Montag, 22. April 2013

Shaban Cakolli: MALLËNGJIM

 
MALLËNGJIM

Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
të një stine të re.

Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi mbi fëmininë e saj.

Motra iku!
Ç´zog do të këndojë
mbi drurin e manit
mallin e saj?

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen