Freitag, 28. Juni 2013

Cikël poetik nga Alexandra Adami

Alexandra Adami

MOJ E NJOM SI TRENDAFILI

Moj e njomë si trëndafili,
sevdan ta ka hedhur Ylli.!
Buzëkuqe si qershi,
Yllit seç ia bën me sy..!

Ah, kur shkon porsi pranvera,
më e bukura nga te tjera,
Ylli seç ta ka sevdan,
për ty vdes aman ,aman.!

Moj mes holl e shtat selvi,
bëja pak Yllit me sy,
si pishtar digjet per ty,
për ata dy syt e zinj...!!

 E HUAJ JE TI

Që fëmij,ndieja shumë vetmi,
me ta nuk lozia,dhe pse isha aty,
një fjal kumbonte, thellë në veshët e mij,
"E HUAJ JE TI"!

Mësusët m'shihnin ndryshe nga të tjerët,
dhe shkolla nuk më sillte kënaqsi,
një fjal kumbonte thellë në veshët e mij,
"E HUAJ JE TI"!

Si zogj shtegtar vitet ikin shpejtë,
bashk me ta ndryshon dhe çdo njëri,
prap një fjalë, gjithmon mbetet aty,
"E HUAJ JE TI"!

Në çdo hap shoh dyer të mbyllura,
ëndrra gri që mbushin jetën tonë,
dhe një fjal që gjithmon tingëllon,
 "E HUAJ JE TI"!

 BRIGJET DO PERQAFOJ

Një urë e vjetër,e një kohe tjetër,
e skicuar vetëm përmbi letër.!
Ke frik te ecësh, se mos rrëzohesh,
mos bie nga ura, këmb-kokë coptohesh.!!

Urën do prish,barrikadat do rrëzoj,
mbi gërmalla, urë tjetër do ndërtoj.!
forcuar me hekur dhe beton,
kështu stuhia e jetës dot se rrëzon...

Mbushur me drita, si yll që vezullon,
të hedhim hapat ura seç na fton,
duar shtrënguar, të ardhmen pikturojnë,
Brigjet me brigje të bashkuar gjithëmonë

 SE DUA MESHIREN

Me yjet e henen,bera nje betim,
lot mos te derdhi me shpirti im.
Po besen qe dhash dot nuk e mbajta!
lotin qe derdha e perpiu balta.!

Mos!me than yjet:Mjaft, tha dhe hena..
besen na ke dhenë,kujto fialet e thena.!
Dhe ashtu e plagosur u ngrita nga balta,
me yje buzqeshjeje veten mbatha.!

Jo!s'do me shihni o njerez me te qaj..
plaget e mia thellë brenda do i mbaj.!
Me buzqeshje fallco veten do mbuloj,
meshirë nga askush kurr s'do kerkoj..

QESH FATI ME NE

Në rrugë të pashkeluara,
ku bari gjelberon,
ne hapa te pahedhura,
jeta ty të drejtonë. !

Endrra të pashprehura,
buzqeshje te fshehura,
bien lote margaritar,
neper syt enderrimtar.!

Fati qesh me ne,
ashtu siç do ai,
disa i ngre ne qiell,
disa toka i përpi...!

S'ështe fare i drejtë,
ky fati njerëzor,
po e pranojm s'e pranojm,
se kemi ne në dorë.!

Në rrugë të pashkelura,
mbushur plotë me lule,
i therrita fatit tim,
të më mbush me nure..!!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen