Koktel "poezie" Ia shton pak vargje kuteliane Pak çajupiane Pak fejsbukiane Një dozë të mirë paftyrësie Pak ndjenja të mbarsura Dhe ia jap me pi Mbretit deledash Në prag të ngordhjes Ai ngritet me të fundit forcë Të jep një lëvdatë Ti e ngrit dorën Jep votën tënde Qe të bëhet prap mbret Dhe vazhdon loja meskine Në karnevale maskash
KTHEHU NË PRANVERË Një ninullë dashurie kam këndu për ty Në livadhet ku era përkund lulet E gjetheve të malit ju thashë një melodi Ato luhateshin me valsin e erës pa kthim Sikur dallëndyshet që shkojnë fluturim Kur pranvera të vij prap në lëndinat e mia E rishtas era lulet ti përkund Lejlekët e dallëndyshet të vijnë fluturim Pritja ime mbaron me perëndimin e ditës E hëna me shfaqet me pikëllim Dua të pyes ku je ti sonte Shtegto e kthehu në viset tona Aty ku jeta rifillon çdo pranverë Portat e zemrës sime hapur kan një derë DORUNTINË Dashurine e ndërtove nê pritje Në fushëbetejat e jetës Ëndrrën përkunde në djep kohe Besove ne fjalën e premtuar Si shtojzavalle arratisur fatit Mbërthyer në kujtesë pluhuri Erdhe me ëndrrën e pambaruar Për të konstatu besën e Konstantinit Doruntinë e përtej shtatë kodrave E përtej shtatë lëndinave Doruntinë e shtatë vllezërve e shtatë rrëfimeve Kush të solli Kush të priti A s'na thua Doruntinë KËRKOJ Në syrin tënd blu Vendose pikëllimin Që loti mos ta fshi Në kornizat e pasqyrës Në imazhe të thyera Vendose buzëqeshjen E në fund të detit Lumturinë mbyllur në guacë Ra një shi Ta fshiu pikëllimin nga syri Buzëqeshja tu kthye Në imazhet E pasqyrës së thyer Unë horizonteve të detit Guacën do ta kërkoj Lumturinë për ta kthyer TA VEMI NË ZJARR Në sytë e tu Shof zjarrin e dashurisë Me valë deti Dua ta shuaj zjarmin time Më thuaj pa droje Atë që ndjen edhe nëse ma djeg Ëndrrën time të bardhë Dhe horizonteve kur të vete Prap zjarrin do ta shof Bota nga zjarri u krijua Pse mos ta vemi edhe ne në zjarr Dashurine tonë O ta krijojmë pêrsëri O ta bëjme fli FJALËT E PATHËNA Kur ti shkreh flokët në dritare E hëna të shikon me zili Mua më shkepen ëndrrat Se të kujtoj e të kam mëri Ti thashë të gjitha haptas Sikur fëmijes kur i flet nana Ti mbyllur ike e heshtur Me fjalêt e pathëna Ndoshta mirë që heshte Se fjala jote më ban magji Një lot dhe dy fjalë tua Prap zemra ime të kish marr ne gji Jo fati po mendjatapë na ndau Unë ofshaj e ti ngarend në kohë Kërkojme kot atë që kemi humbur Për këte skam mëdyshje asnjë trohë Mos u ngazëlle se do shkelësh majë fati Më injorove dhe ndjenjat mi shkele Ti fjalërënd e unë fjalët me shije mjalti Në testin e dashurisë kësaj radhe ngele
PYETE STUDIMËN Qysh shtrat i mykun ku flinte një lum bahet det prej lot njerëzish, më së miri e di lumi i fshatit tim, Qysh ai ujë merr ngjyrë trëndafili, prej petaleve që furishëm, plotë përherë, shkunden në të, pyete, pyete lumin e fshatit tim, ai e di! Qysh rrëqethet trishtimi kur dorë nëne mbulon sy fëmije, mos me pa farë bishe me surrat njeriu, e di qiell i fshatit tim. Qysh historitë e gjyshërve për armikun janë më të tmerrshme nga ç'na i rrëfyen, të dëfton gojë e frymë së gjakut tim, vetëm shko e shihe në Studime, ku e la të fundit frymë. Qielli e pa qysh gjëmat,rënkimet,... morën atë ditë flatra me mbërri në vesh të Zotit, Por,... Në shpinë e gjoks ftohësi i përvëloi, Po ëndrra, ëndrra lehtë, lehtë si fluturat i palosi e i ngjiti me rrajë tokës së vet. qysh pranvera qelë keq, pa njëqind e gjashtëmbëdhjetë lule, të tregon frymë e gjakut tim që mbijetoi. Se dhembja e pafajësisë së vrarë kurrë s'shëron, dëftojnë vragat e zemrës së fshatit tim, që ende gjakojnë. Nga ajo që veshët e malit, sytë e fushës kanë dëgjua e kanë pa atë ditë, lëkurë e tokës dhe sot rrëqethet e për falje të gjakut, s'do as me dëgjua PRANVERA IME Për ty, Shtatë herë në javë vetën e kam vra e sa herë te bregu kam mbërri, ku kam dashtë me kërcye, ti pritën ma ke zënë. Flatra më kanë mbi, zvarrë kam fluturua, me të mbajt ty, krahun tënd të djathtë, me të shkundë ty deri në agim të mendjes, e me të marrë në gji të kthjellët, të shëndoshë, në gji të shpresës time, që ujë harrese çdo ditë ashtë duke pi. Për ty po zvarritem në jetë në jetë, ndër vaje e lemeri, që pak vet e shohin e ndiejnë. Edhe pse shtatë herë në javë vdes, prapë kthehem, mundohem në varr tu u mundu me të ngjallë , se ty mbas meje, s'mbetet kush me ë 'krehë, teshat marrë me t’i kthye. Për ty, o mishi im, o gjaku im i brishtë, që unë të kam prishë, se me ty u mundova me i nxënë ëndrrat, fantazitë e mia, që për ty i pata qëndisè. Tu qeshë të vizatova, e s'të pashë se duke dënesur . se të desha ashtu, qysh kurrë s'kam me të pas. Engjëjt e botës, me të mirat e veta me mu në mëkat po hyjnë, në ta po lakmoi, po veç me luajt me ta le të marrin që unë mos ti mallkoj, mëkat mos të bëjë ! E prapë javë e re ka me nisë, e njëjtë ka me u krye, deri sa fryma në trupin ti të thatë ka udhë me hy e me dalè, me dalë e prapë me hy. Ahhhhhh njëjtë, njëjtë çdo ditë e jetës meqë ti pranvera ime, njëjtë e vogël po mbetesh! VENDI NGA IKE Po vi tek vendi atë natë, kryet ku të ka zënë, sonte, kryet tim me përplasë, me ndie sa të ka dhembje, dhembjen me ta marrë. Me pa gjakun ku ke qitë, bash në atë vend tëndin temin gjak me ta ngjitë. Zemra ku ta ka ndalë, me të ndalë e timen me ta falë, se veç s' koti e bëjë, prej që ty t’u ndal. Plagën tënde me ta fshi në nishkun tim me shënua, veç me ditë, nga dhimbja zë a ke lëshua? Këtu, këtu dua me qëllua ahhh, në këtë vend vetëm trishtimi me të kujtua! Po vi sonte te vendi se trishtimi që pate këtu, po plaket me mu, e ende është tu më shkallmua. Sonte me kanë me ty po dua, dyve me na zënë dhembja , njëzëshëm me rënkua, bashkë kur të jem rrëzua, se vetëm kështu ky ankth ka me më lëshua . GLOBI I TYNE E la hilja me kast me ra, apo drithërimës së shpirtit nga dora pahiri i rrëshqiti , ai globi i tyre i vogël, herë qëndisur e herë e arnuar , si çejzi i çikës në dritë të llambës , tinëz nga bota ?! Ra, u zhduk, hupi nën ortek bore! Apo iku vet me kast, vullnetshëm ndër vaj, me mbulua fytyrën bardh, më shumë zjarrminë time pa u pa?! Iku, se tymi doli, e pa dikush për vrimën e çelësit , apo ai në odë të burrave duke u krenua tregoi?!, Ndoshta iku, me ngri udhën e ngrohtë , ndoshta prapë veten me sprovua?! Sido që të jetë, dinë me u gjind ai, krejt i ka provua edhe ti! veç ajo, ahhhh ajo! s’ka si ti harroi, si pijet, si arnat, herë ngjyem në mjaltë e herë në pelin, të gjithë i deshi njësoi. Ty e globin kush mos daltë me ju vajtua, ju vajton ajo, veç ata kush, kush ka me vajtua? Ata i vajtojnë lule boret, lule boret në ag të pranverës me shami e vajtuan e i treguan, i thanë: se e panë globin në rrënjë të tokës djep ëndrrës ju kish bërë po e përkundte , gjumin e një ninulle e po priste deri atëherë dhe nëse jo bashkë, njërin djep tëë me qitë me ra, me fjet pa vajtua. Ai mbase jo, po do të jetë ajo! UDHË FLUTURASH Fluturat në bark të zanës së trishtë e të dehur, lëshojnë vezë përsëri, me përtëri pranverën, qortojnë fiqirin pse shaminë e bardhë, të akullt lart ngritë e ka?! Ai priste pranverën ngrohtë me agu, me mund shaminë e shkruar me valëvitë, të gjë me pa, se udhën e nisur në krye se qiti, ku mrizojnë zanatkrenare, u dorëzua, nuk mundi me hy. Me fluturat shtatzënë ju dashtë me u kthye, po priste pranverën, me shami të bardhë fluturat plaka me i tubua e në luadh me i qitë, aty ku për herë të parë u hallakatën, lirshëm me i lëshua, jetën me shpenzua E shaminë e bardhë diku skajshëm me mbajt deri të rritet, shall nëntë metrash të bahet, qe krejt trupin me ja përthekua. Durueshëm me i pritë votë me qelë në pranverë, krimbat me i rritë, flutura të buta, të larme me i bërë, jo shtazë mish ngrënëse që ymrin ja hanë e shpirtin zgorë ja bëjnë. Tek atëherë me flutura gazmore, udhën e vet të mjaltore, me fillua me zënë. RAÇAK Raçak, i vogli yt u bë burrë, u bë i madh, ai qe shpirtin vajit, në gropë të fytit ja nguffati, gjyshit gajret me i dhanë, dhimbje mos me i shtua, kur pa të birin, ai babanë, si mos më keq, pajetë gjënë e zgjati. Shumë pa e ndjeu i vogli yt, Reçak, po rrita s'ju ndal. Reçak, u rrit i vogli yt, me dhimbjen kornizë varur në qepallë, që çdo ditë ja fshinë mjegullën që i bënë i lot, në kujtim e në mall, tinës kush pa e pa, çdo ditë qajnë gjithë të rënët bashkë me babanë. Reçak, U rrit, u bë burrë i vogli, ndërtoi shtëpinë gurë mbi gurë. dhimbjen që botën e zgjoi , çdo ditë shkon me taku, e të ligës duke gërmua me i dëftua, se me harru s'ka kurrë, pooo, për të gjithë, që më si ka, vazhdon me jetua
Shënime për autorën Minire (Shefqet) Gërxhaliu, lindi me 06.08.1971 në Vushtrri. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Vushtrri dhe Fushë Kosovë. Kurse studimet për gjuhë dhe letërsi gjermane i vazhdoj ne Fakultetin Filologjik. ku edhe u diplomua. Ka botuar përmbledhjën me poezi me titull: "Pranvera ime".
Prej vitit 2004, jeton në Gjermani. _____ Përzgjodhi: Adem Zaplluzha
UNË HALLI JEM Kur e mendoj se mundësh dhe të më mungosh Melankolia shtonë peshë Frymëzimi zbehet zbret në pentagram Nostalgjia vallëzon në vallën e vet Dashuria çan errësirën Ndriqon por si një yll drite në mesnatē Pandalshëm eci tutje me peshën e times barrë Luhatem në timin drejtpeshim Thërmohem kurmit tënd Në panteonin e altarim tim digjem dhe fort I mbeturi hiri im s'do më tretet Shkrirë në tëndin shtat Damarve tu notonë Po mundi ndodhi tretja ime me vruallin hov Çdo gjë s'do mbaroj S'do shuhet flakë e dashuris drit jete Të lëviz rrjedhë kthjeltësi lumi i shtratit tim VETËM NË VARR Netë të gjata dimri ishin si kjo natë Acari grinte si dhëmb ujku motak Me rrëfime legjendash u ritëm I joni zjarr i afsh rinie ngrohur na ka Në për mendjet tona oaz freskie Plot dashuri thurrëm ëndrrën tonë Dhe ca ëndrra quajtur mëkat Lindur në kërthizë jete Rrëfim për vetëm në varr! ME KËMISHË OZONI Në ndarje stinësh sikur na shkruhet dhe lexohet fati Zymtësi e frymës së vjetër pshtjellonë Në rrema rrezesh verbueshëm shëndritë e reja Nën ortek akullnaje flenë gjallëria Të shpërthej Atë sy pranvere pret Në trotuare kalldermi djalli thenë këmbët Baltosjet lakuriqosen s'kan ku me u fshehë Kahja rrugëtimit zgjatët mprehë tehun e saj Ngulfatët ndërdia e jonë Ruhet për ditët që do na vinë Prapanicës së vet e liga kruanë brirët Në vrimë bataku i thenë Në grumbuj prush kohe digjet oksigjeni Flakët fikët në zjarrin e vet E zeza tymnajë s'ka çka na bën Me këmishë ozoni u mbështjellëm dhe ne UNË I PAGJUMI Orëve të vona në pikë nate Kur s'kamë gjumë As një fjalë goje ske me kënd me ndrru Të gjithë flejnë Të pagjumët jo s''kanë kohë Të merren me mua Sy hapur rrinë Thurrin ëndrrën e vet Ndoshta me ketë timen ëndërr Pikëpjekën diku! MUNDEMI Mundemi dim ti kujtojmë dhe dhimbjet Përuljet Të panumërta janë Kufi s'kanë Na takon dhe tē kerkosemi pak Kemi tonën krenari Bëmë historinë Derdhëm djersë Gjak Brumosëm tonin fat!... NDOSHTA Ndoshta dhe unë do iki një ditë e do shkoj Do dal atje ku janë tu dalë Ndoshta do ndahem Nga ku kurrë s’kam dashtë s’dua me u nda
Ndoshta do iki nga ku më kanë lavdëruar Lavdrimi vërbuar nuk më ka Kurrë nuk jam hidhruar As i fyer nuk jamë ndier Kur dhe pa të drejtë keq më kanë sharë
Ndoshta dhe kam gabuar Vetëm për një të mirën ditë më të bardhë Pandalur ecēm me hapin tonë kokëfortë U rritëm plot shpresë Mbushur dashuri jemi mplakë Tani vjen tuj u zbeh donë dhe me u vetëvra MALLKIMI Një e plasur zemër nëne rëndë mallkon Ngjyrë fjale zjarr Dhimbshëm Me plot hidhërim M’i marrësh t'ligat m’i marrësh Gjuha tu thaftë në gojë Me gishta folsh Të plasshin sytë n'ballë të plasshin Dritë e ditë mos pafsh Dhe më e vogla kafshatë të mbet në fyt Mos paç bukë në sofër Rrënja e fëlliqtë mos tu shtoftë Dalësh fare dalësh ËSHTË MIRË Të flasësh për dashurinë bën Është mirë Dua E ndoshta s'di Krejt si duan mundën ta quajn Ta lavdrojnë sa mundën Ta shajnë siç dinë Mund të lutem ketë e di E paçim përherë Kollare gushe stoli Lule bimë shpirti Banor zemre ngrohtësi Flakë drite në gjerdek lumturie KAH DO FRYEN Në ndërrim stinësh ndrojtjet zënë vend Në kryqëzim ere ndihesh trumcak Në hovin fill i ri Të rejën duke pritur të vijë Barrë e stinës së ikur rëndë rëndon Me rrezët e saja ndriçuese Dhe motin e lig Rëndon brenga për stinën e re Vallë si do jetë E ngritura erë vallë kah do fryn Në shi furtune lagët shpresa A do freskonë vesë e mëngjesit t'ri Mos të na lëndohet e shejta dashuri!
PRES Larg, larg sa s`shihet U plak edhe kjo ditë. Përvluar nga kujtimi Harrova një gëzim,s`ka ardhur. Tash sa ditë pres një fjalë. Akoma në heshtjen tënde të largët. Ngjitem në kujtimet e mia, Marimangë e qosheve të shtëpisë. S`gjëjë asgjë që flas me të për dikur. Ti akoma sjell, s`ke një fjalë. Nëse vjen apo vdek ke t`uj ardh. MALLKOJ ZANËN O, moj zanë të vraft i madhi Zot. Çdo vit flokun kreh me gishta, Flokun e gjatë sa krahu i pishës nëpër gishta e për bira të gardhit m`ke kqyr, flokun tënd djeg. Hinin në trojet e mia e ke gjuajt. Sytë janë shue, dritë s`panë më. Oh, moj zanë të djegtë rrufeja e borës. Çdo vit pshty në arat e mia, Flliqësi aty ke gjuajt. Prej marazit, tokën m`bane gur. Oj zanë tu shoft drita e trupit. Gjithëherë më m`ke djeg prej trupit tënd, dritë. Arat mi ke djeg pa korr, baçen pa pjek. Gjithëherë jam rrit me frikën tënde. Rrufen ma ke gjuajt tek ogiçi, Kumonën shue, s`dëgjohet kaherë. Zan ti kjofsh e zezë, drita e fildisht tu djegtë. Për çdo njëmijëvjet djeg n`mue e qesh. Mërzitem e veten ha dhëmbë e pa dhëmbë. Ty të mallkoj e vetën e shaj gati gjithëqysh. Harrnue jam me djegiet e tua. Jam mbuluar mos më shikojnë askushi, çka nuk duhet pa, prapë ti zan je mallkimi. Oh zan ti u bafsh qyqe e rremit thatë. Me shpendë të tjerë ti bajsh dashni. Të raftë vlera deri në trumcak. Unë të pafsha tuj qa. Mbetesh në borë e në verë për ujë. Drita për ty u baftë terr e ti qafsh. Dragoj e kulshedra për ty u bafshin këngë. Të pafsha të strukune prej këngës hutinit. Pse oj zan më bane të mallkoj? Nga cepi në cep të kam dasht Hijeshin tënde e kam shëmbëllyer Hjek kam edhe pushkë kam ba për ty Tash po të shaj e mallkoj me e pa zemër Hajde një ditë këtu në trojet e mia. Hajde me mend tjera, Mos më detyro të mallkoj, Lidhu si dikur për mallet e mia dritë Të kemi një bjeshkë edhe për Omerin, Të këndojmë edhe ma shumë se tremijë vjet, Ti të jesh filli e fundi i këngës sime. Zanë u bafsh nuse në trojet e mia. Bukuria jote dritë e baftë natën diell. Këndofshin për ty yjet e zogjët e pranverës. Ty të laftë ujtë e krojeve të mia. Nuse kjofsh, orë në votrën time. Qoftë xhelozi mallkimi im për ty. Dashnia në ty Zanë u baftë flamur. PUTHJA Ngjit jam në luginat e ortegjeve. Kërkoja diçka humb me kohë. Puthje mora prej bjeshkës pa emër. Dergj ajo prej moteve ngrirë. Harruar unë e ti si puthet. U tremb puthja, u tremba unë, mali u lëkund, ortegjet u lëshuen. Unë e puthja mbetem në t`ftohtë. Puthja avull unë njësh me borë. GJETHE PENTAGRAM Më fletën e një dege luajta melodi. Melodinë e krijova pa rregulla muzike. Drodha këngë, vargje e valle. Zogjtë më ndiqnin, tingujt bashkohen. Fleta e grisur filloi të shterr. Plasën timpanet, veshët prej gjinkallës. Zogjtë u tretën, unë në bokrrinën e nxehtë. PYLL I MOÇËM I moçëm pylli, shetisja një ditë. Ecja mes lisash të vjetër e të rinj, Gjethi i vjetër shtroi, Njomëzonte të riun. Bukurinë e tij s`mund ta vizatoj, qiell fare, hija zotëron, diell me rreze harlisur s`duket, qetësi muzikore, Teatër… violinë e zogjëve ledhaton. Unë ecja si në qilimat vajznore. Më ndiqnin nga pas sinfonitë pyjore. Violinë e zogut degë më degë. Shpallte himnin tim. MOS MË HARRO QË ISHA UNË Turrem, ti s`shikon. Unë i vetmuar digjem dhe s`pushoj. Ngjarjet vijnë nga afër e larg. Ngado që ngjitem ti mposht besimin. Tani mbajte pësimin e beso. Kot. Tash s`të ndahem të shikoj. S`të përkëdhel askushi si dora jote. Dëgjo pra, unë jam aty kur ti ke nevojë. NDA JAM Në shtëpinë time m`kanë n`da, Nuk kam ngel fare, veçse frymë Pjesën ma të mirë, shpirtin e morën Luajnë me të si don, herë e përkëdhelin. Herë mërziten me të por e mbajnë Tash jam në rrugëtim fizik Ndoshta do të lakmojnë edhe… Fjalën më grabiten Në bujari më ban bashkëpronar Dashurinë se mbaj mend fare E kanë vjedh një here e një kohë. Pak hijeshi pata, ma transferuen, Dikund aty e dikund këtu Tash s`më ka mbet veçse një lojë voglie (fëmije), se kam tregu. Përpiqem të pajtohem Në vetën time hiç. U LODHA Sytë e saj në harkore pushojnë Jo një, dy gjysëm hanë. Shikoj aty çdo ditë, përpiqem për pak vemendje. Turrem me vrap se mos harron njërin Due ta marr, n`xhep t`zemres ta mbaj. Lodhem djersi dhe s`gjej çka kërkoj. Avullon e prek, aromën dëgjoj në shpirt Freski ka lënë, tash më kaplon gjumi S`dëgjoj asgjë derisa hana puth n`mue Rrallë ndonjë zog rrugëhupë As kumon, as blegrim qingji Qenka natë, qyshkur këtu Ngatërroj rrugë n`derë të syshkruemes. Piskam qensh, delet tremben Dega e lisit më përplasi hanën n`sy. U tremba s`ndalova Dielli më thumboj egër Mëngjes vonë, n`vend të fillimit Erdhi dada. Bashkuem avujt. MORT, APO FESTË Të krisun na thonë Punëtorë të vjetër, prej kah ka le dielli Na quajnë të këtij, herë të atij Dergjem ndër këto fjalë Mizat lëshohen herë prej një ane, herë një anë tjetër. Lodhshëm Dëgjoj fjalën kuku Qyqe s`është, as grue në vaj kobi Është një që ndjell çdoherë kob Mjaltin s`ruan as për mikun e parë Ngjallet trubullimi i lumit fjetun Shikoj grepat e hanës mbledhun Mendoj, kobi është stuhia a shiu Derdhet për tokë pika lloçi Kob, kob bërtasin njerëzia Po vjen një tokë tjetër Të bashkohet me këtë këtu S`ka thanë zoti, luten të tjerë, të tjerë mendojnë prapë, të tjerë luten. Gurrat thahen edhe në dimër Bari s`qesh si qeshte, më parë, në malin e bardhë. TI MOS MË BRAKTIS Dëgjova me vëmendje, Lekë Dukagjinin. Mos më braktis, më tha si në vaj. As nanën, as gruan, as motrën nuk i kam dhunu. Rri, si ka hije në kullën e ndërtueme prej babës tim. Rri dhe rrëfehu në kishën time, atje ku e di edhe ti. Kërko llogari, si dikur motit, në tel të lahutës, marrë në jelen e kalit bardhë. Nuk jam si kanë thënë trim mbi trima, në male me fletë. Kërkoj mençurinë pa shpatë, pa heshtë, pa pushkë,pa plumba. Ngjitu deri në kishë e mëshirë e pendim kërkoi asaj që ka mbet Shenjën e lavdisë kërkoje, tek fjala besë, tek e fshehta. Mos e rrëno kalanë e Spanve, atje, ku unë kam ecur s’pari. Shih me kujdes se gjënë gjurmët e mia, në ato troje, sokake me gurë. Dorën time e gjenë në kishën e Toplanës hapë si krah shqipje. Mos më braktis, se ke braktisë, krejt bëmet e tua, or nipi im. Merr zemër nga fjala e pa thënë dhe kuptoje, se si duhet thënë e dhënë… Merr mall nga gurët e kalasë, që i kam përdorë një nga një. Vendos si në folenë vezët e pulës në mendim përjetësinë. Erdha nga ana e anës dhe kërkova qytetnim, që ta lë pas, për ty. Shenova tërë jetën, të lë diçka, që ka hije, në rrasë të bjeshkës. Kalova nga guri në gurë mos të lë gjurmë, për nga frika. Të mos më gjejnë që të fshijnë ty, që vjen pas meje. Në katundin tënd vendosa banesë pa ujë, pa kripë, pa miell në magje. Librin ta lashë shenue në kanalet e mendjes, që ti t’i këndosh edhe në gjumë, Hallit nuk i tregova, se kush jam, e kush do të më gëzojë. Lavdruar jam edhe unë, kur i ri në pjekje e sipër. Mejdan kam ba edhe për një vajzë të amël me sy yll. Mos i thuaj kujt, se atëherë nuk ka patur kanun. E unë shënova historinë ligjore në shpatë, të shpëtoj ty dhe pas… Ngjita majat dhe në vende të ulta, nuk më rrihej. Dogja tirqit, xhamedan dhe opingat i vesha nga sprapthi. Ika të lë lavdinë ty o mjeran, jetim që kërkon babë. Të vendosa në provën e madhe, për rreptësi shkrimi. Tash pesëqind vjet më thërrasin prijës. Bile edhe përfolë më kanë, se nuk isha nga ata… Ngjeshun pas librit me nene dhe detyrime. Lodhun jam tash pesëqind vjet, nga çdo lloj fryme. Ndaj të thërras, mos më braktis, se është dami i të dyve. Siç është dami i kalasë pa rojtar. Siç është dami i kishës pa meshtar. Ja kush je ti, o mjeran, nip tash pesëqind vjet. Me punë e pa punë, me librin fsheh në rrudhat e trunit. Mjaft ke bërë, ia dole, nuk duhet më. Veç mos më braktis.
JETA Nuk m’bashkove kurrë në gëzime, Në dhembje e hidhërime asnjherë, Larg gjithmonë prej zemrës sime, Për ty në jetë, vallë, çfarë ka vlerë?!!... Kur të vdes, s’do të jem më në jetë, Ti do t’më sjellësh buqetë me lule, Prania jote ç’kuptim do të ketë, Kur isha gjallë kurrë s’u përkule?! Po largohem në botën tjetër, Shpirthyer, zemëganduar, S’dua të hapë plagën e vjetër, M’shterofshin sytë pa të shikuar!... Kur të ndahem prej kësaj jete Dhe t’ largohem nga kjo botë, Krenarinë do marr me vete, Ty do t’lë në vaj e lotë!... URIME DITËLINDJA
Bir! Le te jetë kjo natë me hënë Plot ndriçime. Lëri yjet të vallëzojnë Deri në agim Për ditëlindjen tënde- Nga babai prano urime. Ti ,o Flori im! Bir që rrezaton ar Se je vetë thesare E unë, babai yt Për ty jam Dhe gjithmonë do mbetem krenar. O shtyllë e shtëpisë! O botë e jona! Për shumë mote Urime! Qofsh gjithmonë I mbushur me gëzime! Edhe ti gjithmonë Familjen kujtoje Edhe farefisin nderoje. MËSIME NGA NËNA E di se me plumba në trup shkove Vajza e djem me ty krenohen.
Shumë nga ti, oj Nënë, ne mësuam. Kurrë armikut besë mos me i zanë. Se këta janë gjakpirës për shqiptarë Gjithmon me gjak prej tyre jemi larë. Se tokën tonë na e kanë copëtuar, Vendin e të parëve na e kanë robëruar, Kjo është tokë e Dardanisë Nuk ka qenë kurrë truall i Serbisë. AROMA Lulja ime, Isha thellë në mendime, Vetëm për ty mendoja, Kurdo që të takoja. Lulja ime, Isha i lumtur e krenar, Kur unë ta kam parë Buzëqeshjen tënde të valë. Tani u takuam e u përqafuam. Aromën tënde kur e shijoj, Krejt Botën ti ma dhuron, Edhe shpirtin ma pushon. Nga dora më nuk të lëshoj, Aromen tënde dua ta shijoj. _ _ _ _ _ Shënime për autorin Bajram Muharremi ka ardhur në jetë më 25 Gusht 1955 në fshatin Lumbardh (ish Bistricë), komuna e Albanikut (ish Leposaviq) - Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Vushtrri, kurse shkollën e lartë pedagogjike në Prishtinë. Është absolvent i fakultetit juridik. Nga viti 1992, letrari Bajram Muharremi jeton në Suedi. Ai është njëri ndër bashkëthemelusit e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi Xl Albani”, Suedi, anëtar i Kryesisë dhe nënkrytar i saj. Veprat: