![]() |
Skënder R. Hoxha: "Unë pi e dehem / Me fluturat e natës!" |
EDHE ATËHERË
Edhe atëherë –
E dinim se do t’na djegë ndarja
Dhe ankthi i vetmisë
Edhe atëherë –
Lagnim buzët dhe epshet
Me pemët e fshehta të Luginës
Përkundnim ëndrrën tonë
Në gjoksin tënd të njomë
Si zogj të Parajsës...
Aty ku malli im
Shkrihet me mungesën tënde
TI përsërit refrenin:
“Përjetësisht të dua!”
Kjo është fitorja
E të gjitha betejave
Të dashurisë sonë!...
Unë pi e dehem
Me fluturat e natës!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen