GRACKA E HARABELAVE
Në një fije peri mbahej jeta e tyre dhe jeta ime,
kapej te gishti çengel i një dore fëmije,
në presë të briskut jeta e të dyve,
kur unë dhe harabelat luftonim për thërrime.
Tepsinë e trahanit të porsangrënë,
mbi dëborë si grackë për harabelat e ngrehja,
grackë që me një fije e shkrehja,
me fijen që zgjatej nga furka e nënës.
E aluminta e trahanit:
Shtatë lugë që vraponin,
kurthi i harabelave,
gracka ime,
kur unë dhe zogjtë,
në dëborën që vriste,
kërkonim thërrime.
Ata e paguanin me kokë e unë me dhimbje.
I kapja dhe prapë i lëshoja:
isha zog, bashkohesha me harabelat
dhe fluturoja.
Isha balonë tabake
në qiellin e fëmijërisë
me fillin që zgjatej nga furka e nënës
pas tepsisë së trahanit,
ose: shtatë lugë që vraponin
pas urisë.
Në një fije peri mbahej jeta e tyre dhe jeta ime,
kapej te gishti çengel i një dore fëmije,
në presë të briskut jeta e të dyve,
kur unë dhe harabelat luftonim për thërrime.
Tepsinë e trahanit të porsangrënë,
mbi dëborë si grackë për harabelat e ngrehja,
grackë që me një fije e shkrehja,
me fijen që zgjatej nga furka e nënës.
E aluminta e trahanit:
Shtatë lugë që vraponin,
kurthi i harabelave,
gracka ime,
kur unë dhe zogjtë,
në dëborën që vriste,
kërkonim thërrime.
Ata e paguanin me kokë e unë me dhimbje.
I kapja dhe prapë i lëshoja:
isha zog, bashkohesha me harabelat
dhe fluturoja.
Isha balonë tabake
në qiellin e fëmijërisë
me fillin që zgjatej nga furka e nënës
pas tepsisë së trahanit,
ose: shtatë lugë që vraponin
pas urisë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen