Freitag, 14. Juni 2019

Alketa Maksuti Beqari: KËNGA E DIELLIT


KËNGA E DIELLIT
(Kushtuar babait)

Kur netët I kalon në pamundjen për të fjetur,
Se kjo moshë ku ti po shkon, e tillë është,
Më këndo, këngën e diellit.

Si dikur, kur fëmijë isha
Dhe më tregoje për diellin.
Dielli këndon, dëgjoje këngën e tij,
Nesër në lindje të ditës.

Kështu më vije në gjumë,
Ëndërroja, Këngën e diellit.
Ditët lindnin me diellin.
Në çdo stinë të rritjes time.

Dielli këndonte këngën e tij
Gëzoheshin Lulet, pemët, bari
Dhe në tingujt e këngës diellore
Gjelbëronin e merrnin ngjyra ylberi.
Edhe lumenjtë gurgullonin në shtratin e tyre
Në rrjedhë këngën e diellit përcillnin
Sa dhe zallet mbi shtrat rrezëllonin..

Më mësove Këngën e Diellit, 
sa herë më vije në gjumë,
Vargjet e Këngës së Diellit më recitoje.

Kënga e parë, kur takon majat e maleve,
Kënga e dytë mbi fusha ndriçon vesën,
Kënga e tretë përkëdhel petalet e luleve,
Kënga e katërt ndriçon oqeane, dete, e ujëvara
Kënga e pestë diku përvëlon,
Kënga e gjashtë pak fllad,
Kënga e shtatë ecën në perëndim,
Kënga e tetë sjell muzg,
Kënga e nëntë të ngjashmit e tij,
Kënga e dhjetë dashuria për hënën,
Kënga e njëmbëdhjetë në udhëtim,
Kënga e dymbëdhjetë një sekondë.

Kështu më rrite, të adhuroja Këngën e Diellit.

Ndaj, kur netët i kalon në pamundjen për të fjetur
Këndoje këngën e diellit,
Se jam këtu,
Me ty... Baba.

Buqetë poetike nga Hekuran Miraka

Hekuran Miraka

ATDHEU eshte i JARANEVE

...jaranet flasin nje gjuhe me vizatime.
ligjerojne me onomatope,
zhduken pa alfabet.

... kopilat e lindur jane te sikletshem.
vrasin per ndershmerine e nenes.
betohen per babane e kurores.

...domethene ?!
... per atdhene ?!
..................
...atdheu eshte i jaraneve,
gjuha i ngjan nenes.

New York, qershor 2019



... gjysma tjeter...

E ploget nata ne te ikur,
E pertuar dita ne te ardhur.
Shaleruar per te ikur.
Shaleruar per te ardhur.

Nje nape koke ndajne pergjysem.
Fjalen ngutthi grarisht.
Gjysma e nates fsheh magji.
Gjysma e dites i prish.

Shamate shemrash e qekur.
Here e share, here e mburrur.
Ne dy gjysma te kulleses.
E pamjele, qorrollitet bule e veses...

New York, qershor 2019




... eshte vere dhe fryn ...

Per dreq, era e veres ta vjedh kapelen.
Ta hedh tutje, kah mundet.
E ta le kaptinen cull...

Leshon pernjeheresh krahet me vrull.
Ben ca hapa te shpejte, sa mundesh.
Kur s'e arrin dot, qesh i shuget.

E ngjek me sy tek ndryhet nder shalet e te tjereve.
Qe mundohen ta zene me kembe.
Ve duart e tua mbi cacke
Dhe kujtohesh qe mendjen e ke futur ne frigorifer,
Ne dhomen e ngrirjes....

New York, qershor 2019



... te lashtat kullojnë nder vete ....

Teshtin radhazi nje para meje,
E nje tjeter e keput kolla e thate ne mes.
Fryn nje si puhize perposhte buzesh ,
Prish floket e te fshik sysh .

U bie syve me shpinen e dores rrugetari i rastesishem, si une.
Ul ngadale me gishta kapaket e ferkon lolockat.
Ne cepa i dalin te lagura ca kokerrza te ngrira si rere .
Si djegie prej drites qe pa.

Aty rrotull teje s'ka plaka te sojit.
Qe ta vinin koken ne preher.
Dhe zinin per flokesh lehonjen ,
E te shtrydhnin ne sy nje bule qumesht.

... fryn ere e keqe.
... bie shi me diell.
Vone lexova per zanat dhe kreshniket qe pinin qumesht,.
Si kisha rendur axhami ne dasma arixhinjsh... .

New York, qershor 2019



... molugine...

Eshte e lagesht.
Kane sosur frymen te terurat.
Mbi gjysme kallamishtesh .
Rosat vejevijne dy bojesh ,
Dhe kerkojne cader.
Te mbrohen prej shiut...

As mocal eshte.
As lagune .
Nje molugine.
... peshq qe parfumosen te qejfshem,
... pas vdekjes ...

New York, qershor 2019



... fuqia tjeter....

Paskam patur aq fuqi sa per te te dashur.
Dhe s'me ka ikur.
Po te kisha ne dobi fuqine e zemerimit,
Malet do t'i beja gishta.
Dhe urat, unaza...

New York, Maj 2019



Anonime

Çdo lis e ka nje plage. 
Dhe çdo plage ka nje syth...

New York, prill 2019



Flene duart...

E neserme eshte vdekja ime.
Nje heshtje cicash te lena jashte...

New York, prill 2019



Gezuar datelindjen, Vjollce!

Kishe aq vite, kur erdhe tek une, 
sa ishim te ligjshem.
Kush e pa numrin e rratheve ne trung!
Fshime te gjitha prapesite e ligjit.
Dhe filluam bashke numerimin nga njeshi.

Me duken pake.
Nuk e di c'mendon fshehur per vete .
Po deshe ta dish tet moshe,
Shikome mua nga floket,
Dhe me numero kapelet.

Jane kapele plazhi.
Veren tjeter do te shtoj te rene
Kaq moshe paskemi te vjeter,
Sa nje kapele qe digjet per diell...

New York, prill 2019



...ne vathen e proverbave...

ne male lindin keca
qe vdesin cobane


New York, maj 2019

Buqetë me poezi nga Lekë Mrijaj

Lekë Mrijaj

TEMPULLI I BESNIKËRISË

I yni Tempull, 
Atje në Mal, 
Në maje bjeshke, 
Karshi Zotit.

Nuk ka dritare, 
Nuk ka as derë
E orë, 
Si Kala mbijeton.

Oazë shtëpie,
Aromë Dashurie...

Tempulli i besnikërisë.

Dielli aty na zgjon,
Shiu na freskon,
Aty ngjallën shpirtërat.

Në skaj të hapsirës, 
Zgjerohën 
Më tepër.



MË BESONI

Mos nxitoni,
Prisni
Me radhë...

Sa të doni
Ka vdekje...
Për të gjithë!

Mos bëni 
Panikë...
Nëse ju 
Troket
Ndokush
Në derë.

Mund 
Të jetë me adresë
Të gabuar...

Më besoni!




PLUHURI

Fshije ngadalë
Pluhurin...

Do të vijsh
Në radhë...

Pas pluhurit
Në pluhur...



SHOKËT

I miri u lind,
Pak minuta,
Pas Zotit!

Të dy,
Bashkërisht,
Jetojnë si shokë...



ATA JAPIN DASHURI

Disa tê sojit t'saducejve...
Më pyetën:
Se çfarë di unë për Trini?

U vura në meditim,
Të thellë.

Në meditim rreth
Trinisë.

Në meditim rreth:
... Faljes,
Përqafimit,
Buzëqeshjës,
E lirisë...

Meditim në shëmbelltyra...

Asgjë më shumë.

Me pyetën edhe një herë:
Çfarë di unë për Trini?!
Ju thashë:
"Asgjë,
E di se janë Alfa dhe Omega,
E japin veç Dashuri".



OREKSET

Njerëzve të mëdhenj,
Nuk mund,
T'ua varrosësh hijën...

Njerëzve të vegjël,
Nuk mund,
T'ua varrosësh egon...

Luftë oreksesh...



BATICAT E ZBATICAT

Thonë: 
Asgjë pos ëndrrave,
Nuk janë të përjetëshme...

E për të vertetat,
Epokë (për)kohësie...

Ato i thajnë reshjët,
Baticat e zbaticat
Kur zemërohët hëna...

Një shkrim mbi akull
Mbetët,
Në rreze dielli...



MALI

"Kush e sundon Malin"?
Pyeta unë,
Ata ma kthyen me një zë:
"Arusha, ujku, derri egër..."

Unë u'a ktheva:
"Natyrisht se
Arusha, ujku, derri i egër..."
Por kush e
Sundon përnjëmend"?



ELEGJI GURI

E shihni këtë Gur,
Po pra
Edhe këtë pranë tij,
Dhe tjetrin pakëz më larg,
Para, mbrapa
Majtas, djathtas...

Ja
Edhe ai Gur atje,
Dhe ai larg tij,
Dhe tjetrin mbuluar me lym,
Dhe ai, dhe ai, dhe ai...

Janë Gur të të njëjtës Frymë!



LUTJA

Rrini aty,
Se këtu s'keni vënd...

Ne këtu veç lindje kemi,
Nga lindja...
Hiq më pak!

Ju, atje, e keni Zotin!

Kurr s'do u'a kisha njohur ftyrësitë e tyre,
Po të kishim zbritur përnjiherë nga qielli,
Kurr...

Ju atje mos frikësohi,
Rrini sh'lirë...
Veç si dikur bëni Lutje për ne!

Do të na shpëtoni!



LOJA E MIRË

"A të luajmë një lojë nga sot?
Çfarë loje?
Ti qetësojmë shpirtërat...

Si luhet ajo lojë?
Luhet pranë Gurit aty në Fushë të lirë,
Njëri do fitoj më shumë e tjetri më mirë..."



THJESHTËSIA

Nuk jam i vogël,
E, as i madh.

Veç një njeri,
I thjeshtë...

Nuk i frikësohëm lotëve 
Të vuajtjeve,
Se çfarë shoh, ndjej, mëndoj,
E lypset...

Nga thjeshtësia.

Ndojherë fuqishëm,
E ndojherë lehtë,
Shkrihëm në pafundësi...



RRËFIMI I TEVEÇELIT

Me gjuhë të tij tha teveçeli,
Nuk la gjë pa bërë,
U rrëfye sot, sikur gjeli: 
Gjithqka çfarë e (s)kish bërë…

Për mëkatët e thella të tij, 
Të tëra ato me pllàmë...
Në t’thella më nuk hyri,
E pa pyetur tutje s’e lanë.

Ç’të bëj unë? tha tash teveçeli,
Ti rrëfeva tërat me një zà,
Me falë Ati im të lutëm,
Me fal me një zá pa prà.

Me fustanoll veshur deri në bel,
I dha uratën Ati në ndermjetësim,
Nga tash më nuk je teveçel,
Nëse mbeshtetësh në urdhërin tim!

Buqetë me poezi nga Musa Dushica

Musa Dushica

ECJE...

Ora ime ecë, ecë...vitet numëron 
Edhe shekujt mat...
Ecë ngadalë, po nuk pushon,
Ecë me tren të gjatë...!

Kohëra ndan e nuk ndalon,
E urta orë, s’di të ngecur,
E në ecje shënon, shënon...
Mision ka per të ecur.

Të bardhën, të zezën në tre akrepa mbështjellë, 
Ecë e ecë e nuk rri kot...
Herë të mira, herë të këqia sjellë,
As e bardha, as e zeza s’e ndalë dot.

Në rrugëtim të pa fund...
Me të renë e me të vjetrën,
Thyen pranga edhe grila, boten tund!
Nga nje kohë kalon në tjetren...

Është shpatë e një kalorësi, 
Gjithnjë fitimtar...
Kurrë pa rreshtur ditë e natë,
Duke thënë se koha është ar!

Vetem zemëra ime e ngratë, 
Kur do ketë ndaluar,
Ka për t’a lënë thatë...
Po,dhe pa mua, ka per te shenuar...!

Po, po shënon, shënon...
Edhe pa mua, dimër e verë,
Kurrë nuk ndalon
Se shenuari...asnjëherë!

8 qershor 2018



TË FALEM...

Të falem e të lutem, prapë!
Më bëj tani dhe një arkivol,
Nga më të thjeshtit, që di t’i bësh, 
Nuk të kërkoj të florinjtë, si ata të mbretërve parahistorik!
Po, mos harro, të të pikoi një lot i vetëm, mbi të 
Që të njomë buzën time shkrumb, tani më te mpirë...
Një bilbil pranvere i vë nga krahu im i djathtë,
E një lule të tharë, nga krahu i majtë...
Të më flasin për pranverën e parë!
Petkun e bardhë si borē, i bleva unë 
Më nis drejt kopshteve të Edenit,
A drejt ferrit te Dantes, ku do ti vet, 
Se unë do mbyllë sytë...
Po, mos më thuaj: - Lamtumirë!

07. 06. 2019



VRASJE E LOTIT...

Loti im, i butë, i qetë...
I heshtur, i ëmbël loti im,
Loti im i rëndë, loti im i lehtë,
Loti im këgë, e kënga pikëllim!

Loti im i kulluar i ndjerë...
Loti im i ndritur, loti im i vrarë, 
Mallkim,motesh dimër e verë, 
Loti im jetim, ujëvarë e pa tharë!

31 maj 2019



LUTJE

Lënduar në shpirt, kësaj dite me shi...
Kësaj stine me mjegull, që qanë e qanë... e qanë!
Lënduar nga malli e halli, nga çfarë jo, as vet s’e di... 
Nga brenga nga jeta, që vretë e pretë e kurrë nuk pranë...
Me kupën mbushur e zbrazur, e mbushur...përsëri e përsëri!

Perëndi, me afsh shpirti të thërras!
Të falem, të lutem, e të falem prapë,
Kur je ti, unë mendjen pse vras ?!
Të drejtën, të vërtetën të mbrosh, 
se dhe unë për të, jetën time do jap!

28 maj 2019




PËR TY

Mbi faqen tënde, do vë faqen time, 
Një natë me yjet dua ta
kaloj,
Dhe me ty, që më sillesh në kujtime...
Me ty, që s’mundem tërë jetën të harroj!

Po, po, veq me ty, që gjithnjë të pata mall, 
O ëndrra e jetes sime, e bukur, e shenjtë, 
Sa herë nga dhimbja unë isha e jam në hall,
E dashur, toka ime...nëna ime e shtrenjtë!

Unë, biri yt i humbur, botës larg, tutje...
Lindur e rritur, me dashurinë tënde.
Netët kaloj zgjuar, jo, s’mundem të fle, 
Si fëmiu i braktisur, larg syve të një nëne!

E pra, nënë e dashur, të përbej në Perëndi!
Shtrije dorën tënde, n’lindje e perëndim...
Edhe skaj më skaj, në jug e në veri, 
Mos i lë fëmijët, të mbytur në pikëllim...për tëndën dashuri !

28 maj 2019




PAKËZ DIELL

Gjithëçka dua në këtë botë,
Aq sa yje ka në qiell...
Me ty dua të ndaj sot, 
T’marrë pak hënë, të jap ca diell !

Sa i madhë duket oqeani... 
Sa shumë deti paska valë, 
Sa lart ngjitet aroplani, 
E në letra sa ka fjalë ?!

Sa shumë shpirti vuan i shkreti...
E sa zemra është e mjerë !
Sa pulëbardha rri skaj deti,
Aq sa lule ka n’pranverë...

27 maj 2018




NATË...

Sa e gjate më duket kjo natë e errët, 
Edhe hënën ka mbështjellur në çershaf të zi...
As diellin s’e lëka të të vij në ëndërr, 
As qiellin e kalter t’a shohesh me sy!

E shurdhër memece, me njeri nuk flet, 
E heshtur në dukje, në shpirt pijanece...
Aty- ketu te zgjuar mban ndonje poet!
Edhe dhelpërat e lodhura, tinzare, shpirtkeqe...!

Poetet,shkruajnë ndonjë hymn, 
Thurrin ndonjë varg...
Kur oxhaqet rrallë mund te nxjerrin tym, 
E te lehura qensh, dëgjohën nga larg...!

Këto punë ka nata, nën petkun e zi... 
Me gjurmët e fshira e opingat mbrapsht!
Ç’i punon pas shpinde, kurrë dita s’e di...
E zeza mbi të bardhën në këtë botë të lashtë!



LOJË FJALËSH

Nganjeherë humb rrugën 
dhe fjala, 
Here penës i mungon ngjyra, 
Ashtu siç qetesohet dhe vala, 
E detit i qeshet fytyra...!




VALË KUJTIMESH

Siluetës sate, të pa parë, 
Rëndë gaboi, zemra ime
Lotët mbetën të pathare...
Shpirti i lodhur, ruan kujtime!

Re të errëta vijnë verdallë, 
Breshëri, rrëbesh...rrëbesh, 
Deti fryhet...ngrihen valë,
Të tërbuara, ngrihen shpesh!

Ti moj zemër e zhuritur, 
S’paske pasë një fije fat, 
Një ditë t’bardhë, për të pritur, 
Në këtë jetë, mister e t’gjatë.:.!

Ty, t’këndoj unë me kitarë, 
Një këngë malli, përmbi re, 
Mos ik, kthehu...e si më parë,
Këngën tonë, t’a këndojmë ne!

19 maj 2019

Një tufë me poezi nga Asllan Miftari

Asllan Miftari

MIQËVE TË MI POETË

Plot vargje në letër kam hedhur
Per dashurinë, fëmijët, nxënësit, mësuesit,
Për këngëtarët, artistët e mbarë njerëzinë
Për vendlindjen, natyrën, nënën e babanë
Vargje pa fund për ju miq të bekuar
Që si Ju, të rrallë në këtë botë janë.

Por mbrëmë në mesnatë vonë
Një detyrim më kërkoj shpirti im
Për miqtë e mi poetë
Të bëj ca vargje dedikim

Për ju miq poetë
Të lënë pak menjanë
Për dhimbjet e shpirtit tuaj
Që asnjëherë të pakta s'janë

Unë i di të gjitha,miq poetë
Dhe netët tuaja pa gjumë 
Di vuajtjet e shpirtit të poetit
Që kërkon të shërojë plagë të thella
E të derdh shpresë në vargje si lumë

Unë i di të gjitha,miq poetë
Ju përpiqeni botën të largoni nga skëterra
Të shkruani për paqe e mirësi
Njerëzimin të largoni nga flaka e urrejtjes
E me vargun tuaj të bëni mrekulli

Unë i di të gjitha,miq poetë
Esencën e vargut tuaj plot çiltërsi
Njoh adrenalinën e butësinë e vargut tuaj
Që sjell paqe në çdo shtëpi

Vargu juaj miq, largon furtuna e stuhi
Në zemrat e njerëzimit sjell pranverë
Sjell cicërrimat e bukura të zogjëve
E këngët e bukura të bylbylëve si perherë

Unë njoh thirrjen e vargut tuaj 
Kushtrimin e jehonën e tij
Që këtë botë të lodhur e të trazuar 
Ta kthejë të lumtur e në begati

Unë njoh dhimbjet e vuajtjet e shpirtit tuaj
Siç njoh dhimbjet e vuajtjet e shpirtit tim
Njoh vështirësinë e vargut tuaj të hedhur
Nëse dikush nesër do t'i bëj,mirë a keq-gjykim

Unë njoh thirrjet e vargut tuaj
Hënës i kërkon, në mjergull të lëshojë dritë
Unë njoh thirrjet e vargut tuaj,
Diellit i lutet, natën ta bëjë ditë

Unë njoh britmën e vargut tuaj 
Qiellit i kërkon të lëshoj lot gëzimi
Njoh thirrjen e vargut tuaj 
Asnjëherë mos të na mund hidhërimi

Unë e njoh çiltërsinë e vargut tuaj
E njoh dhe në mbrendësi
Unë njoh thirrjet e fuqishme të vargut poetit
Që botës e njerëzimit anë e mbanë
I përcjell paqe e dashuri!



ZËRI YT ZBUT DHE GURË
(Koloses së këngës popullore artistes së madhe 
Fatmira Breçani me rastin e ditëlindjes!)

Krahë hapur ty të presin
Bota anë e mbanë
Ngado që këmbë ke vënë
Ti, ke bërë të madhe famë

Zëri yt i bukur
Eshtë si zë, zane mali
Bukuria e zërit tënd
Të vdekurit i zgjon nga varri

Zëri yt i bukur
Mos u ndaloftë kurrë
Zëri yt i brilant
Zbut, dhe më të fortët gurë

Zëri yt gjigand
Drithërima i leshon tokës
Bukuria zërit tënd
Trondit skenat e mëdha të botës

Zëri yt i fuqishëm
Dhe qiej, si rrufeja shpon
Kudo shkel këmba jote
Kombin e nderon!

Ti je ambasadore paqe
E mbarë gjithësisë
Ti je ambasadore e bashkimit
Të mbarë shqiptarisë

Kudo jehon zëri yt
Anë e mbanë nëpër botë
Shqipet kudo ndodhen
Ti i mbush, me të gëzimit lot

Ngado që të vesh
Zëri yt, thërret për shpresë
Kudo pulson zemra jote
Njerëzit i ngren peshë

Zëri yt i bukur
Eshtë si zëri i bylbylit
Zëri yt i ngrohtë
Ngroh si rrezja e diellit

Në cdo cep të vendit
Zëri yt dëgjohet
Me bukurinë e zërit tënd
Çdo njeri krenohet

Me fjalët e ëmbla
Që ti nxjerr nga goja
Të nderon i gjithë kombi
Jo vetëm nënë Tropoja

Zëri yt i bukur
Eshtë si zë,e malit zana
Sokoleshë,Fatmira Brecani
Ty,nuk të lind më nana

Zërit tënd brilant
Anë e mbanë i ka dalë nami
Ti je hyjneshë qiellore
Ti je legjendë Fatmira Breçani
Sot është një ditë e vecantë për Ty
Të përshëndesin nga jugu në veri
Shume urime nga mbarë trojet tona
Të uron Çameria, Kosova e mbarë diaspora
Të urojnë pleq, gra të rritur e fëmijë
Me plot zemër të thonë
t’u bëftë dita NJËMIJË!



JO VETËM NOSTALGJI…!

Halle të mëdha t’kanë rënë mbi kokë 
Ditë për ditë e mot për mot
Dikur peshën e ke pas të rëndë
Sot s’të ngroh diell, as s’të ndriçon hënë!

Të mbaj mend me sy të pa ngjyrosur 
Shtatin si selvi e shpatulla krekosur
Buzët pa make-up,e faqe të pa pudrosur
Me fytyrë të njomë e vello të pa rrudhosur

Netëve të acarta, 
na mblidhje për rreth votrës
Zili na kishin, 
The”Boss”-ët e botës!

Të kujtoj me mall, filiz duke u rritur
Hap pas hapi, majave duke u ngjitur….!
“Fanar ndricues” buzë Adriatikut
“Halë” në sy na kishin,
ata matanë Atlantikut!

Dritë duke bërë, me kandil në dorë
Fëmijët duke qeshur e zënë dorë për dorë
Në mes të dimrit kriste muhabeti
Muret e shtëpisë vlonin nga lezeti!
Dhe pse s’kishte kompjuter e qendër interneti
Kryefjalë ishte nderi, besa e sinqeriteti!

Nostalgjik nuk jam,
s’dua të shkruaj për nostalgjinë!
(Ndjesë ju lutem,por kujtova pak fëmijërinë)
Endërruam për një botë me veshje të re
Që e shtrenjtë liria të ishte me ne
I dua ata që mbrojnë të drejtat dhe lirinë
Ata që këtu na e mbajnë si ”nuse” rininë 
Ata që e quajnë, jo plaçkë njerinë
Ata që luftojnë pa mëshirë krimin e varfërinë
Ata që arsimojnë, e këtu e duan fëmijnë!
Dua”bankierët”e mençur, që ruajnë,
Këtu pasurinë! 
(Inteligjencën)

Shkas që shkruaj sot janë,
druvarë të etur për zjarr
Rrugëve të botës,njeriun bëjnë pazar
Presin pa meshirë”filizë” të njoma
Presin”degë”të reja e shkulin,”lule” plot aroma
Trondisin e krasisin vendin anë e mbanë
Hënën duan të kapin
Diellin të gllabërojnë 
e ta kthejnë tej mbanë!




ME VAJ KOMBIN E MBULOVE
Heroinës së kombit Zarife Hasanaj!

Ah moj e hënë e zezë,plot tinzëri
Ç’na e solle këtë lajm të zi
Mbarë kombin na e veshe në të zi
Sot diellin e hënën errësira i ka nxënë
Motër Zarife Hasanaj,heroinë ka rënë

Edhe dy muaj,të priste babai dhe nëna
Krenare të kthehej në shtëpi
Por këtë të hënë të zezë Maj
Pabesisht të tradhetoi jeta
E të solli fatin e zi!

Me plot shpirt e vrull Ti u nise
Me plot ndjenjë e krenari
Të shkulje rrënjët e barotit arenave të luftës
Të shuaje flakët e zjarreve vrastare
E të pa fajshmëve t’u ktheje paqe e qetësi

Me plot zemër Ti u nise
Me guxim e plot trimëri
Dinjitetin t’u vendosje
Shpirtërave të rënë për liri

Në këtë Maj
Qielli nuk ishte i kthjellët si herët e tjera
Këtë Maj e zezë erdh pranvera
Bylbylët nuk këndojnë,rrinë menjanë
Diellit,dhimbja rrezet ja ka zënë
Dritë nuk lëshojnë as yje e as hënë
Trimëreshë Zarifja,heroinë ka rënë

Heroinë Zarife..!
Prindërit e kolegët të prisnin
Të vijë me këngën e hymnit në gojë
Por pabesia e jetes,e shuajti ëndërrën
E përloti mbarë kombin
Jo vetëm nënën Tropojë!

Zarife Ti si nuse u ktheve
Heroinë me plot lavdi
Mbështjellur me vellon kuq e zi
Në tokë nuk ka varr që të mban
Nuk ka dhe që të tret
Heroinë e lirisë,në qiell do të ngjitesh
Përkrah Perëndisë do të qëndrosh përjetë!

Sot…!
Gjysëm shtize u ngrit flamuri
Edhe natyrës e luleve u ra nuri
Gojët e bylbylëve,heshtja i ka mberthy
Këngët e tyre janë zhytur në vaj e zi

Zarife heroinë…!
Sot ke hyrë në librin e historisë
Po ngjitesh në altarin e lirisë
Je nisur drejt qiejve të pavdeksisë
Emri Yt do të rrojë në kalendat e përjetësisë!

Heroinë Zarife,për paqe u flijove
Familjen e kombin,përjetë i nderove!


GISHTIN KOKËS JU TË DY..!

Rëndë-rëndë peshon,fjalë e shkretë
Ndonjëherë, shpon si bajonetë
Po të nxirret bukur, bën mrekulli
Herë-herë, shkon më tej se plumbi
Gishtin kokës, ju të dy!

Ti do të biesh, nga majë froni
Dhe Ti, do ngjitesh në lartësi
E rrumbullakët është jeta
Gishtin kokës, ju të dy!

Kanë kaluar vite shumë
Janë lodhur, këta dy sy
Ulje-ngritje kanë mbartur supet
Gishtin kokës, ju të dy!

Shpesh herë jeta, është rrugë me brenga
Me të palara dhe tinzëri
Shtigje të rrezikëshme, errësirë nate
Fjala shkon më tej se plumbi
Gishtin kokës, ju të dy!

Nga majë froni
Kanë rënë dhe mbretër
Erërat pranverore, mbarsen me stuhi
Lumenj dalin nga vetvetja
Gishtin kokës, ju të dy!

Nga fjalë e rëndë,as bar nuk mbin
As qyqe s’këndon mbi dhe
Asgjëkundi s’ka liri
Nga fjalë e rëndë, loton dhe qielli
Gishtin kokës, ju të dy!

Fjalë e ëmbël, urrejtje largon
Male me njëri-tjetrin afron
Sjell paqe dhe mirësi
Nga fjalë e rëndë, dhe qielli rrin nxi
Gishtin kokës, ju të dy!

Kolltuku nuk është pronë
“Nderi”,është përgjithmonë
Gishtin kokës ju të dy
Gishtin kokës sa s’është vonë!

“Plagët”, nuk shërohen me magji
Kërkojnë mjekim, “Therapy”
Gishtin kokës sa s’është vonë
Gishtin kokës ju të dy!

Kolltuku nuk është pronë
Të rrëzon, herët a vonë
Dhe mbretër, kanë rënë nga fronë
Gishtin kokës, ju të dy!
Gishtin kokës, sa s’është vonë!

8 Qershor 2019