Montag, 22. April 2013

Musa Pali: MOS MË PYETNI


 MOS MË PYETNI

(Poemë kushtuar nënës që humb djalin)

Mos më pyetni nëse kam arritur ta ndal dhimbjen,
Ajo kurrë nuk do të më pushojë.
Mos më thoni se është më mirë atje,
ai tani nuk është këtu me mua.
Mos më thoni se ai nuk vuan,
nuk kam pranuar se ai do të vuaj.
Mos më thoni që ju e dini se çfarë ndjej,
nëse keni humbur edhe një fëmijë e dini.
Mos më kërkoni ta shëroj dhimbjen,
ajo nuk është një sëmundje që mund të shpëtoj.
Pa më thoni në çfarë moshe fëmija juaj duhet të vdesë?!!!
Mos më thoni se Perëndia nuk shkakton dhimbje,
aq shumë sa një njeri nuk mund ta duroj.
Më thoni vetëm nëse ju kujtohet djali im,
mi tregoni të gjitha që ai i kishte në këtë botë.
Më lejoni ju lutem të flas më shumë vetëm për djalin tim.
Më lejoni vetëm ta përmend emrin e tij.
Më lejoni vetëm ju lutem shumë,
të qaj gjerë sa ti shteri krejt lotët e dhembjes.
Pse u largove nga gjiri ynë prindëror,
Pse tu hoq fati të jetosh në këtë botë,
Nuk e dimë nga shkove dhe cilën rrugë more,
Nuk po kuptojmë se çfarë të keqe bëmë,
Nga larg dëgjohet zëri yt i hyjnuar:
“Mami, desha aq shumë të rri në kraharorin tëndë,
nuk pata kohë shumë ta shijoj jetën,
por të premtoj se të dua akoma më shumë”

MUSA PALI
ZVICËR

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen