Freitag, 20. September 2013

Dhimitër Kokaveshi: Cikël poetik

SFIDA

Në çdo moment
Jetën!...
Sfidoj...
 
Mes ndjenjës
Se një lufte
Po më mbyt!...
Përmes shpërthimeve
Një gërshëtim
Veprimtarish
Kjo sensuale!...
Bukuri
Një interes qe e sodis
Si spektër drite!...
Në magji.
 
19-09-2013

UDHËTIME

Dua!... Të rroj
Në çdo moment
Të ndjenjës
Më përmbushje
Dhe më mbuloje
Në shpërthim
Të bukurisë
O spektër i dritës?!...
Përmes fantazmash
Nuk të vëzhgojë
Me mua rritesh
Me shpirtin tim ti!....
Bashkëjeton.
 
18-09-2013

FILTRA
Dëgjo
O galaksi!...
Mistikën time.
Yjet!...
Qe ti po dergjeshe
Ndriçime!
Afronin filtrat
E thirjeve
Ëndrimtare
Mbi provokimet!...
E magjisë.
 
12-09-2013.

MES HËNËS

Τi!...
Lodhur
Fërkimeve
Po tejkaloje
Mes ledhatimesh
Puthjet
E syrit!...
Qiellor dhe Hënës
Joshur
Netëve të gjata
Të gjithësisë
Ku buzët e tua
Ngrënë!…
Mes zbukurimit.
 
12-06- 2012

TEJKALIME

O natë e dashurisë!...
Ekseset
Referencat
Dhe tejkalimet?!...
Më ndikojnë
Mbi njerëzoren!...
Edhe misteret
M’i kërkonë
Përmes egzekutimeve
Çdo kryerje
Çdo vuajtje, deshire
Dhe pse i provokoj
Të rëndësishme
Më qendrojnë
Dhe s’ më përmbysin!...
Hapin.


VLERAT

Vitet e tua
Matin?! ...
Vlerat!
Në rast se ti i dashuron
Aksionet!...
E mirësive!...
Le të lundrosh.
 
28-08-2013

QENDRIME

Qendrimeve të tua
Po më ndiqie
Bashkë me mistiken
Më kërkoje
Çdo provokim!...
Në dashuri.
Oh kjo fole
E gjallë!.. E gjallë
Plot rizgjime
Ku vetë egzotikja
Na mbyt, si meditim.
Aty ku meditimet
Zhyten!... Mes thellësive
Përçmojnë
Filozofinë. Kjo lartësi
E shpirtit e jetës!...
Dogmë zbërthyer
Besimi, i vetë misterit
A ka qendrushmeri?!....
29-06-2013

 
SHUAR KËSHTJELASH

Dhe ti!...
Mes heshtjesh
Mbetur
Dhe lodhur
O dashuri
E largët, rrezatimesh
Të pa provuar
Shuarjesh!...
Planetesh, perëndim
I dritës
Përmes qerpikësh
Mbyllur
Si një sipar i ngulur
Vuajtjesh
Qe nuk lejonte
Depërtimet
Përmes qellimit
Dhe humbjeve, abadonuar
Përmes vështrimesh
Aktoreske pa rebelim
Ëndrat!...
Nuk mun të jetohen
Trokitjeve
Të zemrës, në kërkim
Të shpirtit
Mbyllur, veçse!... Harrohet
Si mes kështjellave
Rrëzuar
Përjetimesh mbi goditje
Nostalgjish
Edhe sinjalet?!... Humbur
Si zbehtësi
Vështrimesh të ngarkuar
Humbjesh
Dhe peshës së gladiatorit
Në themel!...Ndërtim.
 
14-06-2013

1 Kommentar:

  1. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen