Samstag, 21. Dezember 2013

Prelë Milani - Nga libri "Qaj e qesh për shtetin"


Cikël me Satira nga Vellimi “Qaj e Qesh për Shtetin”

SHKODRA S’DO SHTET

Shkodra qytet ësht i vjetër
ndoshta sa Lajcumi romak,
djep i kultures si askush tjeter ,
sot pas dymijë vjetësh
ngjanë si qytet-fshat .

Ndoshta po hakmerren perenditë ,
se ta paten zili , o qytet ,
sot po lindin e rriten femijët ,
po lindin e rriten pa djep .

Në djepin tënd kolosë ke rritë,
Të ndihesh krenare hak e ke
në klasë ke mbetë për politikë .
S pyet kush si ke qënë ,por pyet si je .

Me ty Shkodër po losin partitë ,
mish përtop të përdorin ,o e shkretë.
Si njerka me ty sillen qeveritë
Duk thënë Shkodra s ‘do shtet.



BREGU I LANËS DJE

Në bregun e Lanës
Pret dru një dru var
Në parkun e Tiranës
një lopë kullotë bar

Dikush nge një barakë
Dikush bën tregëti
Një çift qenësh dhe të rishë
Pranë, pranë bëjnë dashuiri

Çifti qenve dhe i të rive
Njëri -tjetrin emitojnë
Ju thaftë dora sopatxhive
Lakuriq po i zbulojnë

Është vertet një mozaik
esnafo baritor
ku instikti s’njeh llogjikë ,
del në shesh truimfator 



MARATONOMAK MITINGASHI

Unë jam rrufeja dhe vetetima e qiellit
Unë jam murlani dhe stuhija e dimrit
Unë ia rrezova bustin Enverit
Unë ia shkela mustaqet Stalinit

Unë e hodha ne tuç diktaturen e proletarjatin
prandaj jam kampion i demokracisë
Unë që e mora porten e komisarjatit
dhe ia vuna për derë avllisë

Ju hodha tankut përpara ministrisë.
Vojo Kushi s’ka pse mburret ma
gryken ia mora për bandjer hardhiashë
Une rroj si hero , ai vdiq si budalla .

Une jam Maratonomaku i Shqipërisë
që rendet kudo duke bertitur .
Herë pas Tosit , herë pas Salisë ,
me gur e shishe qëlloj si i lafitur.

Po më shkon jeta ne demonstrata,
ditë për dite tash 15 vjet .
Poshtë e majta , poshtë e djathta ,
jam njeriu antishtet

Tavolinën e kryeministrit
Tryezë buke e kam në guzhinë
S’e merr Nano për t’ gjallë të shpirtit
Po nuk erdh me marrë me prind

Deputetët e socialistës
I kam rrahë u kam dhanë dru
M’u kan drujtë si dhija thikës,
Badigard më kanë punsu

Unë jam Martenomaku i vertetë
Në mitingje le të bije therror
Turret lympeni mbi shtet
Si zagari përmbi zorrë
 

2001

 


KU PO SHKON O ÇUN MULA

Ku po shkon more Çun Mula
me polic t’u ka zanë rruga
prej n’ Shkodër deri n’ Kamicë
në pesë postblloqe të kanë zanë pritë
pesë herë rresht e kanë gjobitë
Ndal Çun Mula i kanë thanë ,
nuk kalohet në doganë
Policia s’njeh bajraktar
por njeh marka e dollar
Jam polic i hyqymetit
e mira e vedit e zeza e shtetit

2001

 


SOT KA FESTË POLICIA

90-vjet polici shqiptare
Drejtori mban referatin ,
Mirëserdhët në festën tonë jubilare ,
Ju na që na dogjët dy herë komisariatin .

Të shkura e të harruera
Të pajtohemi njëri me tjetrin ,
Mos ta kthejmë kokën nga e kaluera
s’bashku të ndërtojmë shtetin .

Gëzuar drejtor, tungjatjeta ,
Mua do më marrish patjetër shofer .
Me mua drejtor do të fryhet kuleta
rrofsh , o drejtor ,drejtor milioner !.....

2001

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen