Donnerstag, 4. Juli 2019

Ymer Nurka: SIMFONI EROTIKE

Ymer Nurka

SIMFONI EROTIKE

Si t'ish Perëndia, në zhegjet verore
Vetëm Dashuria loz me topa bore..
Zot' i madh me dorë, ç'nuk bëri prej mishi
Dy gjinj si dëborë, dy rruzuj fildishi

Dy rruzuj fildishi, dy gjinj si dëborë
Ç'nuk bëri prej mishi, Zot' i madh me dorë
Loz me topa bore, vetëm Dashuria
Në zhegjet verore, si t'ish Perëndia

Kur të vënë në mes, vuan xhani vuan
Njëri fap të ndez, tjetri hop të shuan
Kur të vënë midis, luaj edhe çmallu!
Njëri të thotë: "vdis!", tjetri thotë; "ngjallu!"

Njëri thotë "ngjallu!", tjetri të thotë "vdis!"
Luaj edhe çmallu, kur të vënë midis!
Njëri hop të shuan, tjetri fap të ndez
Vuan xhani vuan, kur të vënë në mes

Ata ngjajnë me yjet, përflakur në dritë
Peng t'i mbajnë kryet, futur në orbitë.
Kur Zot' i vërtetë, vë kokën mbi gji
Bota është e qetë, plot me dashuri.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen