MË DRITHËROJNË PRITJET Pritja e autobusit me goma të gozhduara Shtatë unaza kurrizi m’i shkallmoi M’u zbardhën shtatëdhjetë qime floku Pritjeve të skanimit të dijes në provime Një ditë më peshonte Tonelata ortek pritjesh Zbrita shtatëqind ujkesha Vargmaleve të ngrira Ta kafshonin kohën e pritjes Që ti, të më vije sa më parë Si një hyri hirmadhe E bekuar me ujin e Syrit të Kaltër Andaj, dhe më drithërojnë pritjet Nga libri në dorëshkrim, "Dera e pushtë" Ç’NA DUHET HIJESHIA JOTE KORONAVIRUS?! Kujt i vajti në mendje ta ndez dashuninë e tërbueme Gjithë ky tërsëllëm ndaj nesh Që nuk u mahnitëm Me hijeshinë tënde - ngjyrëndezura kurorash Ç’faj kemi që na fshiheshe para syve E s’të shihnim teksa defiloje si mbretëreshë Sa deshëm të të lavëdronim, mësysh të ramë Që gjuhë e as racë s’dalloje Por, globin kur vure në shuplakë të dorës Turravrap me harbim na le pa frymë e pa jetë Të fshehur nëpër skuta si në orë policore Po bëjmë dashuni me maska Atëherë, ç’na duhet hijeshia jote koronavirus?! 12 Mars 2020 PURPUR I NDEZUR ABAZHURI Me teh ndjenjash preva çaste Zhytur në sherbet drite Purpur i ndezur abazhuri Si copat e tespiçes në tepsi Nga sirtari i rrethuar me gjemba kohe Nxora në liri një fletë ngjyrë bore Fletë me palcë celuloze Regjur vapësirave nëpër vite Habitem me veten Si arrita të kashais hollësi Në horizontet e pafundme Të një syri në dehje Në këto dallgë ndjenjash Syth vargu i acartë apo i ngrohtë Germa të ujshme me vesë a me lot Pak rëndësi ka se në ç’gjendje rrodhi Kur muza kullon mes rrënjësh Shpirt që gjason në ah 3 Mars 2020 RINGJALLJE E DALLGËVE Anije thesarësh e zaptuar Nga kusari i babëzitur me një sy qorr Një pluskë e syrgjynosun Në detin e trathtuar nga dallgët Anije me shpresa të varura në vela Ashtu sikur peshqit e uritur Që sillen vërdallë fundit të saj Të padruajtur nga kurthe peshkatarësh Ringjallje e dallgëve si turma të tërbuara Në pikën e horizontit të tokës së ngjeshur Përplasje, që la gjurmë kërdie Plazheve të nxira me fosile guaskash E vezullima shkëmbinjësh Nga thesarët e shpëtuar 9 Shkurt 2020 ERDHA Erdha pa ritualin e puthjes së dheut Si një dashuri nën strehë, ku rrufeja shkreptin Mallin nuk e lash të më përplas në gulfim Mbi këtë tokë plot dhimbje plagësh Kundroja gjurmë braktisjeje Strukur fërfëllizash dimri Në oborrin që më mbante mëri As çehre e as ngjyrim Veç pak shpresë gjeta për një buzëqeshje Tek trëndafilat e mi Të mbijetuar në akuarium 30 Janar 2020 HIJET Kur dielli m’i mbarështoi buzëqeshjet Hija e tkurrur mu fsheh pas Nuk më ndahej në asnjë hap Nga smirë e mpiksur në palcë Sa ara kultivova me buzëqeshje E hambarë dëshirash që gromësijnë Hija mbeti vetëm hije E hidhur ndanë buzëqeshjeve E plogët kundrejt çallëstisjeve Edhe tokës sonë i ra zhugëza Nga pikturat e ndiçme Që njohin veç ngjyrën e zezë Hijet vetëm kaq mund të bëjnë... 3 Janar 2020 E DASHURA TOKË E dashura tokë Kur të këputi Sëmundja e ulcerës në lukth Nuk i re vetes mbas T’i fashitje dhimbjet Në freskun e dallgëve të ujit Shenjtëruar në rite puthjesh Me brigjet e Durrësit të pashëm E dashura tokë Pse sëmundjen na e mbajte fshehtë E ne flinim të qetë Të patrazuar nga grahmat e tua Pse të rrinim mbi plagën tënde E mos t’i kërkonim ilaçet për shërim Por, vonë... I fishke dashuritë nën rrënoja Në vend se t’i përdorje melhem 2 Dhjetor 2019 DASHURI STINËSH Kashaisa fund stinët me krehrin e kalit dori Flokëshprishurat lëmova Nga dashuria e shthurur në dorëzim-pranim Më vjen të qaj, që një dashuri Qoftë edhe pa shthurje Kurrë s’e përjetoi pranvera me vjeshtën E as vera me dimrin Sikur veç njëherë Të zhvendoseshin stinët Ta shihja të ftohmën e akullt Në përvëlimin e verës Puthjet e çmendura Mes gjethesh të blerta e të florinjta Dashuri, që përvëlohen duke pritur Të shpërthejnë diga të nëmura qelish 17 Nëntor 2019 GJURMË Me sqepin e gojës lakmitare Çukiti në degë të njomë E në fyt këputi bulën e kohës së artë Erdhi vjedhurazi në vjeshtën e skamur Një vjeshte, që vera nuk ia poqi fjalët Babëzitur, i kafshoi si mollë Papandehur, dhëmbët e ndërgjegjes iu mpinë Ra një vetëtimë e mpirjen ia shkriu Derisa filmim radiografie dhelpërisht i nxori Pas zgjimeve nga kumbi i mërmërimës As edhe një grimcë lyshtre nuk mbeti Pa u pa gjurmë në celuloidin e zi 13 Tetor 2019 Ç’PO NDODHË ME RENDIN E NATËS Përpëlitem për një sy gjumë Mbi këtë shtrat Që nuk ndihet rehat Nga veshtullat e natës Si të fle, kur mendimet u mbinë Mezhdave arash djerre T’i bënin sogje shpresës tekanjoze Bredhur rrëpirave të territ Ta këpus shiritin e përurimit të agut Po ëndrrës si t’ia bëjë Që gjumin e do si peshku ujin Lundruese drejt lakmive të pakapshme Hë, ç’po ndodhë me rendin e natës Thyerje heshtjesh zgjedhore Nga rrëmujat e një shpirti të sfilitur Ta shoh zgjimin e atdheut Me sy të liruar nga sklepat 05 Tetor 2019
ENVERI DHE ADEMI SHTRYDHEN GURIN I besonit diellit si ngrohtësisë të zemrës cepit të buzëve i besonit puthjes njeriut të lirë ishi pellazgë, ishi Ilir Gjatë shekujve të stuhishëm maleve kalëronit përpjetëza e teposhtëza sert ecnit acareve e zjarreve gurin e puthnit e puthnit tokën e mbi kokë kur vënit plisin këngës ia thoshit sa jehonte bjeshka e të gjithë merrnin kushtrimin Zemrave u jepnit shumë dashuri edhe mbi shkrepa përkundej djepi si varkat në detin Jon kur plagët ua lëpinte valë e tij malet kokëlarta ju merrnin në gji Si teshat e trupit u rrinte vdekja me dhëmbë mbanit përgjegjësi kurrë s`ua pa kurrizin heshta e ndjenit ligësi balli juaj kurr i ulur, as syri për dhe kokën i jepnit shpatës, kurrë atdheun prangave as qytet, as katund as shtëpi kund s`mbeti pa të rënë për atdhe, për qytetërim njerëzimi u bëtë fli Eh Troja ime e lavdishme me ty s`ia dolën ballë për ballë të mundën pabesisht të morën me tradhëti asnjë s`të pikturoi e këndoi si Homeri me aq besnikëri Pastaj ndër shekuj u bë lesh arapi mbi kaltërin tënde mbi malet e mbi detin tonë u turrën re të zeza romaku, turku, shkau, greku dreqi dhe i biri shembën vlera paraja, rrena, pisllëku e mashtrimi, ardhmërinë ditëve tona ua vodhën aq shumë prapështi tjerrën sa përvetësuan lavdinë Ndër shekuj kjo tokë bashkë me dhimbjen time ruajtën fjalën e këngën e këputur, ruajtën pika gjaku, ADN e atdheut, erdhi si enë çeramike, si enë ushqimi erdhi si qelibar, si bylyzyk e si unazë dashurie si shpatë e hanxhar trimërie erdhi si ninullë si lirikë erdhi si baladë epike erdhi si vulë fisnikërie Era shpalosi fletët e historisë njëra pas tjetrës erdhën dëshmitë, provat, faktet të gjitha në një shteg shumë janë, shumë si gjethe lisi stoli, fjalë, besë e këngë plisi ngjiten përpjetë në breg Sa shumë jua dua kokëfortësinë ju dua se kryeneçe jeni, se fakte jeni dëshmi e prova historike eh, sa gjatë, shumë gjatë në heshtje ratë nuk u ndjem as nuk u pamë se shumë kohë,shumë shekuj pa vesh dhe pa sy patë mbetë Dardania mjegullnajë e madhe ishte E nisën rilindasit deri n'pikë Enveri e bacë Ademi shtrydhën gurë e dru që të flasin gjurmët e Durrësit të fletë Apollonia, Butrinti, të fletë Dardania, ja shihni Korçulla nxori armët pellazge i rrokën Zahiri, Hakifi, Edmondi Jasharët me shokë i qanë retë në Shkodër ia krisi këngës Rozafa hijerëndë atje në Kotorr e dëgjon Teuta Eh, tokë pellazge, tokë ilire, tokë shqiptare pikëllim pati edhe deti Jon e sot, sot cep për cep shpaloset toka e flet guri merrni fjalën shqiptarë, ruani besën të bashkuar përpjetë ngjituni me t`vërtetën këndoni deri në fund këngën e këputur. LIRIA NUK MBETI PA EMRIN TËND (Qerim Kelmendit) Gjaksorët kishin shkelur pragjet tona na gjymtuan e përndoqën nëpër shekuj ti ndeze dritën në konak gurthemel fisi bjeshkët të morën në gji t`i falën shtigjet, t`i falën supet vare kohën në vetull syrin në thumb pushke liria nuk mbeti pa emrin tënd doje t`i ngulje gurët në veri dhe t`i pagëzoje Zahir Ardian Hakif Ilir Luan…. Flamuj ti kurrë nuk e kafshove heshtjen këngën e këndove deri në fund të hëngër terri shok smira,xhelozia,ligësia përdhosën kodin shqiptar këngën nuk mund ta vrasin, as krismën as emrin tënd që quhet liri mbase Era një ditë do ta ndezë ëndërrën do të hapë horizonte dhe ta mbjellë farën e re
KY TRUALL DURON VETËM NGJYREN E GJAKUT Zemërimi i shekujve të kafshuar skëterrë,fisi im mbuluar skamja,pusitë, vrasjet, helmimet e përndjekjet oxhaku im pa tym e mblodha gjithë rrugën nëpër mijëvjeçarë, pëllëmb për pëllëmbë lumenj gjaku tehut të shpatës gjithnjë vetëm eca mes eshtërave e flakës shumë herë më luajtën gurët e më ndërroi emri menzi mbajta frymën fjalën e pak kujtime malesh dhe një shkrepsë për ta ndezur zjarrin shumëherë pash edhe buzëqeshjen tënde por ty nuk të gjeta djegur dhimbjeje, kujtimi e malli dhe nuk pata kohë të ndalem duhej të ecja t`i gjeja gurtë e rrokullisur të shpalosja flamurin e mbi të kujtesën e maleve guximin e Zahirit, Hakifit, Edmondit, Luanit, Ardianit, Yllit… të shpalosja qëndresën e guximin e Shabanit, Ademit e Hamzës të shpalosja këngën e nanës Zahide, këngën e nuseve, vështrimin e fëmijëve hej, ti që ma krove vetullën mos ma nxirr syrin mos ma lëndo palcën e truallit me lara lara se ky truall duron vetëm ngjyrën e gjakut ZANA VAJTON DARDANINË Të gjitha kullat u shembën, ranë brejtësit gërryenin palcën plagët në tërë atdheun rigonin Fjala lidhë në pranga frike pa kuptim, dekadash me nge mrizonte durimi Kambanat e zemrës rrahën dashuria u kall mbi tri shkronja UÇK morën atdheun në gji e ia krisën Sytë shkreptimë qielli shigjetuan zjarr mbi hasmin prishën gardhin prej telash me gjëmba Trëndafili u lag nga vesa e vetë dhe qeli, u hap qielli dolëm tej stuhisë Zana ndali vajin arnoj trupin e kënga mori dhenë Sot,nga doli kjo pykë që merr guximin e shqyen atdheun në t`katër anët bën hi e pluhur Ç’është ky bajraktarizëm kryfjalë ndërskamcash e prita nate që ma vrasin zogun në qiell? O njerëz, o pari merrne udhen drejt