Mittwoch, 26. Juni 2013

Cikël poetik nga Kreshnik Hoti

 
Kreshnik HOTI
 
DEA

Të duhen një parë syze Dea
Ndryshe kurrë s’ke mu zhvesh nga mitet.
Shekujve ke me mbart gurin e Sizifit
Gjithëherë ke me jetu kohen e Migjenit
Në gjoksin e mermertë do e ndjesh Trishtimin e Driteros
Vëri syzet Dea
Qeshu Dea.

MUJO

Të lyp Oda Mujo
E Ti heshtë
S’je askund
Rapsodë po ta lën Eposin
Dhe rëndin pas kiçit ,artit të rrëjshem
Si ke në krahë me Ajkunen
Zanat
E je prish me të vëllanë
Bajlozi i zi po ta rrënon Kullen
Copë burrnie s’te ka mbetë
Guret si hedh me prej Kodrës në Kodër.
E ata që e mbajnë sot emrin tënd
Mund t’i hedhin veç nën përftyrimin e drogave.

BALADA E MURIMIT
Vjen prej andej ku Dielli mbyll sy
Në rrënjet e degëzimit tënd
Dhe projekton Ura
Në brigjet e lumit tim
Me thuaj
Kush flijohej dhe muroste veten
Të lidheshe me Agun
Unë apo Ti
Kush….!?

LAJMET

Baba i ngritë volumin kutisë magjike
Nana qëron qepen
Brisku me ngjan që gjakos Globin
Mua me djegun sytë
Mbushen lot.

EURIDIKË

Mot me shi në fytyren tënde
Euridikë
Dielli nuk do dalë
Vrapo drejtë perendimit të tij
Me pelerinën e natës
Deri sa në mëngjes t’i puthesh
Sytë e tij të zjarrtë.
Do e hapesh
Mendjen
Zemren
Besom ..!?

PËRENDESHA IME DEA

Je religjion në veti Përendesha ime Dea
Shtati i yt Tempull lutjesh për mua
Unë nuk i mbijetova kohes se donin Hëna dhe Kryqi
Por se Ti kishe një lindje
Dhe deshi Hyji

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen