![]() |
| Xhevat Prebreza |
POETËT
Poetët shpesh herë buzëqeshin
syt i kanë plotë shkëlqim
vështrojnë zogun n'fluturim
Poetët nuk fantazojnë
ata flasin me të gjithë botën
vargojn vargjet dhe shoqrojnë gotën
Poetët vuajn shumë në shpirt
vuajn për dashurinë dhe gëzimin
asnjëherë nuk e gjejnë zhgënjimin
Poetët mbesin poet
të rrethuar me vargje në fletore
dhe lapsin duke mos e lëshuar prej dore.
Prishtinë, 09. 01. 2020
NË DITËLINDJEN TËNDE SHQIPËRI
Në ditëlindjen tënde
tu thy zemra
tu lëkund trupi
por ti nuk u dorëzove
Në ditëlindjen tënde
nuk valoi flamuri me shqiponjë
por, ata fluturuan me shqiponjën
se ashtu Zoti deshi
Në ditëlindjen tënde
tu zbeh fytyra, po ti nuk u mrrole
qëndrove e fortë bashkë pjeset tjera të trungut tënd,
Kosovën dhe gjithë shqiptarinë
Në ditëlindjen tënde
nuk u përulem para Ismail Qemalit
nuk u përulem para Adem Jasharit
u përulem para teje dhe të mbajtëm të fortë.
( kushtuar viktimave nga tërmeti në Shqipëri)
Prishtinë, 02. 12. 2019
KËTU DO TE MË GJENI
U ula në guri tek rrezja e malit
e lëshova syt nga fshati
Mu duk sikur e shihja të tërin
dhe po e mbaj në pëllëmbë të dorës
Po shihja ato rrugica që dikur
ishin përplot me njerëz
dhe fëmijë që luanin.
Mbrëmë pash në ëndërr shokët
pash shkollën dhe klasën
që na ishte bërë si dhomë jete.
Dikur jeta kishte lezet
Dikur edhe balta,
edhe pluhuri kishin aromën e mirë.
Sot, ku janë sot ditët
që na mbetën vetëm një kujtesë?
Ku janë shokët që të takoheshim,
të flasim dhe të luajm si dikur...
Eh, si na shpërndau jeta!
Eci rrugës dhe i kujtoj të gjitha me radhë
me shpresë se një ditë
sërish do të bëhemi bashkë.
Ju kujtohet kur u përshendetem
ju pata thënë se unë këtu do të jem,
edhe në gëzime,
edhe në hidhërime...
Kurdo që të vini, këtu do të më gjëni!
Prishtinë, 09. 04. 2019

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen