Dienstag, 24. September 2013

Zejnepe Alili - Rexhepi: BARDHË E ZI


Antitezë ndjenjash

Sa ndjenjë e çuditshme dashuria?!
Unë të pres e buzëqeshur,
Ti harron t’më hedhësh një shikim....
Unë të pres si gacë e ndezur
e Ti vjen si prush mbi akull.
Unë të flas me çiltërsi,
Ti thua: s’është kohë për xhelozi!
Unë t’shikoj me admirim
e Ty, dita të duket mallkim.

Unë të pres te pragu i vjetër,
Ti mendon: s’ke punë tjetër!?
Kur të shpreh mallin që ndjej për Ty,
më thua: Ty s’të jap llogari!
Gjithmonë, Ti e Unë,
Unë e Ti.
Sa e çuditshme kjo dashuri!

 
Bardhë e zi

Kur unë shoh bardhë,
Ti thua zi
dhe unë them zi,
Ti këmbëngul bardhë.
Po s’ka asgjë të pakuptueshme
veç dashurisë sonë,
zi e bardhë për Ty,
bardhë e zi për Mua.
Të tilla befasi sjell jeta,
kur rrëke derdhet me kohën.
Po vallë, mos gabova,
apo kurrë s’u definua dashuria?!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen