Dienstag, 26. August 2014

Agim Gashi - Pse qanë nënë Pranvera

 
PSE PO QANË
MOJ NANË PRANVERË?
 
(Inspiruar nga vaji i nënës Pranvera Abazit së cilë
burri ia rrëmbeu djalin Erionin për ta derguar në Siri
me e ushtrue për të prerë koka njerzish)
 
Cila nënë po e derdh lotin
Dhe kërkon birin e saj?
Kush ja mori e ku ja quen
Atë pjesë shpirti ku ja lanë?

A mos vallë kështu tha Zoti
Që Pranvera n´pranverë me qa?
Fotot e t´birit 8 vjeçar
Me lotë nane me i la.

Jo o njerz kështu s´thotë Zoti
Por thonë “hoxhët” kriminela,
Me na e prish Arbëninë e dashtun
Anmik ma të madh skishim te dera.

Qan e qanë nana n´derë t´shpisë
Ja merr çantën me libra plot,
Në klasë të tretë ish Erioni
Në toka t´Shamit ai gjendet sot.

E derdh lotin ia thotë vajtimit
Për t´vetmin djal që ja fali Zoti,
Ku u tret ngrohtësi e t´birit
Sa me tmerr po i shkon moti!

Kush ja prishi shpirtin babit
Me marr´ t´birin me que n´Siri?
Tetë vjeçar me ja msue zanatin
Kasap me e ba me pre fëmi?

A kemi shtet ne a kemi zemra
Ku ashtë vyrtyti i shqiptarit,
Ku janë traditat tona kombëtare
Ku amaneti i të parit?

II
Qan dhe qanë nana Prenverë
Duhet të qan edhe tanë atdheu,
Kur pren koka nji shqiptar
Me gjak krimi ulet dheu.

Po ku jeni ju luftëtar
Që kunder serbit mbrojtët atdheun?
Ju t´vërtetit ngrituni n´kambë
Se prap ndihmë kërkon atdheu.

Unë e di që mbetët pak,
Shumë na dolen kriminela,
Që e shiten tanë atdheun
E na prunë terrorist te dera.

Sa shumë shokë më nuk i keni
Varen edhe e vranë veten,
Kur tradhëtarët e moren shtetin
Ma të zezë se t´shkaut na e banë jeten.

U sulen të poshtrit si hijenat
Me plaçkitë çdo gja kombëtare,
Me i vra ma t´mirtë e kombit
T´u shkelë gjakun e t´u shkel varre.

E ndanë atdheun në teritore
Si Al Kaponet haraç me qitë,
I vraftë mallkimi i këtij populli
Mos e pafshin të bardhen dritë.

Terroristët ardhë nga lindja
Shkollun e blenë hoxhollar,
U ndertuen plot xhamia
Me e fshi trunin kombëtar.

Paguen mirë edhe pushtetarët
Me parat ardhë nga Serbia,
U la atdheu n´mëshirë të krimit
Në krye të ligjit udhëheq mafia.

III
Sa shumë nana sot vajtojnë
N´toka t´Shamit djemt po vdesin,
I lanë motrat pa vllazni
Ato nuse kot po presin.

Ti Nanë Pranverë po ndale vajin
Miliona nana në krah i ke,
Sot me Ty po e ndajnë dhimbjen
Edhe luten për atdhe.

Dil një ditë oj Nanë Prenverë
Në Prishtinë ti rroke vallen,
Të gjitha nanat në demostrata
Zotit e Botes me ja qa hallet.

Me i thane ndal terrorizmit
Fëmijt i kemi vetë me i rritë,
Jo me i ba kriminela
E me pre n´fyt fmijë me thikë.

Dhe ti o populli im i dashur
Pse tu mbyllen syt e tu?
Qohu n´kambë ndrysho atdheun
Se ma nuk mundemi me e shpëtu.

Unë po pres me ma que lajmin
Me këndu fitoren në tel t´sharkisë,
Se jemë sternipat e Kastriotit
Jo të Shamit, as të Turqisë.

Kur të ndrrohet kjo gardë e hajnave
Do t´lëshon rreze atëherë Kosova,
Bashkë me popull n´varre këndojnë
Adem Jashari e Ibrahim Rugova.

26.08.14

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen