallë
Kafshon ata që rritë të ofruan hije
Nuk të dualen buk duart e këmbët
Po ngopesh i mjerë po pa shije.

Kur ece trotuarëve me ëndërra
Të duket hija e zezë dinosaur
Kafshon majtas djathtas kalbesira
Të behet jeta nëpër dhëmbë gurë.

Sa herë ke kafushar
ata qe te leshuan dritë
Do te kafshosh vehten
E prerë hapur me thikë

I mjerë mbete ishe gjithmonë
Pa vlerë shpirtëzi e dangall
Qepurët të ndalen e vërbuan
Përbirës rrethi të shpallë.

Shtegu ndalon përherë kalimin
Hapat me zile zhurmojnë dritën
Pjellë e shlyer erë e shëmtuar
Nata me etje do tua ndale rritën.

Do te biesh përbindësh kohe
Në lumin që bartë kalbesira
Zhveshur nga mëkatet që i ke
Do të mbetësh kufome mbi dhe.

Ka varr që nuk flet po pret
Ka ditë të zezë që nuk ndritet
Ecjet pushojnë e vetvriten
Ata që kafshojnë e lëndojne.

Mbi një murë plehu këngë
Jo gjel që rrahë krahët e rinj
Gjeli me këngë lumturon
E ti kafshon e bene dhun hi.


Marrë nga "Maratona poetike" në FB

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen