Montag, 28. August 2017

Rrahim Sadiku - Bukurive të vendit tim

Shkrimtari Rrahim Sadiku
BUKURIVE TË VENDIT TIM

Kahmos isha vendit tim,
Kësaj vere plot frymëzim,
Kam parë fusha, kam parë male,
Mik iu bëra njëfarë ngjale,
Ngado shkoja, kudo ndryshe,
Sikur isha dallëndyshe!
Dhe bilbil, o, sikur isha,
Këngën labe afër kisha!
Te Ismail Qemali, në Vlorë,
Jon e Adriatik preka me dorë!
E në Krujë, në atë madhështi,
Skënderbeu më mori në gji!
Prizrenin e pashë nga afër,
Thirra fuqishëm: Abdyl Frashër!
Në atë Shkodër njerëzit lisa,
Si i këndonte At Gjergj Fishta!
Te Kulla e Balshajve, në Ulqin,
Me lashtësinë isha në shoqërim!
Po, Janina, larg më mbeti
Atë e mbaj, po, thell në veti!
Në Preshevë e Kumanovë,
Dëgjoj këngët me Kosovë,
Si në Shkup e Manastir...
Kudo shoh shqipen të lirë!
O, po, po... jam plot frymëzim,
Bukurive të vendit tim.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen