Montag, 22. April 2013
Engjëll I. Berisha: TRUPI I SHPUAR
Trupi i shpluar
Mos je ti ai Anonimi
autor i letrës së humbur
që koha e ardhshme e hapi
dhe e shploi si trupin
me plagën e sëmurë
të urrejtjes sate
Rresht i parë i saj
homo hominus lupsus est
e ujku me përrallë në shkallë
në legjendë më lë pas dore
para syve sa qeshë gjallë
Mos je ti ai që ia lë testament
brezit tënd që lind i pafajshëm
këtë shkrim të zi të zi të zi
si dëshmi të verbërisë sate
dhe urrejtjes
Koha shëron
po fjalët nuk vdesin në Libër
ngjyra e zezë e shkrimit tënd
ruhet nëpër rafte
Mos je ti ai që e shkrive vajin
e fike zjarrin
e nxive kohën që mbeti harresë
dhe dëshmi e verbësisë sate
Ku të të gjejnë
të të përgjigjen
s’je sot s’je nesër
shplohet vetëm turpi yt
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen