Sonntag, 22. März 2015

Rrustem Gërguri - Pesë poezi


MALLKIM

Në këtë rreth të mbyllur
Të çmendurish – lirie!
Vetëm shpirti i flijuar
Nuk flet kurrë për vdekjen…
Përditë plagë kujtese
dhimbshëm pikon - harresën!



LUM NE PËR TY,OJ KORÇË!


7 Marsi 1887

Mbi një shekull cingërimë e ziles së parë
Nisur në jehonë shkronjash atdhetarie.
Flijime sakrifikash në gjak ,njomë e larë
Të frymojë Korça me shpirt arbërie!

Marsi epik në heroizmin e ringjalljes
Miliona lulekuqe në ngjyrën e gjakut.
Portrete flijimesh faqeve të abetares
Portrete lirie në ballë të oxhakut.

Lum ne për ty ,oj Korçë krenare
Për florishkronjash arbërisht.
E përjetshme ngritur lapidare
N`zhbërje shkronjash greko-turqisht.

Kolonë shkollarësh në pafundësi
Zgjatur ndër shekuj përditë bimojnë.
Duke zënë dije rrugës për etni
Hartën e coptuar duan ta bashkojnë.

Andaj, kjo ditë dhe cilado tjetër
Është e mësuesit ,abetares arbërore.
Zemra e atdheut hedhur në letër
Pikturë lashtësie, që jeton prore!



TË ZËMË MËNGJESIN …

Sikur të lindem edhe një mijë herë,
do doja gjithnjë të lindem shqiptar.
Madje dhe mijëra herë të vdes i tillë
Ç`farë janë rreth meje,tërë këta gomarë
Gjithmonë e korrë, atë që e mbill.

Në treg jete cili e shpjer shoqin
Njeriu gomarin apo ky njeriun.
N`lëngatë përtacie veten e shfaqin
Ata që bëjnë gjumin, bashkë me ariun.

Jeta është sfidë dhe furrë e përditshme
Aty ku pjekë bukën me djersë e mundim.
Vetëm gomarëve u vjen e gërditshme
Barra e thesit që gatuan atdhetarinë.

Trishtuese për veshin kur dëgjon kopalla
Se asgjë në vendlindje nuk shkon mbarë.
Në vend taxhisë sa herë hahej dhe talla
Që të ruhej fara, derdhur kudo n`arë.

Andaj,të zgjohemi siç na zgjonte gjeli
Të zëmë mëngjesin me rrezen e parë.
Se kënga e kënduar e ndonjë teveçeli
Ikur nga atdheu-vetëm për tradhtarë!



SHQIPES ARBËRORE

Unë gjithnjë fluturim e kam jetën
O djall sllavi, që s`njeh t`vërteten.
Lartësova qiellit të dëshmojë Arbërinë
Të bindi ty dhe mbarë diplomacinë

Së harta e grisur me shekuj tradhëtie
Do kthimin e vet në skicim etnie.
Gjersa shpirtit i arbërit në fushë bënte lojën
Dhe unë lart qiellit në roje – fluturimin.
Desha të bindi, se s`ta kam kurrë drojën
Shqipe arbërie, që kurrë s`njeh dorëzimin!

14 tetor 2014



MJERIM …

Për shumicën e komentuesve,
sidomos partiakë,
FB është bërë si dephane.
Sa herë ju vjen, turr e vrap  dhe - bane…
Aq fort e dhinë ,sa dhe erën nuk e ndinë…
kur avokatojnë për partinë!!!

Këto thika helmi
Që mprehën aq lehtë
Adresë e porositur na vijnë
Të tillë janë, vetëm të mjerët
Qe shesin lëkurën për partinë!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen