Mittwoch, 12. Juni 2019

Poezi nga Eqerem Canaj

Eqerem Canaj

GJETHI I ZVERDHUR 

I u keput blirit gjethi i zverdhur,
kujtimet nje nga nje:
nen hije puthjet kishim fshehur,
njerezit ulninkoken te mos shihnin gje...

Vajze, a e ndien levizjen e kohes,
zemren qe regtine a e ndjen,
shtrenguar, dikur, mbi ate stol,
guguftuse ia ngacmonim folene?

Mbeshtetur tek bliri, menduar rri,
hijen e tij, tash, e shkel me kembe,
porsi vitet timen dashuri,
me bente heshtur,
hijerende me ben.

Tek ai stol me gjene cdo dite
mua e te tjere pleq me bastune,
ndersa kujtoj tonat marrezi,
hallemadhen jete qe vrapoi si lume.

Edhe bliri, stoli jane aty qyshkur
edhe guguftujaqe na tallte ne,
por s'jam me ai djali capken,
po gjeth i zverdhur rene mbi dhê.



KUFIRI ZERO

Tash shtrij doren e poetit,
Mari, per te te pritur ty:
dallget keq perfyten,
lotet sperkatin syte.

Une ne rere rri e pres,
te te kap porsi ngjale
grepin ne ajer vertit:
trazoj mnegullen e bardhe.

Ti vjen e iken prape,
une ne breg, tretur qiri:
dallget i marr ne vrap,
thelle ne kalteri.

Eshte kjo loje me rreziqe,
grishje kujtese a nuk e di,
i ngulur, si hu, ne keto brigje:
nje burre i rene ne dashuri.

Liganet fjale do te derdhin,
pse zugu cijat diku ne ferra,
eshte limeri i nje mjerani,
qe kalon kufirin zero.



PAGESA

Zgjati paketen miku im,
qe te me bente nderin.
I kishte te tera ne kuti:
cigaret,
shkrepsen
dhe leket te cilat i numeroi:
nje, ddy, tri...

Syte atje me mbeten:
kush do ta paguaj
te shkreten?

Te pabsren
ma lajmeroi zemra...
Dhe u ndjeva vertet ligsht:
ai mesues fshati,
une, thjesht, pensionist.
E porosita baristen,
ashtu per qejfin tim:
te me sillte filxhanin bosh.
Dhe e mbusha me pikellim.

Dash pa dashje,
ne e vrame kohen,
te heshtur, ne qetesi:
une helmin, pikelluar,
ai lengun e zi:
trak, fjale une,
as nje ze tjetri...

Kush do ta paguaje te shkreten?!



MANDELA I QYTETIT
(Në kujtim të z. Petrit Velaj, 
të denuarit më 34 vjet burg politik në diktaturë.)

Ma pruri agu ate dore dielli
per ty, shpirtin tend,
sepse diellin ta vrane
brenda qelise...

Ta pazaruan nderin ne ankend
e mbollen zemres male me bore:
renkoi e ofshau keq ky vend
per djemte qe s'vune kurore.

Po, ah, ti ishe tjeter send, miku im:
brenda teje gjemonin ujevarat e perrojeve,
thyheshin rrezet hekurash ne qeli,
nuk klithje, vec mendoje, mendoje
per vitet qe po vdisnin,
te ardhmen bleri...
Tej thyhej ajo dege pishe,
i thoshe zhganit:
do te vije dita, do ye vije!

Ti s'kerkoje shume:
vetem nje grusht qiell
ne netet pa hene
pa yje!...

Ndoshta eshte pak nje kenge,
ty qytetaret te therradin"Mandela",
kur vdekja ngrihrt, ecen ne kembe
e lugjesh cicirojne harabelat...
Qetesisht ti
i buzeqesh bulevardit tend:
Mandela, Mandela!



KUJTESA E GJELBER
(Kushtim)

Vitet prura:
te kaltrat kujtime,
ne nje nate bru,
perbuze detit te kripur:
mbremja detare mi solli te gjitha.

Vendlindja jone vella:
vendlindja e lugjeve te verdha
shpirtin na gelonte,
kur ne ushqeheshim me predha,
skerkave,
ner zabele.

Une te kam pare me keta sy:
breglumit,
lendinave
nginjeshe me qumesht vetetime.

Thoshte bemata jote:
do te behem i forte,
s'jetohet ne katror,
vella:
kerkoje tjeter bote...

Lumi yne ikte
furtune, rebeli,
ti shaluar permbi qiej:
larg fluturoje, teper larg...

Une mjelja kohen,
delen me nje sise...
Te prisja
te shelgu te mberrije
te mesoja per bidinkat e Rusise..

Lihte kujshem qeni nder pyje.

Prape te pres ne Vlore,
te te deftoj mrekullite,
ketu detin dhe qiellin i kap me dore
dhe malet qe krehin mjekrat:
tepret kujtesa e gjelber,
Profesor!



KENGETARET E PYLLIT
(Elegji per poetin e humbur)

Ra nje zog ne dtitare,
peshperiti vec nje fjale.
Qe nje zog i tjeter lloji:
shpend kobi, ndofta qe,
ne nxit me sqep shkroi
emrin tend poet!

Ndoqa fluturimin e tij,
tek humbisteneper yje,
mal me mal neper re,
kur nata diten ngjyen.

Dhe ndalova diku ne Zhej
per poetin nisa te pyes:
mod eshte ngjitur gjer ne cak
te ngazellente diku ne fedt
a mos me zogjte ne carace
shkruan poezi ne gjeth?!

Uneia njihja muzen poetit
si ne gjallje dhe te tretur,
neper qiej do kaleroje
dhe me vdekjen perpjekur,
Ne Zagorie do bleroje.
Brinje nje selvije te gjymtuar
gjetsh nje traste me poezi
e mbi traste zogjte e pyllit...

Ra qiellit nje shpend i vtare,
ne lendine u perplas,
nga gufari i shpertheu
emri yt "Anastas"...



PRUSH I ZJARRT
(Qirjako Bales)

Rrezuar qiellit
nje grusht yjesh:
afshe deshperimi
i shpirtit tend,
Qirjako.

Ndersa veshtroj
guralecet permbi kurm,
shqiponjen qe qane mbi ate selvi:
me dehu dhimbja
gjer ne fund.

Nuk ka galje, ore burre,
teksa ta degjoj zerin ne kenge,
dikush thirri fshace:
pa ktheja kenges,
Qirjako!

Athere,
rrembeva buzejonim me dallge
tek tallazitej brigjeve te serta,
vec mermerita fjale,
zjarri i prushit me digjte:
kenge je bere
Qirjako Bala!

Pilur, 02.07.2007.



KEPUCET E POETIT

Jam me i pasuri i botes
une poeti barut:
shita dy cope libra
bleva nje pale kepuce.

Dhe rraha trotuarin:
ku te dhemb e ku s'te dhemb
blegeriu femra e vrapit
nva i cmenduri qe te cmend.

I hengri kepucet trotuari,
femra plasi po aty,
vjen gruaja me sherr ballit:
c'ben keshtu, orqyqi ti?!

Ku do te gjesh te tjera putina,
se te tilla me nuk ka,
je mesuar me telatina,
ketu i thone kacaba...

Une ula perden e syrit,
shiu u derdh mbi kepuce:
lihte qeni mbi bishe,
s'po e kapja te bukuren cupe.

Edhe se i pasuri i botes,
une poeti barut :
shita dy cope libra,
bleva nje pale kepuce.



NEN STREHE DALLGESH

Zjarri ma prusheroi shpirtin,
ndaj marr vrapin e ketu,
ketu prane ujanes qe nxine,
tek ferfellijne qepallat blu.

Une,
bariu i fjaleve,
xhindosur dallgesh ne kersheri :
nuk mu nda kjo "Vajza e valeve"
me lote,
dhimbe,
dashuri.

Dallgeve u shaloj:
kalit mbi samar,
vrapit cmendurak,
ne thellesi...
Dhe i them zemerimit te castit:
te thur ca vargje poezie,
fundja nje strofe,
nje varg.

Pak me ler, te lutem:
pak...
Le te fleme
nen catine e dallgeve
pastaj!



VETETIME POEZIE

Gjetja e rrapit
Xhamin e dritares sime fergelloi,
kjo gjethe vjeshte
me solli Driteroin.

I ri isha une:
lastar i rritur ne percellime,
edhe rrapi i kroit po ashtu...
Pa na bujti poeti nje dite
dhe pime uje ne muze
te dy.

U rrit rrapi
gjetheroi
dhe u plak...
Edhe ne Tirane Driteroi
rezistoi shqotat me furtune...
Poeti i fshatit cak me cak
kapercente perroje, lume.

Eh, eh,
u thinjen rrepat e korieve,
trungu renkon prej plageve,
nga rrenjet e dherit buron uje:
muza poetike, jo, nuk dro
per ty
gjeniu i letrave, Dritero!

Kjo gjethze rrapi
ne dritaren time
nuk di, nuk di:
pruri ty tek une
apo mua tek ty,
a mos qe vetetime poezie?!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen