Montag, 25. November 2013

Ismet Januzaj - Gurët e së vërtetës


 GURËT E SË VËRTETËS
1.
Tani hapet goja e Universit
mbi kokën time për të më kafshuar
Galaktikat met ë gjitha llojet e trupave qiellor...

varg e vijë
për ta përtypur kokën time të vockël
deri sa të e bluajnë në thërrime mençurie

Pastaj
Mbërthehen të gjitha qytetet jashtëtoksore
brenda përmes vrimave të hundës:
Një numër i madh i krijesave të ndryshme dhe zëra të padëgjuar më parë
të gjitha llojet e ngjyrave, jongjyrave dhe lloje të ndryshme të pluhurit,
vjedhës të horizonteve
Sundues anarkiakë
me të quditshmet, armata të padisiplinuara
me shpejtësi të madhe në vrap me masheta në duarë

2.
Nervat e mia bijnë poshtë
si flokë të sapo prerë në rënje të lirë
deri të fyti
mbështillen shtrëngueshëm
dhe ma ndalin frymëmarrjen

Çdo gjë mbytet në muzg
unë hidhem poshtë në thellësinë e territ
Unë zbres dhe
zbres
dhe e përshpëris pandalë
emrin e Tokës

3.
Befas zgjohem
Tani e kam të vërtetën për ty në maje të gjuhës
por së pari duhet të të shpërvjeli ty nga unë
si një dres të zhytësve
dhe do t’i pshtyj gurët e së vërtetës
në kokën tënde dinake

Ti nuk paguan për vlerat shpirtërore
por ua rrëmben dispozicionin e të tjerëve
Unë e di se ti e ke vjedhur së paku një lumturi fëmijërore
je larguar nga përgjegjësitë e shumë përkujdesjeve
Palaqo i vërtetë i fundit
ka ikur nga sheshi
për shkakun tënd

Ti nuk zhdukesh
si një anije e bardhë mbrapa horizontit
ti zhdukesh vetëm
si një hajn që vjedh peizazhin,

vallëzon mbi fytyrat
e kalorsëve të helmuar që janë duke vdekur, dhe e përtypë në vete
frymëmarrjen e tyre të fundit.


Nga përmbledhja e botuar drejtpërsëdrejt në norvegjishte:” Smilets rygg” (”Shpina e buzëqeshjes”). Oslo, shtator 2004.
Titulli i poezisë në origjinal: ” Sanhetens steiner”.Përktheu: Autori


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen