GJURMËT E LEVIZJES
 1.
 Nëse është vrarë vdekja
 a jemi të sigurtë se jeta jeton
 Ajo që vdes...
 vdes që diçka tjetër t’ia zë vendin
 shtrihet rrafsh e bëhet dysheme skene
 Por ajo që vdes,
 a vdes me vullnet, ashtu që diç tjetër
 të vendoset mbi të
 dhe të ushqehet nga substanca e vdekjes
 2.
 Kush e vret të gjallën
 që të bëhet e vdekur
 Çka e bën zeron në një-she
 dhe një-shen në zero
 pa u brengosur dhjetë-shja?
 Zeroja qarkullon në orbitë rreth njëshes
 si Hëna rreth Tokës
 kur është përpara nuk ka domethënje,
 kur del mbrapa e ndërton dhjetën,
 por kur gjindet mbi dhe nën të
 atëherë më mbyllë mua
 në një copëzeroje
 por njësha është ajo
 që ma ka borxh një vallëzim
 3
 Nëse ne e vrasim vdekjen
 a bëhemi vetë vdekje
 A mund të quhemi më jetë?
 Por është jeta ajo që e vret vdekjen
 dhe vdekja ajo që krijon hapësirë për jetë
 Vdekja mund të vritet;
 shembulli është gati i freskët,
 kur vdekja u vra
 nga mrekulli të paparashikueshme:
 Tomahawks nga largësi të mëdha,
 pak para se shifrat të bëheshin: zero zero zero
 Shumë nga masa e gjallë u vra
 kur vdekja vriste.
 A mund të ketë ndodhë që diçka nga krijesa e vdekjes
 të jetë vdekur kur u vra vdekja?
 4.
 Ajo që është e përjetshme
 është për të bredhur mbi të
 dhe bredhë vetë përmes ndryshimit të formave
 Unë jam një formë që lëvizi tjetërgjë
 dhe që lëvizi veten,
 dhe kur unë i bashkohem të përjetshmes
 krejt çka mund të bëj është- të më lëvizë diçka tjetër
 Ajo çka më preokupon tani është
 se a jam unë vetvetja, që të mund ta varrosi
 shkakun e vdekjes së dashurisë,
 dhe a le mbrapa levizja ime
 gjurmë që mund të përcillen.
 Botoi "BOTA SOT" me 26 gusht 2013.

Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
AntwortenLöschen*nëse dëshironi të dashurit tuaj.
*nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*nëse doni një fuqi shpirtërore.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}