Freitag, 20. September 2013

Danel Cana: Poezi patriotike

1- NGA VËNDROJA

Natën e mirë, atdheu im!
Veç hëna më buzëqesh.
Freskija e natës e kënga e bulktheve,
Në çdo hap më ndjek.

Nga vendroja t’përshëndes,
Atdheu im i mirë.
T’shoh bukurinë e agut me vesë,
Shpejtohu errësirë.

            
2- DUKE KERKUAR KENGEN

Kërkova këngën tënde,
i dashur Atdhe.
Këngët e zemrës time,
që forcat peshë m'i ngre.
Agimeve me vesë brodha,
trëndafil këputa.
Ëmbëlsia e këngës tënde
më erdhi tek buza.
Vazhdova rrjedhës së lumit,
u ngjita gjer në mal.
Dëgjova këngën tënde,
këndonte një ujvarë.
Sa bukur, sa bukur,
entusiazmohesha unë.
Kur shihja ujët që binte
e kthehej në shkumë.
Këputa një degë gështenje,
të lagur nga ujvara.
Tingull i këngës tënde,
oj, shpirtin ç’ma ngjallka.
Gështenjkë, moj gjëmbaçe,
vallë ç’farë fsheh brënda?
Lulet tundnin thekët,
kishte çelur kënga.
            

3- TA SHPËRBLEFSHIM NË LIRI

(kushtuar Fato Berberit)

Duart e tua të bardha, të buta,
s’tu lodhën kurr me ato gërshërë.
Vrapoje ti mes breshëris’ plumbave,
plagët shokëve për t’ua zënë.

Dhe çoje ti, melhem mbi to.
Dhe ikte dhimbja, sa prekje ti.
-Fato moj motra e vogël,
ta shpërblefshim në liri.

Etje djegur, plagëve të marra,
të uronin shokët shpeshë.
- Në liri kur ta fitojmë,
do të bëhesh doktoreshë.

Mbi tavolin gërshërët flasin.
Në stendë ti na buzëqesh.
Ato gërshër, një libër i rallë,
për Faton trime, doktoreshë.

v.o.i kam dorzuar vet në muzeun e Tepelenës
gërshërët e F.Berberit, të ruajtura nga nëna ime.
Më 1978


4 - PRAP DO VIM TEK TY

Vlorë moj e zeza tinë.
Prap e bëre tragjedinë!
Hodhe në detë rininë
Me ca varka si Opingë.

Pa kujtohu mir moj Vlorë..?
Sa ke hequr deri sotë?
Sa ke veshur në të zeza?
Sa mbyte në vaj e lotë?

Vlorë me tradita shumë
Që nuk flë, po rri pa gjumë!
Edhe netët me furtunë,
Zëmrën nga vëndi e çkulë.

Vlorë plakë burrëreshë.
Bëhu njëher trimëreshë.
Thuaj ndalë shesh për sheshë
Atij që të bëri përsheshë.

Ngrihu Vlorë, e bëja forra
Si qëmoti me Qemalë.
Ngrihu moj t'u thaftë dora,
Bjeri hasmit mu në ballë.

Ata djem që u mbytnë,
Nuk është se deshën vetë!
Dikush më qafë i mori,
Shkundur i hodhi në detë!

Priji ato tentakula
Vlorë zëmër e rinisë.
Kontraband e korrupsionin,
Që jan varr i Shqipërisë.

8-Përsëri do vim tek ty
Vlorë moj e shtrënjta jonë.
Do vim me flamurin lartë
Të ndërtojm e zbukurojmë.

11.1.2004


5 - VAJTIMI I NËNËS

Mbi një shkëmb të zbardhëllyer
Kishte dalë plak’ e shkretë.
Me duart të kryqëzuara,
tret shikimin thell në detë..!

Ah moj zemër si duronë..!
Si duronë moj e shkretë..?
Më mirë plaçë për gjithmonë,
se sa heq ato që heq.

Ç’qe kështu kjo jeta jonë,
Kush e priste këtë ditë?
U hap përsëri kurbeti,
na mori bijat dhe bijtë.

Mbeti toka si e djegur,
I ka rënë flak e pa parë.
Mbenë njerzit qyqyndrakë,
është bërë pëllëmb e varr.

Nga ta zë e drithëruar,
Nuk do rrojë sa kam rruar!
Të mos shihja çfar kam parë,
ca të vdekur, ca të gjallë.

Djalë e nuse ç’mi ke bërë,
Det i thellë edhe i gjërë?
Ç'omi, mos m'i mbaj në gji,
det i madh...det i zi.

Nga t'i hedhë sytë më parë?
Keq në detë, e keq në malë!
Dhe në malet e Greqisë
mbenë bijt e Shqipërisë.

U përmbyçi more male,
More male të rënduar.
Sa kanë mbetur, sa kanë ikur,
vallë i kini numuruar?

Dhe ata që kanë arritur,
Për atë bukë të shkretuar...
Si t'i gjejnë nënat e shkreta,
kur dhe emrat kanë ndërruar?

Si t'a lëmë vëndin të shkretë,
Të humbasim mall e gjënë,
Të mohojmë gjuhën tonë,
të mohojmë se kemi qënë?

Se në botë ka pak miqë.
Ka të mirë, e ka të liqë.
Ka disa që duartrokasin
kur ne njëri-tjetrin vrasim.

Ka dhe ca që na nderojnë.
Kërkojnë të na ndihmojnë.
Po sa do të mbaj i huaj,
po s’punuat në vëndin tuaj?

Pra dhe mikun mbaje mik.
Dhe mos e bëj për të lik!
Por të ligut... tregoj vëndë,
mos i beso vëndin tëndë!

K’të që them, e them nga derti !
Syt e nënës mbenë nga deti !
Zëmër e nënës mir e di,
se do kthehi në shtëpi.


6 - MARATONOMAK
(Kushtuar Gramoz Palushit)

Thika pret Flamurin.
Zemra gjak kullon.
Ç'faj bëri Gramozi,
Fitoren kur feston?

Thika drejt në zemër,
Goditi pa mëshirë.
- Më vrau! I pa besi.
Njeriu i lig, për cmirë.

Dora gjakatare,
Nuk di të ndaloi.
Të tjera jetë kërkonte.
Kështu di të fitoi!

Të verbër të k'tij shekulli,
Largë cmirës pa emër.
Fitorja në një lojë.
Nuk matet me një zemër!

Fitoreja në lojë
Dhe vete dhe vjenë.
Prapë në jetë një Zemër,
Asnjëri nuk e kthen!

Pusho i qetë Gramoz!
Për nderin derdhe gjak.
Në shekuj do të mbetesh,
MARATONOMAK.

Zakynthos 2004


7 - BRENGA KOSOVARE

Nuk më lë një breng e shkretë,
të dal në dritare.
Më thotë ulu, shkruaj dy vargje
këngë Kosovare.
Nuk më lë të qetë një brengë,
nuk më lë të fle!
Më ngacmon përher më shumë,
më thotë:- Nuk e pe?!
Po. I pashë, i pash të gjitha.
Dhe sa nuk kam parë!
I pash nënat me të zeza,
me zemër të vrarë!
I pash gratë e Kosovës,
me duar në gji!
Qajnë për burrat, për vëllezrit,
qajnë për fëmijtë!
Qajnë e s’kanë të pushuar…
Ah ç’duron kjo zemër!
Mbushur pirgu me kufoma,
nuk i vë dot emër!
Qajnë gurët, qajnë pemët..
Edhe malet qajnë!
Për të gjorët Kosovarë
s’kanë nga t’ja mbajnë!
Të përzën nga vëndi jot,
nuk paska më keq!
Burra, gra edhe fëmij,
të rinj edhe pleq.
Ah Evrop, Evropa plakë!
U tregove skile.
Dikujt i hyre në hakë,
ja pate me hile.
Ata që kohën e shkonin,
në dhoma sedefi!
Aqë ditën, atë bënë.
Si u deshi qejfi.
Por s’mbaron aty e drejta,
s’shuhet historija!
Veç lirisë, asgjë s’kërkojë,
në trojet e mija.
Duam liri, në tokën tone…
Jo pranga në duar!
Shqipëtari kurr nuk rronë
shtypur , skllavëruar.

Tetor 2001


8 - BËHU SËRISH TRIMËRESHË

Vlorë moj e zeza tinë;
Prap e bëre tragjedinë!
Me ca varka si opingë
Valë me valë hodhe rininë.

Ditë me zi sikur pa shpresa
Numurojë gjer më sotë!
Sa ke veshur në të zeza?
Sa ke lënë në vaj e lotë?

Ata bijë mbytur vale
Tjetërkush në hon i çon.
Priji ato tentakula,
Kontrabandë e korrupsion.

Vlorë e njohur burrëreshë.
Bëhu sërish trimëreshë.
Tek flamuri, mu në shesh
Ndal atë që t’bën përshesh!

Ky lloj hasmi që u ngjall
Të mbuloj porsi dëbora .
Si qëmoti me Qemalë,
Ngrihu Vlorë, e bëja forra.

2004


9 - PËR TOKËN TIME

Për tokën time do shkruaj me zjarr.
E tërë nervat ti tendos.
Do shpreh një brengë, do shpreh një mallë.
Si letër shpirtin ma palos.

Çdo njeri ka një të shënjtë,
që ai e dashuronë.
Për të gjumë s’bën i qetë,
për të fal, për të këndon.

Më i bukur vëndi im…
Me pyje e lule shumë.
Me ujë të kulluar fare,
Mes maleve shkon një lumë.


10 - ÇAMËRIA

Unë do të jem i qetë,
Kur të shoh çamerinë,
Në vënd të saja të rrojë.
Edhe si njerëz të lirë,
Të qeshë edhe të gëzoj.
Ma do zemra që të bëhet,
Ajo që njeriu do.
Po ke zemër prej njeriu,
Nuk i thuhet zemrës Jo!
Kush ka zemër prej njeriu,
Nuk e bën tjetrin të vuaj!
Por dhe kur e sheh që vuan,
E ndihmon, e i jep shpresë!
Se dhe botën po t'më falin...
Çameria... do therresë!


11 - ZEMËR JATAGANË

Sa bedena ka kalaja
Nuk mjaftojnë trimat tanë.
Pas çdo guri e bedene,
Rri një zemër-jataganë.

Lab i sertë mustaqeziu!
Në dorë palla seç të ngriu!
S'duron dotë kjo tokë jallane,
Përveç pallës Iliriane..!
 

12 - PORTRET PËR ALI PASHANË

“ Koka në Stambollë trupi në Janinë,
Të vranë Ali Pasha,o Pasha të grinë.”
-Këngë-

Ulur këmbëkryq, i heshtur qëndron.
Sytë nga Janina, mëndjen në Stamboll.
Koburja në brezë pa shkrehur të mbeti,
Mbi një tradhëtar, një gjarrpër dovleti!

Poshtë ballit të rudhur sytë e përqëndruar,
Tregojnë në heshtje atë që kanë shkruar.
Fjalën amanetë botës po i thotë:
“-Kush e beson hasmin, e paguan me kokë!”



13 - NGRIHU TEPELENË

Ngrihu, tundu Tepelenë..!
Dil e pritë Ali Pashanë...
Si qëmoti në Dervenë,
Hakë edhe besë i dhanë.

Aliu nga der e Hysajve,
Doli trim, u bë Pasha.
Mbretëroi në Janinë,
Hapi porta të mëdha.

Dil e përqafo tët’ birë
Se, bëri për atë vënd!
Të la pasë historinë,
Gjithë bota e përmënd.

Fjalë e tija s'bëhej dy,
Qoftë me hir a me pahirë!
Labë e Toskë i bëri njësh’,
I bashkoi me Çamërinë.

Nuk u dorzua luani,
E shtrinë me tradhëti.
Bashkë me Vasiliqinë
Ndriçojnë në histori.



14 - SHQIPËRIA NATYRALE

Shqipëria natyrale,
lumenj, dete, fusha,male,
Është që nga Pellazgjia,
....Iliria, ....Arbëria.

Do rilindë me gjak e gjuhë,
Zemërmadhe.
Hynë i mbarë shekull'i ri,
rroftë e qoftë Shqipëria.

Shqipëtar..kjo rracë Arjane,
zemërgjer edhe bujare,
I vendosur i pamposhtur në beteja,
e ka njohur historia.

Lashtësia..Pellazgjia,
....që ka lindur Perëndinë.
I dha botës gjithë ç'i duhet...
mbi të gjitha dashurinë.

Mblidhni mblidhni mënd e kokës,
Mos u sillni si të marrë...
Nukë kemi tjetër Fe,
Përveç kombit shqipëtarë.



15 - NDËRRIM MONUMENTESH

Shqipëri moj hallemadhe,
S'mendove një herë për vete!
E mbushe vëndin me varre,
Ulë e ngri veç monumente!

Shqipëri o vëndi im,
Me asgjë nuk të ndërroj,
Me ty jam dhe në mërgim,
Për ty qaj, për ty këndoj.

Si furtunë shkon politika,
Me ca njerëz të pa shpirt,
Përmbi ty me tradhëtira,
Të coptojnë çik-nga-njëçikë.

Shkojnë e vijnë si perandorë,
I riu tjetrin e shanë,
Ndërrojnë bustet,e maskat,
Ulë e ngri ca sharlatanë!


16 - TA PAÇIM HUA

Lumja ti moj Shqipëri,
Lule je, lule të thonë,
Luftove me trimëri,
Vatanin etnik kërkonë.

Shqipëri atdhe i dashur,
Llogaritëm edhe mua.
Brezat jetën ta kanë taksur,
Ta paçim për jetë hua.



17 - GJUHËS TONË

Zbritën ujqit e uritur,
Nga pyjet e Evropës, përsëri!
Kërkuan kulishët, sa ishin rritur,
...T'i mësonin për gjueti!

Shqipen e kapën për gjuhe,
Këtë shqerkëz të pafaj...!
Që u rrit, u zbukurua...
Tani duhet që të vuaj!

Se...Naimi u mbulua,
Që e mbrojti me aq zjarr!
Ç'do të thosh bilbil i kombit,
Po të ishte më të gjallë?

Ç'do të thoshin patriotët,
Çajupi e Noli i madh?
- Kini turp të turpërohi,
Mos u bëni tradhëtar!

Gjuha shqipe është e shenjtë!
Dhe ata që e kënduan,
Kishin një barrë me mend,
Përmi libra u munduan!

Gjuha shqipe është folur,
Që ditën që leu bota,
Erdhi dita për t'u shkrojtur,
Nuk na e dashka Evropa!

Janë shum të djallëzuar,
Ndërsen gegë edhe toskë!
Sikur vlerat jan mohuar,
Që të hahen me shoshoqnë!

Ndalni këtë dorë të zezë,
O vëllezër shqipëtarë.
Mos e quani nder e besë,
Po kërkon që t'ju bëj varrë.

Gjith bota nuk ish' kështu…
Por me kohën ka ndryshuar!
Edhe gjuha po ashtu…
Është rritur e zbukuruar.


18 - DIL PASHA NA VARRI

Kini dëgjuar për Alinë ?
Ali Pasha Tepelena...!
Që la mbrapa historinë !
Që se shkruan dot as pena !

Atij q’i këndoj dhe hasmi :
“ O Ali Pas'a kaimeni !”
S'ishte Turk, por Shqipëtarë !
Dervenas e bir Derveni !

Dil na varri dhe një herë ,
Të llafosesh me Helenë !
Se kërkojnë zorrët tona ,
T'i bëjnë kukurec për mbrenë !

“-Ç'kërkon ai edepsëz...?”
- Vjen përgjigja përtej varrit…
"- Ja kam lënë me testamentë ,
Plakut Ismail Qemali...

Nuk isha Pasha i huaj,
Por në tokat atërore !
Sikur kockë gjuha të bluaj,
S'trëmbet rraca Arbërore!”


19 - MOS I FRYNI PABESISË

Atje lartë në Prishtinë,
Bëhet luftë me Serbinë!
Shiko o Serb i pa besë...
Priti djemtë e UÇK-së!

Shiko “Krajli Jugosllav...”,
Si luftojnë djemt Shqipëtarë!
Miqësi të madhe kanë,
Gjith shtetet Amerikanë!

I shikon gjithë bota mbarë,
Bijtë e kombit Shqipëtarë!
Të gjithë një betim kanë,
Të luftojnë për vatanë!

Shekuj me furtunë ka parë,
Gjithë kombi Shqipëtarë,
Mos i fryni pabesisë!
Sot është dita e lirisë!

Sot është dita historike,
Të jetë Shqipëri Etnike,
Iku dita e dredhisë,
E Serbisë dhe Greqisë!

S’jemi Turq e as Bullgarë,
As na Mali Zi,
Jemi vetëm Shqipëtarë,
S’rrojmë pa LIRI !


20 - KUR TË HYN VETJA NË QEJF

Thotë greku: - E shikon,
Atë Diell që ndriçon?
Dua unë pa dritë jep,
Ndryshe na vëndi e heq!

A e di se sa çudira,
Janë në duart e mia?
Qielli, retë, vetëtima...
Komandohen na greqia...!

Thotë fjala:- Është keq,
Kur të hyn vetja në qejf!
Por paska edhe më keqë,
Kur hunda të rri përpjetë!

Thotë:-Ato male që ushtojnë,
I ka bërë kombi jonë...!
Dhe Zeusin atje lartë,
E hoqëm...më s’komandon!

Edhe detet rreth e rrotull,
Janë të mitë, për besë e di...!
Një anë unë,e një anë serbi,
Nuk ka fare Shqipëri!

Kështu thotë historia,
E di mirë...Nuk më besoni?
Të bindet gjithë njerëzia,
S’është nevoja ta lexoni!

Gjithë bota greqisht ka folur,
Ndaj vendosa ta ndërrojë!
Të flasë gjyshi,me stërnipin,
Do përkthyes ta kuptojë!

Këtë gjuhë donte prej kohësh,
Aleksandri i madh me vlerë!
Pavarsisht se nuk arriti,
Ta flas mirë gjuhën e mjerë!

Dhe Homeri i dëgjuar,
Gjuhën greke na rrëfeu!
Pavarsishtë se Pisistrati,
Dyqind vjet më pas përktheu!

Thonë, e çfar nukë thonë,
Tani në shekullin e shkencës!
Dhe gomarin veshë gjatë.
Ja bëjnë për burrë bletës!

Krahë lehta,nëpër lule,
Rend e punon porsi zonjë!
Ku ajo..e ku gomari...?
Grekët të vërtetën s’thonë!


21 - KRISJA E TRËNDAFILI

Krisja apo grami, kështu i thonë,
Me një trëndafil u ndodh gjitonë.
Rrinte trëndafili prehej në qetësi,
Se koha nuk ishte për gonxhet e tij!

Për krisjen fatlume s’kishte qetësi,
Shtohej e zgjatej si dinte ai,
E vëndin mbuloi me fijet e tij!
S’pyeste trëndafilin në kishte bezdi!

Dimëri kaloi me netët e ftohta,
Pranvera po vinte me ditët e ngrohta.
Një mëngjez të bukur nën diellin me rrezë,
Gonxhe e trëndafilit filloi të buzëqesh!

Gonxhen kur e pa, krisja u lëvdua:
- Nuk po dukesh fare, dielli del për mua!
Shiko sa jam rritur e rritem për ditë,
Ti si trëndafil, ç’i do bukuritë?

- Ti moj zvarranike, o krisje e gjorë,
S’mund të zbukuroshë kopshtin mbretëror!
Mund ta fshehësh gonxhen në ditën me diell,
Por jo dhe aromën që zemrat i ndiell!

- Këto tha e heshti trëndafil i mirë,
Ndërsa krisja ngjitej trupit si rrëshirë!
Kalon aty pranë barçevan i urtë,
Dhe krisjen nga rrënja fillon e këputë!

Rënkon krisje gjorë: Oh e mjera jetë!
Kur bezdis të tjerët, qënka e vërtetë,
Dhe në vëndin tënd nuk të lën të qetë,
Të shkulkan me rrënjë lirin e humbetë!


22 – MEMALIAJ

Memaliaj..Memaliaj..
Je qyteti më i ri!
Ne të duam, se na fale,
Jetë edhe dashuri!

Memaliaj, Memaliaj..
Me asnjë se krahason!
Nëntoka me thesare,
Është ajo që e nderon!

O qyteti heroik,
O qyteti punëtor
O qyteti me tradita.
Të kemi në zemrën tonë!

Ti që mban arin e zi,
Ke frymën e industrisë,
O qytet i minatorëve,
Krenari e shqipërisë!

Vjosa të ka përqafuar,
Shëndëllija ty të mbronë,
Si Zeusi perënditë,
Kur i mblidhte në Dodonë!


23 - LËSHO BRITMËN KOSOVË

Atdhe me male të lartë,
Djalërin aty e shkova..
Ëndërrat u gatuan me baltë,
Ëndërrat me vete i mora!

Atdhe, që s’je vetëm fjalë...
Je damar i zemrës time!
Je buza që pikon mjaltë!
Je dielli që çel agime!

Nëna ime e përvuajtur,
Zemërmadhe e historisë...
Kush ngre dorën për të gjuajtur,
Bukurit e Shqipërisë?

Ngirje ballin moj krenare!
Lësho thirrjen anë e mbanë!
Të të vijnë si një herë motit,
Gjithë bijtë ku jan shpërndarë!

Të mblidhemi përsëri,
Si me Gjergjin atdhetar..
Të bashkohemi në Nji...
Kudo jemi shqipëtar!

Lësho britmën moj Kosovë,
Të përgjigjet Çamëria!
Sotë, se nesër është vonë..
Ndryshe s’bëhet Shqipëria!

Jemi kombi më i vjetër,
Që jetojmë nën k’të diell !
Kemi gjuhën më të bukur..
Edhe ...perëndit në qiell !
...............................................


24 – TË FLASIM SHQIP

Gjuha jonë sa e mirë,
E lëvduan të parët tanë!
Gjuha e dallon njerinë,
Nderon nënën dhe babanë!

Sa e ëmbël gjuha jonë,
Që të parët na mëkuan!
Sa fatkeqë i shikonë,
Gjith ata që e mohuan!

Fol shqip or tungjatjeta,
Si mohon gjuhën e nënës?
Gjuha s’varet nga kuleta,
Ajo është çelsi i zemrës!

Kur ka dhimbje zemër e shkretë,
Nënën e thërretë pranë...
Dhe dashuri e sinqertë...
Këtë gjuhë brënda e mbanë!

Ndaj, ju flas o shqipëtarë!
Gjuhën tonë mos e mohoni!
Atë flisni në familje,
Me fëmijët kudo shkoni!

Sikur gjithë gjuhët e botës,
Të arrini t’i mësoni...
Sa gjuhë e nënës së kokës...
...Më të ëmbël z’do shikoni!

Gjuha jonë, gjuhë e vlerë,
Ka qënë dhe kështu do mbetet!
S’krahasohet me të tjerë,
Nuk zhduken malet e detet!
........................................


25 - SIMBOLI I KOMBIT

Vetë natyra na e fali,
Që t’a kemi në flamur,
Mbretin më krenar të qiellit,
Shqiponjën që s’trëmbet kurrrë !

Është simboli kuptimplotë,
Që ka brënda historinë,
E në do të dish për moshë...
Pyet Diellin që ndrinë..!

Është një simbol i bekuar,
Këtë të gjith nuk e dinë...
Është e fshehta më e madhe,
Për të gjithë njerëzinë !

Që kur zbriti si dhuratë,
Që nga qielli paqësishtë,
U përjetësua ndër Pellazgë,
U lartua në Iliri !

U mbrojt me hekur e zjarrë,
Për të, trimat binin fli,
Nëpër dete, nëpër male,
Që nga jugu në veri !

Nëpër lugje nëpër kroje,
Kudo nëpër Pellazgji,
Këndohej gojë me goje.
Lëvdohej me krenari !

Aleksadri Madh me famë,
Këtë simbol e trashëgoi...
Edhe Pirrua gjeneralë,
Vëndit të tij ja kushtoi !

Kur ushtarët e uronin,
Për guxim e trimëri...
“Shqiponja me flatra jemi”,
U thoshte me dashuri !

Edhe Gjergji ynë i ndjerë,
E mori e bëri dy...
T’a kishte më vigjilentë,
Geg e Toskë, Jug e Veri !

Plaku Vlorës patriot,
Lart e ngriti përsëri...
Atë që na bën krenarë,
Flamuri ynë... kuq e zi!


100 VJETORI I PAMVARSISË

Sotë dita është tjetër ditë,
Edhe nata tjetër natë...
Na bie gjithë mirësitë,
Bie bashkimin, si dhuratë.

Gjithë rilindasit me ne janë,
Me dëshirën aq të zjarrtë,
Që atdheun e lëvduanë...
Atdhe! Ty t’u bëfsha baltë!

Dëgjoni o atdhetarë,
Naimin tek ligjëron!
Si qiri tretet ngadalë,
Bashkim kombëtar kërkonë.

Vlorë o djep atdhetarie!
Ti që prite Qemal Benë!
Ti shpërndan kulturë e dije,
Shqiponja që mbron folenë!

Katër vilajete bashkë,
U mblodhën për në kuvënd.
Me besë e me zë të lartë,
I thanë botës: - Kemi vënd!

Këtë vënd e ky flamur,
Është i joni s’e mohojmë.
Për të në sy nuk ka gjumë,
Është i shenjt e do ta mbrojmë.



PËR NËNËN KURR MOS U NDANI

Që kur linde të urryen, foshnje, pa ngritur më këmbë,
T’u vërsulën të të shqyenin, kush me thonj, e kush me dhëmbë.
Përmes thirrjesh histerike, furtunë ngritur nga urrejtja,
Nxituan t’a zinin rrugën, me të liga, me gënjeshtra.

Ti, hape mushkritë e tua edhe thithe rreze drite,
Dhe fillove të çapitesh, në rrëpirra historike.
Përmes pellgjesh gjaku shkove, përmes kockash gjithë dhimbje,
Të mbajtën e u kujdesën, bijt, me besë burrërije...

Dhe vrapove historisë, u rrite u burrërove...
Me kurorën e lavdisë, flamur e komb si ndërrove!
T’u qepën bishat e egërra, të plagosën nga çdo anë,
Të mbrojtën me sakrifica, ata që jetën e dhanë.

U dhe dritë historie, i mblodhe në lapidarë,
U dhe besë trimërije, u dhe emrin shqipëtarë.
Emrin tënd në këngë e gdhëndëm, dikush Nënë e dikush Loke,
Dhe i mbollëm degë e rrënjë, vaditur me gjak e lote.

Sot kalove njëqind vjetë, po prapë mbete si një foshnje,
Ke nevojë të mblidhen djemtë, dy fjalë nëneje t’u thoshje!
E’ni bij, bëhuni bashkë, si kapedanët në mote...
Jeni të gjith shqipëtarë, jemi bij të kësaj toke.!

Nuk duron zemra e nënës t’u shoh të ndar nëpër botë,
Pranë flamurit, pran shqiponjës, e’ni të bëhemi tokë!
Mbani gjith rrugën e drejtë, të shkuarjes e të bashkimit,
Hidhni larg çdo politikë, të përçarjes, të rrënimit!
 

KOKA E ALIUT, PRERË

Britmat, kuja s’kish të sosur,
Kur i thanë se e shtrinë...
Flokët shkulte e marrosur,
S’mbanin dotë Vasiliqinë!

Dy e tre shkallët i zbriti
Pashait t’i ndodhej pranë,
Ulur në gjunjë ulëriti:
- Tradhëti ! Pashan e vranë!

E vetme e nisi vajin,
Kur e pa të shtrirë për tokë,
Si duroj zemra e s’plasi..
Kur e pa trupin pa kokë!

Zgërdheshej i lumturuar
Gjenerali Turk përballë.
Kokën e mbante në duar,
Edhe falej: - Për Allanë!

Për Allahun ish’ jezit,
Ishte shpallur me ferman.
Vet Sulltan i madhërishëm,
E ka shpallur tradhëtar.

Kokë e tija në Sini,
Shpërblehet me lira ari.
Qaje pra Vasiliqi...
Kështu vdes vetëm Luani!

Tha kështu e togën mblodhi,
Gjenarali kapardisur.
Hipni, kuajt i shaloni,
Për Stamboll duhet nisur.

- “ Do të vij dhe unë me ju!”
Bërtiti Vasiliqia...
- “Asaj koke të florinjtë,
T’i bëhen nderet e tija!”

Kështu nisi udhëtimin,
Pashallesha përmbi kalë,
Shpresoi për herë të fundit,
Kokën mbrapa për t’a marrë.

Shakull prej lëkure mbushur,
Borë e ngrirë një kuti.
Kokë e Ali Pashës gjorë
Humbur gjumit në Sini.

Një grusht trima shoqëruan,
Pashalleshën drejt Stambollit
Dhe e kthyen duar boshë,
Me urdhër të perandorit.

Dhe pse veshur me të zeza,
Kur hyri, pallati ndriti,
Pashallesh Vasiliqinë
Sulltanesha vetë e priti.

Shaminë e mëndafshtë ngriti,
Edhe sytë lagur në lotë.
Në gjunjë i ra duke falur,
I tregoi një qese plotë...

Ngrihu moj zonjëz e bukur,
Shpërblime nga ty nuk dua.
Të gjitha sa kam dëgjuar...
Mos e prit ndihmën nga mua.

Ai trup i lënë pa kokë,
Atje në Epirin plak,
Kurrë balta s’do t’a tresë,
Shpirti s’do të gjej rehat.

Do të endet shpirti tija,
Stamboll e në Janinë,
Gjersa koka edhe trupi,
Larg e të ndara të rrinë!

Pas kësaj furtunë e madhe,
Rrufe, zjarr edhe mallkim,
Do të rrëmbej njerëzimin,
Do përfshij Perandorinë.

Kapedane sypatrëmbur,
Nuse Epiriote,
Në kamare vendos lule
Rrotull asaj koke!

Përmbi ty, o mjekërr artë,
Kapedani im,
Nuk e zë vëndin në zemër
Më i miri trim...

Lehtë përmi ball vendosi,
Një monedhë prej ari!
Zakon i të parëve tanë,
Tradit shqipëtari.

1 Kommentar:

  1. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen