![]() |
Haxhi Muhaxheri |
DASMA E ZEZË
në dasmën e zezë
mungonin krushqit
me këmishë prej dielli
e
dylberet e zverdhur
shqelmonin tokën
duke lozur mbi muranë
vallën e shpendkeqës
nga djersë e kokës së tyre
u grisën plisat e nxirë
dhe një erë e lehtë
rrokullisi shtëpinë prej letre
24.11. 2019
Disa nga komentet për poezinë
Sadik Krasniqi, shkrimtar:
Teresi metaforike (si alegori) e aktualiteteti te majave te zeza!... Befasueshem e bukur! Te lumte poet!
Arif Molliqi, shkrimtar:
E djeshmja dhe e sotmja e shpendkeqes nuk paraqitet ndryshe veç kështu. Metaforikisht groteskë e se keqes... Haxhi, na ngacmo me shpesh me poezi te tilla!
Hamit Taka, shkrimtar:
Pak vargje, por sa shume lende e sa shume art! Respekte, mik i nderuar Haxhi Muhaxheri!
Mehmet Rrema, shkrimtar:
Shpendkeqët shtohen përditë, shtohen e sillen duke kërkuar të grisin këmishat prej dielli. Provojnë për ta zënë diellin, që dasmat tona të mbeten pa krushq... Përgëzime Haxhi Muhaxheri!
Dan Kosumi, poet:
Rrofsh o mjeshtër i vargut dhe i metaforës! I paç me jetë krushqit me këmishë prej dielli!
Sevëme Fetiqi, poete:
Rruge te mbare per dasmoret me kemishe nga dielli! Ata e dijne nga duhet marre nusja! Te lumte o poet Haxhi Muhaxheri!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen