Duke ushqyer jetën në nisje (kujitmit të Gani Xhafollit)
Gjithnjë shkimin e mendjen tej Te një botë ndryshe, miku im, te një botë ndryshe... Në botën me kokëteposhtë Etjeve për të ngjitur lartësitë Duke ushqyer jetën në nisje Atë botën fëmijënore Ku ndryshimin e gjeje deri në pakufi Gjithnjë mendjen e shikimin tej Edhe më përtej ëndrrës
METAFORA E VENITUR ( Gani Xhafollit) Kur vdes poeti Fjalës i merret zëri S’ din të dale nga goja Kur vdes poeti Edhe qielli loton E loti ngrin në vargje Kur vdes poeti Metaforat veniten Pikat e lotit s'ua kthejnë dot freskinë Jo,jo, poeti s'vdes kurrë Ai përditë rilindet Në secilin varg të poezisë së tij