Freitag, 14. Juni 2019

Buqetë me poezi nga Lekë Mrijaj

Lekë Mrijaj

TEMPULLI I BESNIKËRISË

I yni Tempull, 
Atje në Mal, 
Në maje bjeshke, 
Karshi Zotit.

Nuk ka dritare, 
Nuk ka as derë
E orë, 
Si Kala mbijeton.

Oazë shtëpie,
Aromë Dashurie...

Tempulli i besnikërisë.

Dielli aty na zgjon,
Shiu na freskon,
Aty ngjallën shpirtërat.

Në skaj të hapsirës, 
Zgjerohën 
Më tepër.



MË BESONI

Mos nxitoni,
Prisni
Me radhë...

Sa të doni
Ka vdekje...
Për të gjithë!

Mos bëni 
Panikë...
Nëse ju 
Troket
Ndokush
Në derë.

Mund 
Të jetë me adresë
Të gabuar...

Më besoni!




PLUHURI

Fshije ngadalë
Pluhurin...

Do të vijsh
Në radhë...

Pas pluhurit
Në pluhur...



SHOKËT

I miri u lind,
Pak minuta,
Pas Zotit!

Të dy,
Bashkërisht,
Jetojnë si shokë...



ATA JAPIN DASHURI

Disa tê sojit t'saducejve...
Më pyetën:
Se çfarë di unë për Trini?

U vura në meditim,
Të thellë.

Në meditim rreth
Trinisë.

Në meditim rreth:
... Faljes,
Përqafimit,
Buzëqeshjës,
E lirisë...

Meditim në shëmbelltyra...

Asgjë më shumë.

Me pyetën edhe një herë:
Çfarë di unë për Trini?!
Ju thashë:
"Asgjë,
E di se janë Alfa dhe Omega,
E japin veç Dashuri".



OREKSET

Njerëzve të mëdhenj,
Nuk mund,
T'ua varrosësh hijën...

Njerëzve të vegjël,
Nuk mund,
T'ua varrosësh egon...

Luftë oreksesh...



BATICAT E ZBATICAT

Thonë: 
Asgjë pos ëndrrave,
Nuk janë të përjetëshme...

E për të vertetat,
Epokë (për)kohësie...

Ato i thajnë reshjët,
Baticat e zbaticat
Kur zemërohët hëna...

Një shkrim mbi akull
Mbetët,
Në rreze dielli...



MALI

"Kush e sundon Malin"?
Pyeta unë,
Ata ma kthyen me një zë:
"Arusha, ujku, derri egër..."

Unë u'a ktheva:
"Natyrisht se
Arusha, ujku, derri i egër..."
Por kush e
Sundon përnjëmend"?



ELEGJI GURI

E shihni këtë Gur,
Po pra
Edhe këtë pranë tij,
Dhe tjetrin pakëz më larg,
Para, mbrapa
Majtas, djathtas...

Ja
Edhe ai Gur atje,
Dhe ai larg tij,
Dhe tjetrin mbuluar me lym,
Dhe ai, dhe ai, dhe ai...

Janë Gur të të njëjtës Frymë!



LUTJA

Rrini aty,
Se këtu s'keni vënd...

Ne këtu veç lindje kemi,
Nga lindja...
Hiq më pak!

Ju, atje, e keni Zotin!

Kurr s'do u'a kisha njohur ftyrësitë e tyre,
Po të kishim zbritur përnjiherë nga qielli,
Kurr...

Ju atje mos frikësohi,
Rrini sh'lirë...
Veç si dikur bëni Lutje për ne!

Do të na shpëtoni!



LOJA E MIRË

"A të luajmë një lojë nga sot?
Çfarë loje?
Ti qetësojmë shpirtërat...

Si luhet ajo lojë?
Luhet pranë Gurit aty në Fushë të lirë,
Njëri do fitoj më shumë e tjetri më mirë..."



THJESHTËSIA

Nuk jam i vogël,
E, as i madh.

Veç një njeri,
I thjeshtë...

Nuk i frikësohëm lotëve 
Të vuajtjeve,
Se çfarë shoh, ndjej, mëndoj,
E lypset...

Nga thjeshtësia.

Ndojherë fuqishëm,
E ndojherë lehtë,
Shkrihëm në pafundësi...



RRËFIMI I TEVEÇELIT

Me gjuhë të tij tha teveçeli,
Nuk la gjë pa bërë,
U rrëfye sot, sikur gjeli: 
Gjithqka çfarë e (s)kish bërë…

Për mëkatët e thella të tij, 
Të tëra ato me pllàmë...
Në t’thella më nuk hyri,
E pa pyetur tutje s’e lanë.

Ç’të bëj unë? tha tash teveçeli,
Ti rrëfeva tërat me një zà,
Me falë Ati im të lutëm,
Me fal me një zá pa prà.

Me fustanoll veshur deri në bel,
I dha uratën Ati në ndermjetësim,
Nga tash më nuk je teveçel,
Nëse mbeshtetësh në urdhërin tim!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen