Freitag, 8. Februar 2019

Bardha Mance: BUZË

Bardha Mance

BUZË

Buzë që flasin e gjë s'thonë
Buzë që thonë dhe kur heshtin
Buzë që ndrisin natën vonë
Buzë që me brengën qeshin

Buzë që thonë shumë një çast
Buzë që s'thonë gjë një jetë
Buzë ku drita nuk është rast
Buzë pa dritë të vërtetë

Buzë që të ndezin zjarr
Buzë që të puthin ëmbël
Buzë që sjellin acar
Buzë që ngrijnë një ëndër

Buzë që ndjellin gëzim
Buzë ku paqja mbretëron
Buzë ku në një moment
Jetën gjithë e jeton

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen