![]() |
Liri Bimi |
KUR SYTË SHPOJNË QIELLIN
Dy sy udhëve vështrojnë qiellin
Dhe pikat e shiut që bien mbi pullaz të shpirtit
Shpirti im dridhet si erë mbi det.
E une...
Kam hapur portën e dashurisë
Dhe pres të futëm në betejë!
Koha po ikën me vrap marramendës.
Unë rri të ky prag i pritjes
Dhe këndoj
Këndoj e këndoj
Këngën e bukur të dashurisë
Dy sy qiellin shpojnë.
LEXOJE ZEMRËN TIME
S'kam fjalë veç dhimbje stinësh
Strumbullar ulur mbi sytë e mi
Të lutem...
Lexoje zemrën time sonte
Është vjeshtë me shi e erë
Kujtoj një ditë me diell
Kur udhët për mua ishin pranverë
Tani...?
Në vetmi jam mbyllur
Si natë e zbrazur mbi shkronja flas
Por malli që më plandos
S'më jep zë të bertas
Të lutem...
Lexoje zemrën time
I ngjan një baloni në qiell!
AH... KJO DASHURI
Parfumin mbi auroren tende shijoj sonte
Në dhomë gjysmë hëna me fton në dashuri
Zjarr i puthjeve tua treten shpirtit pafundësish...!
Fryma jote e ngrohtë, me kënaq ndjesitë
Në ekzistencën time të brishtë je ti
Më bën të dridhem si gjethe n’hapësirë qielli
Mes erës së pamëshirshme pshertij gërthas
Derisa mos mund të marr frymë buzësh etur...!
Mbytur në gjuhën si majlti ëmbëlsi shijesh malli
Lëshohem e dehur në krahërorin tënd
Ah kjo dashuri...
Shkrihem e humb në Ty o shpirt…!
SHPËRTHEJ
Si vullkani në shpërthim,
emrin tënd kërkoj horizonteve.
Ç'emocione të pashkruara...
Një fillim kënge pafund.
Ç'provova
një herë e një stinë
që s'e shkruan dot
asnjë varg poeti .
Ku shkuan përshëndetjet e tua...?
Zërin nuk ta dëgjoj,
as fjalët e tua të ngrohta,
Nuk e ndjej më shtërngimin e duarve.
Puthjet në gushë e buzë, ka kohe që nuk i marr.
Sa shumë premtime, sa shumë pritje....
Tani...
Ka kush më bën shoqëri.
Cigarja në buzët e mia, pirë në vetmi.
HAPE DRITAREN
Hape dritaren priti puthjet si rrezet e dielli
Le ta ngrohi fytyrën tende si nur bukurie
Pastaj...
Le të tretem si dy zogj në dashuri
Deri sa edhe qielli të mbushët me aromë puthjesh!
Hapur kam dritarën e shpirti puthjet i ndjej
Me gjuhën tënde të ëmbël t’i shijoj etshëm
Eja sonte në krahëror si drita e hënës n’dritare
Të mbytemi në perqafime zjarri
E si eshka le te digjemi
Eja me puthje të ëmbëla mbulom...!
PRES
Minutin, orën
ditën, vitin...
Një jetë të tërë po të pres.
Dhe kjo pritje ështe e zjarrtë..
është oqean... është qiell...
është diell
në të cilen një ditë do të shkrihemi!
25.08.2019
DREJT TEJE JAM NISUR…
Nisem drejtë teje rrugicës rrethuar me plepa
me peshën e mallit, që më shoqëron në çdo hap
shdërruar në buqetë fjalësh gjithë dashuri.
Me prit aty ku takohemi përherë,
aty ku bashkohen rrugët
të ecim bashkë ngadalë e ngadalë
shtërnguar dorë për dore, si dikur fëmijë…
Zë e flas me zë të lehtë,
e zërit tim i bashkohen cicërimat e zogjve
Fjalet e mia janë janë fjalë me ngjyra ylberi
me aromën e luleve të të blertave livadhe.
Këto mbajnë me vete freskinë e Valbonës
mallin për kalanë e bukur të Rozafes,
me gurgullimën e ëmbël të lumit Drin, të Kirit e të Bunës,
malli i rrugicave, ku luaja femijë,
për Nënën e Babanë që nuk janë më.
Malli në to ështe shumë më i madh
ndaj drejt teje, sot jam nisur...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen