Donnerstag, 20. Juni 2013

Poezi nga Fran Ukcama


A KA NDOKUND PRANVERË PËR TA BLERË?!

Syni nuk ma kapi,
as zemra nuk e pa,
më humbi rrugëtimit, kaherë,
qysh se kam le,
një stinë më mungon, s`më del..
- O pelegrin, drumtar bestarë,
A ka shitore, ktej anë,
Në mujsha për ta blerë,
A ka ndokun pranëverë ?


DASHURINË GJETEM TË DY
Dashuri gjetëm në sy,
Zemrat shkrijnë, bornajat sot
Një ortek në dhjetë minuta,
Një vetimë që vetë u dogj! 

 U VYSHK NJË LULE POR ZEMRA JO

Ballkonit tim u vyshk një lule,
gjethet dhe gonxhet rënë pikëllim,
nuk di pse kaq , me kaq përulje,
ndjej dhimbje, ndjej dhe pak trishtim..

E doja lulen si femijë, si shpirtin,
e shikoja mengjeseve në dritë të syrit,
petalet përkthelja, dhe e merrja grykë,
lulja e shtrenjta, shënja e kujtimit..



 KY CUNG JAM BASH UNË

Kur isha i ri djal,
ketu ishte një pip frashni i bardhë,
tuflaku dashuronte një thellezë,
unë për inat ma të bukur një çikë,
kroi shumë ujë rrodh pa pra`,
shumë mote qyshkur paskan ikë
te guri i murrm ,
ka mbet një cung,
ku cungu i himun, bash kankam unë,
e mbes si behot humbur në legjënda,
po klith imshtnajes, çetave të verdha,
ku vajti ,zo, çika,
ç`u ba thellëza?!!!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen