Montag, 1. Juli 2013

Tri poezi nga Rrustem Gërguri

Rrustem Gërguri

PLISI

Kohë frizurash
Plisi jashtë koke…

E ne, jashtë kohe !

 
TËHUAJSIM I TRISHTË

Sa pak besim kemi
Sa pak ngrohtësi
Fare buzëqeshje

Pa shtrëngim duarsh
Dhe gati pa fjalë
Mëngjeseve gjithnjë…

Tëhuajsim i trishtë
Ç`kohë frymojmë ne
Sa çudi !

TI, SI UNË DIKUR

Edhe unë si ti,
stinës së kësaj moshe
Në atë moshë
Vashë

Kam filluar ecjen
Majegishtërinjve
Të mos diktohen
Livadheve të blerta
Gjurmët e bardha
Kah shikimi i zgjatur

Në pritje takimesh
Në ecje prajshëm
Drithërimën ndjeja
Nën lëkurën e njomë
Gjaku gufonte jetën
Dhe ngashërehej buzëve
Thellësisht duhmë e saj …

Vetëm një fjalë
E tëra flori
Për dhimbjen,të shkuarat
Do të bisedojmë ne
Një ditë e përditë
Përplot besim,që të Dy…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen