Sonntag, 10. August 2014

Rrahim Sadiku - Flet Adem Demaҫi


Gjallë mbaheshin muzat,
në Ilirikun e vjetër,
frymë qëndrese përhapej
betimit në tokë e qiell,
shekujt e robërisë
dot s’ngulitnin terrin,...

besimi bëhej diell.

2.
Që nga prapa grilave
Adem Demaҫi fiste,
fymëzonte në Atdhe:
“Mund të na burgosni,
të na vrisni mundeni,
por si të gjallë
nuk nënshtrohemi ne!”

Ai ishte liri:
freskonte mendjet,
qetësonte zemrat,
frymëzonte ardhmëri:
si jeta e dashur,
sa bota e vjetër
vinte buҫima:
atdhedashuri!

3.
Hapësirës shqiptare
shpresës së madhe
populli mbushej krenari
me ode këtij dheu,
me të pafund dashuri,
bari e guri, ara e mali
me etje rrethoheshin,
prej thellësisë toka gjëmonte:
“Adem Demaҫi kërkon liri!”

4.
Ai nuk ishte në pamëshirë të perëndive,
urrejtja njerëzore e mbante lidhur,
dashuria për njeriun e bënte yll,
të ndriҫonte rrugën e fitoreve,
popullit të vuajtur t’i bëhej diell!

5.
Iknin vitet
Ai atje,
Feniks e Orfe,
Mujs e Skënderbe…
Hero i gjallë
në legjendë shndërruar,
ushqente mbamendjen:
mbi këtë dhe jetojmë
për të kujtuar vendin e të parëve,
krenarinë e lirinë
ta kemi në zemër të të gjallëve.

6.
Thonë ka folur Zana e Malit:
“Po na zgjohet shqiptaria,
po vrapon për dituri,
e ka mendjen plot liri,
e ka syrin ardhmëri!”

Thonë në qiellin murrëtuar
një shqiponjë e zbukuruar,
rreth e rreth ka fluturuar:
“Tokë ilire, i shtenjti dhe
vend qëndrese me shekuj je,
Adem Demaҫin simbol e ke!”

Thanë në zemrën e shqiptarëve,
një me gjakun e të rënëve
me amanetin e të parëve
është dëgjuar një betim,
një betim si kushtrim:
“O, po, po, ai djalë trim,
ka zënë vend në shpirtin tim!”

7.
Dalë nga kjo tokë,
përjetësisht dashuruar në Atdhe!
Burgosur e dërguar larg
mbeshtetur fuqishëm
në secilën pëllëmbë të hapësirës arbërore
në secilën pore
ku shqip merr frymë ky dhe!

8.
Dhe pranverë ishte
mbi dimrat e ftohtë
viteve të robërisë,
ushqente të uriturit,
mëkonte plagët e trimave,
kudo frymëzonte vrulle jete,
ishte simbol i mirësisë!

9.
Populli të panumërta herë e tha:
“Ne jemi Adem Demaҫi,
Adem Demaҫi është na!”

10.
Po na nisen shumë dasmorë
me flamur të kuq në dorë,
me shqiponjën lartësuar,
me plisin madhëruar,
me hapin gjëmim:
“Liri duam, bashkim!
O, liria nuk ka ҫmim!”

11.
Jepet jeta si me le!
Për liri, o, për Atdhe!
Adem Demaҫi është kushtrim:
“Ke të ardhme shqiptari,
do ndodhin mrekulli,
robëria do mërgojë,
Shqipëria do të fitojë…
Po jep populli bijë e bija,
të luftohet padrejtësia!
Nuk na mposht armiku dot:
mendjen bërë e kemi liri,
për liri bëhemi barot!”

12.
Kushtrimeve agojnë ditët e bardha,
pa iu mbështetur vetëm shpresës,
“Nuk ka fitore kurrë një popull
pa u betuar me “besa-besës!”
Që nga prapa grilave flet qëndresa,
në fitore nis e kthehet shpresa!

13.
Kudo ishte burgjeve,
nuk ishte larg,
ishte përherë në vendlindje,
fliste me secilin në Atdhe!
Shtruar etjes për liri,
bekuar ne nga ai,
ai bekuar nga të gjithë ne!

14.
Na largonte dhunë e paparë,
na afronte shpirt i qëndresës,
dashuruar fort pas jetës,
jetën lënë peng për të vërtetën!

15.
Rrugë e gjatë deri te liria,
në mendje ngulitur Iliria,
djegur e pjekur pabesisht,
robëruar tradhëtisht…
Demaҫi fliste rrugëve të mendimit:
“Të mësojmë nga pësimet,
të mos lejojmë të na përsëritet historia,
mbi njohjet e qëndresën
të na njohë e sotmja,
të na gjejë ardhmëria!”

16.
Po vuajmë ne,
shumë kanë vuajtur edhe të parët,
qëkur mbi tokën tonë
u vendosën dreqërit, barbarët…
Diturinë e djallit në mendje ata ngulitën,
veprimet barbare pa ndarë i rritën!
Tokën ilire e lanë shekujve me gjak
e nuk u ngopen,
u dukej pak!

17.
Po ne, o jemi ne,
në këtë dhe,
simbol qëndrese,
bërë të gjithë Atdhe!

18.
Thonë e thonë të diturit në popull:
“Vjen Demaҫi rreth e rrotull,
me rënien e territ
me agimin vjen!
Kujdes: ta nderojmë si duhet,
si e meriton,
ashtu si na meson!
Ti themi me mburrje:
kurdo na vjen
gati na gjen!”

19.
Ardhur Promete,
mbetur Ante,
vazhdues i rrugës me emrin Skënderbe!
“Ne jemi Adem Demaҫi,
Adem Demaҫi është ne!”

mars - nëntor 1990

1 Kommentar:

  1. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen