Dienstag, 24. September 2013

Irena Gjoni: IPAUDHI I PA UDHË


IPAUDHI I PA UDHË

Sonte Ipaudhi ngeli i pa udhë
E këtu u lëkundën ...

rrënjët mijëravjeçare të Olimpit

Vetëm hija e tij me sytë e mbyllur
skalitur në frymëmarrje Nimfe,
di nga i shkojnë e i vijnë . . .

E bartin në lutje shenjtorësh
Si një statujë pa formë,
Si një fjalë somnambul.

Po drita mungon të bëjë hije…
E Ipaudhi sonte ngeli i pa udhë …
Duke e rrëzuar Olimpin…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen