Freitag, 13. September 2013

Fran Ukcama: Tri poezi


VDES NJË ÇAST POR NGJALLEM PRAP

Shpirtin kur ta baj behar,...

Kur një lule ta mbjell n` borë,
Brenda qenjes vjen një valë,
Kitarën ma sjell në dorë.

Kur përpara me del ti,
Ti që e kthen ditën magji,
Robinson në ishull të ri,
Thajmë një det, pijmë dashuri.

Një kasolle mes kashtores,
Një yll varur si neoni
Arratisur prej kësaj bote,
Shkruaj shpitin te krahnori.

Notat mes kodrinash tua,
Unë I hedh në pentagram,
Ti më jep frymimin mua,
Vdes një çast por ngjallem prap!

 

TINGUJ

Ne notojmë në tinguj shpirti,
Dhe vëmë kokat mbi qejf fati,
Ti je nismë apokalipti,
Dielli im, në thermija plasi.

Plasi zjarri, mbuloi ndjenjat,
U bë zhari, shkrumoi bari,
Si vetimë po shkrepin vetullat,
Vershon etshëm uragani.

Kur kem dalë në breg cunami,
Rrokëm fort prap njani tjetrën,
Se duam shpirtin të kallun,
Se e duam të frektë jetën.


NAIVI

Desha të kthej identitetit,
Unë naiv, kohës me letra,
Dashurisë t`i njoh të vertetin,
Degë më degë të rend me ketra.

Për një puthje të shkrij muaj,
Një shikim sa për njëqind,
Një fjalë goje, që unë dua,
për dhjetë muaj zanin mbyll.

Desha të kthehem te njomëzoret,
Simpatitë mbetur në banka,
Faqet purpure, si mollet,
bie dielli, pjerrtas, mbramja.

Dhe një letër me një zemër,
Në mes të librit manushaqe,
Lyp postjer të jetë me emer,
kujt ma mirë se shoqes sate.

Ndihem prap adolishenti,
që me kthesa i del fati,
ndjenjat si tela korenti,
pres pa frymë poshtë pallati!

1 Kommentar:

  1. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen