KËNGA E PAMBARUEME Une biri i kēsaj toke të nëmur I babë Shukrisë e nanē Bisë Krahlidhur me ty loke dardane E qyqen mbi kryqin e Justinianes Bri Ulpianës së lavdishme Dergjur nën rrasat e gurëve të mermertë Pa gjëmë dhe vaje për kobe epokash Kuvendoj me orët e bardha dhe zanat e kreshnikëve Duke tjerrë penin e bishtit të kalit në Trojë Lidhur prej barkut deri n’brina të dhisë! Shtatë palë qiej e shtatë palë tokë Bërë gojë e vesh prej zanit të lahutarit Dhe ahmës gurgule në prehër Ndjenë harmoninë melodisë si në përrallë E harku farfurit mbi drurin e thatë të frashërit të zi Kur edhe zanat me nanëzezën oiiii Ju thërrasin trimnive të zëna rob në kangët epike! E zërat nga shtatë pash nën dhé thërrasin e plasin: - Qou he burrë e ngjitu deri n’kullen e gjysëmrrënueme Merri në duar ato veshje të balsamueme me gjakun e Ademit, Hamzes dhe të gjithë atij fisi të Jasharëve Ma gjej edhe një burrë që do ju bijnë taman për trupi E që s’e tremb erë e that e gjakut As duhmë e barotit të shkrepun Ma gjej një së paku aman - një për farë Që këngën ta bëjë këngë - elegjinë ta ngjallë ! E nëse përveç trimërive të bronxta S'ke më kë ta bësh një dert si n'kohë t'lavdisë Ngjitju Bjeshkës së Qyqavicës Dhe thirr me sa zë që ke: - Heeeeuuu priteee priteeee Azem Galicën E nëse as ai nuk të përgjigjet Zgjidhe një trung t’bam korb të zi prej rrufesë Vishja atij teshat e trimnisë bre Qitja n'krah maliherin Lidhja brezit rrethatoren me fishek E n’shokë vendosja nagantin me mulli ... E pastaj... Pastaj qëndro kryelartë përball tij Dhe fshija sytë e verbuem prej lotit të nënave E vajit të zanave oiii oiii oiii Euuuu mjeri u’ i mjeriiiiii... Që s’ma hjek mallin e Hamzës e të Ademit As nuk më ngjanë me Zahirin As me Fehmiun e Xhevën As me Adrianin e Tahir Tropojën E as me Katanën... Ia shtrëngova dëndënes fijet prej bojëkáne Derisa i bana tela që të jehojnë si zë njeriu Dhe nisa përvajshëm duke i thirrë një për një Ademin, Zahirin, Bekimin, Agimin, Shkëlzenin ... Për t'ju lutur e lutur atyre që të më falin Pasi nuk gjeta ndonjë mashkull Që din me ecë drejt udhës së tyne të nisur Për t’mos i lënë kund vend tradhtisë... Medet o medet... Edhe kënga mbet e pambarueme Edhe kënga më mbet shkret !
MORFOLOGJIA E NJË FUSHATE Sot janë zgjedhjet e pëllumbave shtegtar Ata tek unë nuk kam fole Të gjithë me ngjyra të vrazhda Duke marrë nga një fije kashtë Me sqepin e tyre grabitqar Gurë të pavlerë Të parëndësishëm Të hedhur nga sqepi i pulave Artistëve të huaj Që as edhe një libër të vetme Nuk e kishin lexuar Për historinë kombëtare të popullit tim Atyre filluan të ju pëlqejnë këto piktura të bëra Në hyrjet e shtëpive Pa leje të askujt, matrapazë Aty vendosen t’i bindin Bujqit tregtarët e agallarët Për merita të jashtëzakonshme Tregtarët menjëherë pas fushatës Në emër të zogjve shtegtarë Vendosen ta shesin Dardaninë Tokat e bjeshkët e Rugovës Ata u plakën para kohe në rini Duke mos ditur sa pasuri kanë Djemve të tyre Vendosen të ua lanë amanet Shitjen e Veriut të Mitrovicës Sot erdhi dita e zgjedhjeve Merita kishin ata Që luajtën me gurët e kufirit Atyre të tjerëve që ngulen këmbë "Tradhtar" u thanë Motoja e tyre “Bac u kry” Disa vdiqën nga viagrat Dashnoret duke i ndërruar nëpër hotele I shpallen hero të paqes dhe demokracisë Zot juve ju verbofshin sytë Si ju besuat tregtarëve dhe tugjarëve të atdheut Ende kundërmon erë barotit Kullës se djegur të Oso Kukës me 40 xhandarë Prapë fillon morfologjia e një fushate Ne jemi më të mirët Do ta luftojmë korrupsionin
Qielli çdo ditë qanë për faqen e këtij dheu Ju me dorën tuaj mos e mbillni ferrin Kosova tokë e mbjell me varre Nga dëshmorët fëmijët tuaj mos i detyroni Ta braktisin vendlindjen e atdheun As mos të janë të huaj në tokën mëmë...
DO TË VIJË... Do të vijë një ditë vetëtimthi Si kalorës i vonuar legjendash E befas do të trokas - ashtu si dikur Në portën e zemrës sate zhuritur Pastaj Krejt si një i çmendur Do të futem rrëmbimthi Thellë e më thellë Në kraterin e shpirtit tënd Qe të digjem e shkrihem Shkrumb e hi të bëhem moj Veç të më mbulosh edhe një herë Me flokët tua të shprishura ujëvarë 26. 09. 2019
KODOSHET Turpit ia zhbën varrin që ta mbaninin në gji, duke e përkëdhelur si një lëneshë të përdalë. Me rroba blu veshur shanë të madhin Zot, dhe në shpirt mbollën farën e djallit të kuq. Duke iu zgërdhirë hënës ata nisën të bëjnë jetë qenqe, dhe për të dëshmuar potencën shkërdhenin përnatë njëri-tjetrin!
KUR SYTË SHPOJNË QIELLIN Dy sy udhëve vështrojnë qiellin Dhe pikat e shiut që bien mbi pullaz të shpirtit Shpirti im dridhet si erë mbi det. E une... Kam hapur portën e dashurisë Dhe pres të futëm në betejë!
Koha po ikën me vrap marramendës. Unë rri të ky prag i pritjes Dhe këndoj Këndoj e këndoj Këngën e bukur të dashurisë Dy sy qiellin shpojnë. LEXOJE ZEMRËN TIME S'kam fjalë veç dhimbje stinësh Strumbullar ulur mbi sytë e mi Të lutem... Lexoje zemrën time sonte Është vjeshtë me shi e erë Kujtoj një ditë me diell Kur udhët për mua ishin pranverë Tani...? Në vetmi jam mbyllur Si natë e zbrazur mbi shkronja flas Por malli që më plandos S'më jep zë të bertas Të lutem... Lexoje zemrën time I ngjan një baloni në qiell! AH... KJO DASHURI Parfumin mbi auroren tende shijoj sonte Në dhomë gjysmë hëna me fton në dashuri Zjarr i puthjeve tua treten shpirtit pafundësish...! Fryma jote e ngrohtë, me kënaq ndjesitë Në ekzistencën time të brishtë je ti Më bën të dridhem si gjethe n’hapësirë qielli Mes erës së pamëshirshme pshertij gërthas Derisa mos mund të marr frymë buzësh etur...! Mbytur në gjuhën si majlti ëmbëlsi shijesh malli Lëshohem e dehur në krahërorin tënd Ah kjo dashuri... Shkrihem e humb në Ty o shpirt…! SHPËRTHEJ Si vullkani në shpërthim, emrin tënd kërkoj horizonteve. Ç'emocione të pashkruara... Një fillim kënge pafund. Ç'provova një herë e një stinë që s'e shkruan dot asnjë varg poeti . Ku shkuan përshëndetjet e tua...? Zërin nuk ta dëgjoj, as fjalët e tua të ngrohta, Nuk e ndjej më shtërngimin e duarve. Puthjet në gushë e buzë, ka kohe që nuk i marr. Sa shumë premtime, sa shumë pritje.... Tani... Ka kush më bën shoqëri. Cigarja në buzët e mia, pirë në vetmi. HAPE DRITAREN Hape dritaren priti puthjet si rrezet e dielli Le ta ngrohi fytyrën tende si nur bukurie Pastaj... Le të tretem si dy zogj në dashuri Deri sa edhe qielli të mbushët me aromë puthjesh! Hapur kam dritarën e shpirti puthjet i ndjej Me gjuhën tënde të ëmbël t’i shijoj etshëm Eja sonte në krahëror si drita e hënës n’dritare Të mbytemi në perqafime zjarri E si eshka le te digjemi Eja me puthje të ëmbëla mbulom...! PRES Minutin, orën ditën, vitin... Një jetë të tërë po të pres. Dhe kjo pritje ështe e zjarrtë.. është oqean... është qiell... është diell në të cilen një ditë do të shkrihemi! 25.08.2019 DREJT TEJE JAM NISUR… Nisem drejtë teje rrugicës rrethuar me plepa me peshën e mallit, që më shoqëron në çdo hap shdërruar në buqetë fjalësh gjithë dashuri. Me prit aty ku takohemi përherë, aty ku bashkohen rrugët të ecim bashkë ngadalë e ngadalë shtërnguar dorë për dore, si dikur fëmijë… Zë e flas me zë të lehtë, e zërit tim i bashkohen cicërimat e zogjve Fjalet e mia janë janë fjalë me ngjyra ylberi me aromën e luleve të të blertave livadhe. Këto mbajnë me vete freskinë e Valbonës mallin për kalanë e bukur të Rozafes, me gurgullimën e ëmbël të lumit Drin, të Kirit e të Bunës, malli i rrugicave, ku luaja femijë, për Nënën e Babanë që nuk janë më. Malli në to ështe shumë më i madh ndaj drejt teje, sot jam nisur...
NË VETËVETE Qiej..., shpalosen përpara meje Gjithfarë ngjyrash... Më të mirë, më të fort, më të zgjuar, premtojnë të më bëjnë! Qëndisur me vyrtyte hyjnash Kurrgjë nuk gjeta jashtë vetes time Gjithçka prej vitesh, aty kishte fjetur Ndonjë ninullë, në gjumë e kishte vënë E zgjoi një puhizë, të zellshme e të etur 4/09/2019 TË KAM FALUR Të kam falur, Ndonëse zhurmë, shurdhuese zhurmë, Bën fjala jote, Asgjë s’thotë... Falur të kam, Që ditën, kur humba respektin, Me gërvishtjet e pabesa, Mësova të rroj, të mos lotoj. Mbi to të eci, As këmbët, më s’i shpoj. Të kam falur, Arën e paqes përditë lëvroj. Parmendën e kam të mëndafshtë, Urrejtjen s’ma mban gjoksi. Provoje, në s’më beson... Nuk është vonë...! SEKRETI Një grua, nuk ka moshë të caktuar, kur lulëzon... As me fustanët gjith tantella... Që më shumë zhveshin se sa veshin... Kjo, s’përkon ! As diamantë, e parfumë ndjellës... maska...,bojë, përmbi bojë... Taka t’nalta që qiellin cekin ... Duar, që s’mbajnë dot,të gjatë thonj... Nën lëkurë të saj, qëndron sekreti Të bukurës fjalë, që vë në gojë... Shikimit t’ëmbël, kur heshtur, di t’dëgjojë Ku merimangë e kapilareve , gjakun që vlon, përçon... N’dëshira t’heshtura... syçela ëndrra... krahëve të hënës, në net t’pagjuma...aty, Aty...,sekreti i rrezes së saj, qëndron! 7/09/2019 Dhurata që s’blihet Sonte Njëzet e katër orë të reja fringo, Dhuratë i ke prej të madhit Zot. Malet me para njërën prej tyre,s’do ta blinin dot Përgjigja, dorës shtrirë, letrës pavlerë ngrirë, do të qe: “Zoti ju dhashtë”! Ti marrim, mirë ti përdorim! Pa shpërdorim, në mllefe të kota e punë horrash Panairë, korbash e sorrash! Mbrapsh nuk kthehen! Veç në dashuri,brënda do të mbartnin ... Dashuri pa hile... Paraja e gjithë botës, do të vdesë zilie Ora do të zgjatej tek ngrohim një zemër plaku apo fëmije , që shuhet vetmie, Epur në pritje të fatit kurrnac Për ca thërrime dashurie... 10/09/2019 Sfidë me diellin Diellit i tha Para se sonte valën ta puthësh, tek zjarrit të perëndimit kridhesh Sytë e saj ke për t’i ndeshur. Doli. Shpresën kishte veshur Askund se gjeti! Në djerrinën përtej gurë e argjilë, Mblodhi me thonj Fytyrën e saj, të lumet buzë, Syrin e njelmët me argjil të shpirtit punoi... U ngjall... Buza shpuzë brenda tij frymoi! 10/09/2019 Në teh Natën, gjithë natën fjeta Me tehun e shpatës nën brinjë... Heshtja e natës, E fjalës, e hënës, Sytë e qiellit, Frikë më bënin... Nën brinjë, Tehu i mprehtë mbështetur, Nuk më lëndonte, Afër zemrës së fjetur. Në mëngjes dielli i shkujdesur S’m’u duk i etur Ta puthë syrin tim... As zemra, S’m’u duk e frikur, Me teh të shpatës, Pranë fjetur! 9/09/2019 Mesazh “pa kaptinë” Më shkroi nëna sonte: “Bijë, je mirë?! Mos humb! Mos bëj siç bëra unë,me time më...! Pendimi në zemër, që atëherë ka mbirë... Më merr! Të dëgjoj dua, përditë, më flit me gojë... S’dihet? Gjallë a më gjen? A vjen? Të puth, në gji fort të shtrëngoj... Ruhu bijë! Makthi i pendimit, s’fal, të gjithë i gjen... Eja! Apo..., një poezi do më shkruash? Unë,nuk do mundem më ta lexoj ... Me videotelefonatë, nga larg do më vajtosh?! Fytyrën s’do më prekësh? As flokë të më lëmosh? Eja bijë, erën tënde dua prap ta ndjej, ta mbaj me vete... gjithandej!” Trysnia mbytëse e ajrit përreth, ma zuri frymën... Ashtë e fajtorsisë, kurmin përshkoi, si shtiza hellin... Mesazhi,“pa kry”, veç tekst, që mora sonte... Fjalët e të cilit, vazhdojnë brënda të çjerrin... 5/09/2019 Pa fjalë E humba fjalën... Unë që fjalën fort e du... Zëri mu shu... As pena rrëfimtare, s’shkroi... Qënia ime, u ngurtësu Kurajoja e pashoq e tëndes... Që qiellin, gërrvishti Më la pa fjalë... E vetmja, që gjatë mbeti në memorien time: Shëmtia, e buzëve të tua... 4/09/2019
Avash...,dheun! Dheun, shkile me ngadalë, o njeri ! Thëmbrrën që shkel,trëndelina, Majë e gishtave, kur milingonën barrërëndë... gjallë varros, në dhè të zi... Kujdes me tokën o njeri! S’është piedestal, e as e jotja pronësi Është banesa, ku gjatë do flemë unë edhe ti! Ajo tren mban,autobuzë e karavan, Por peshë e lotit të pafajshëm, Në mes e çan! Avash dheun! O njeri! Hapin hidhe më të matur, Hiq këpucën mëkatare, Që ble ke me pare shumë... Tokën, shkil me dhimshuri! Ndjeja dhimbjen, atij loti, shkak, ecja n’pakujdesi... Tek gjëmon sa trembet Zoti ... Faqen lag, buzën që dridhet, e struket n’gji! 2/09/2019 Mëshiromë me dashuri Lutem në Zot, Atij që frymën më fali, ka ca mot! Meshiromë...! Lëromë nga prangat e kësaj jete, që n’padrejtësi, cdo ditë më ndjell... Një botë e çmëndur, të sjell zvarrë... Ku askush s’doli, veç se i vrarë Dhe prap s’kuptojmë... Vrapojmë..., pa ndalur kurrë, t’falenderojmë... Më fal, O Zot! Për egon, që s’e ngopim dot... Për pleq e t’mjerë, që anës rrugës, kallen n’lot! Për fëmij jetimë, që një dorë t’ngrohtë, kurrë s’e kan rrok Tek unë, perleshem me sfidë të rradhës, e qahem kot! Me fal, O Zot! Thellë m’ka kaplu pendimi im! Asgjë nuk marrim nga kjo botë... Mëshirë kërkoj... Bëje të drejtë rrugtimin tim! Mëshiromë me dashuri, Zoti im! 31/08/2019 Fundstinë... Vera mbaroi... Rrëmova në raft të kujtimeve, sot Të vjetrat ti hedh... Sic rrobat ndërrojmë, fundstinëve, ngamot... Jeta përpara sysh, si film më erdh... Kishte këmisha varë, plagët tharë, zemrën vrarë Fustan të bardhë, shenjë e një dasme, la me lot Të tjerë fustanë, trishtimin,ly, kishin me bojë Asgjë nuk hodha, të gjitha...,kishin gojë... Prap rrëmova... Të gjeja ku vallë të jesh? Harrova! N’lëkurë ty të mbaja, vesh! 31/08/2019 I huaj... Ti vjen nga tokë me besë Ku derë e tjetrit edhe jotja, kishin të njëjtën rezë... Ku burri betohej, per qiell e dhè Ku varri i atit, besnik të pret atje! Mbas rruge t’gjatë,pa fre, pa kry, zemrën, djegur flakë... Rrënjë ke zënë, aty! Aty, ku gjithmonë je i huj.. ku puna jota, s’ka t’njëjtën bujë Atdheun, ku t’a gjujnë me gur Padronë, që nuk ngihen kurrë... ...Dhe ditën mezor pret të vijë Të ikësh nga e gjithë kjo vujë... T’braktisësh gjith ç’sheh me sy Të shkosh “ATJE”, “ATJE” ku prap ...,“I HUJ” je! 29/08/2019 Shtegëtim! Shkoi..., edhe e fundit dallëndyshe,në mërgim ... Shtegëtoi! Atje ku buka lyhet me trishtim... Fluturoi! Në vise tjera ku dimri, as vera s’jan njësoj... Ku hëna shkëlqimtare, as dielli vezullues... S’të flet me gojë! Atje ku nën lëkurë, varrosur kemi nostalgjinë Mbi të, me penelata të guximshme, lyer alegrinë... 28/08/2019 Treni i fjalëve Britma e trenit, natës së errët, dhunshëm gjëmoi Rrugët e botës, zhgarraviti, me të ziun tym As fishkëllimë e frenave, asgjë, nuk e ndaloi... Të asfaltojë ndër shina, të lodhurin, kurmin tim...! Impakt drithërues, që çorri, qiell e dhè... Gjëmoi, përpushur, mbuluar në lot e gjak Copëzat e thyra, pulsun, e më pas morën jetë... U mblodh cik e thërrime,të shkojë, e të marrë hak! Por nga thelb i shpirtit, prej hidhërimit, krisur... Kurajshëm, vyrtytshëm,mbiu, i dashurisë mal Treni me shumë vagonë, që trupin e epur, përshkoi... S’mbarte , njerëz as mall, fjalë mbarte, ...fjalë! 27/08/2019 Refreni -“Ika!” “Erdha”, kuptonte -“Shko!” “Eja”, dëgjonte Refren i dehur! Loz në ndjellësin, pentagram të shpirtit, fijet tendosur, mban. Lavjerrësi i orës, kohën shënon, Këtë here, pa ding-dong... Veç, “Ika-Shko” caqet e fjalëve...,gong... 27/08/2019