Freitag, 6. September 2013

Rrok Berisha: Poezi për Nënë Terezën

Në 103 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës

PSE JANË KUNDËR TEJE NËNË

Në kërkim të identitetit të humbur...

Njeriu gabimin më të madh e bën ndaj vetvetes
Kur bëhet zvarranik- i mbushur mëkate e inat
Mëria nuk lejon të përballet më realen

Ti Nënë
Edhe mëkatarët,
I bëre pjesë të uratës

Për ty të çmuar janë
Edhe ata që kanë humbur ndjenjat e durimit
Edhe ata që paraja dhe lakmia ua ka ndryrë trurin
Ata që më fjalë vrasin
Edhe ata që nuk rezonojnë e mendojnë shqip
Që sy e veshë mbyllur, sodisin në grabitje
Ata që nuk duan të dinë se kush ishin, janë...
E kë do të lënë pas...!

Ata shpirtshitur që nuk besojnë asnjë Zot
Pjellë mallkimi
E secilës fe,
E secilit besim,
E secilës ngjyrë,
E secilës racë


II (A S’MJAFTON KJO?)
Miliarda njerëz në botë
I përkulen me admirim veprës Sate
(A s’ mjafton kjo ! )

Sepse
Bamirësia, dashuria është hyjnore-universale
Kalon kufijtë e besimit, racës, ngjyrës, idelogjisë,

Shenjtëresha jonë
Lutu për ne të gjithë
Siç di Ti
Pa dallim

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen