Montag, 22. April 2013

Kasam Shaqirvela: SHIKIMI LARG MË SHPIE

 
SHIKIMI LARG MË SHPIE

Bashkë me kohën udhëtoj
Lidhur për veten stinët i mba
Në gëzim e n’hidhërim
Udhës së shpirtit i mikloj
Si hije trupit vuajtja s’mu nda
Bastun për plakun në hapërim
Dhe vrulli nuk më ndalet
Se kur shkeli udhës sime
Më i fortë përherë bëhem
Dhe i gatshëm për flijime
Porsi guri i tokës mëmë
Nishan sinori rri në këmbë
Edhe dimri kur më zë
Dhe bora e bardhë
T’më resh mbi krye
Acari trupin s’ma mbërthen
S’më bën pre ngathtësie
Zemra rreh e nuk ndalet
Damari ndizet, përcëllen
Edhe kurmi brenda m’kallet
Nga shikimi që larg më shpie
E do mendja me vetëdije
Ajo që m’është sublime
Le t’më bëhet flijim Lirie.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen