Montag, 22. April 2013

Fehmi Ajvazi: TRI POEZI


Fehmi Ajvazi

UDHËTIMI PËR NË SHTËPI

 Udhëtimi i mbramë zgjati pakë
Deri në prag: tre veta në qark
Fluturuan dhe ranë në lak

Yjet u shkëuptën nga shtjella e dritës
Mbështollën me zjarr atdheun
Acari në zemra etërish trokiti
Nga një botë e përhumbur
Lajmës-memec shekulli…

Tre veta hynë në legjendë
Nëpër mjegull e vetëtima
S’ish lojë ëndërra e tyre
Ish liri prej murmurimash

Gjethet në bronx u shndërruan
Vargjet në testamente mbretërish
Të tre po ktheheshin nga u nisën
Ta preknin pragun e shtëpisë
Me gjakun që se lau kurrë
Ujët e Albanisë…

Kalorës të një nate
Shihni si kalërojnë mite
epoka komplote

Nuk janë të vdekur
veç janë pak të lodhur
Ata të tre sjellin në atdhe
fatin e harruar të një
shqiponje…

 

KODI I LIKUIDIMIT
SEKRET

Të gjithë janë të heshtur
Kont mbretër perandor
Bota e gozhduar n’mure
Zhgërryhet n’gjokse
Popujsh…

Është shekulli i ëndërrave
Është koha e likuidimeve

Vrasësit janë në delir
E një dorëshkrim i humbur
Fundoset n’gjirin e shekujve

Alarmet s’dëgjohen as krismat
As lutjet e shenjta n’Albani
Gjithçka e ngrirë kohëve
Veq ëndërrat gjëllojnë

Ëndërrat dhe idealet
Shkunden n’prehër nënash
E kthehen n’lot grash të
Ngrata…

Ky është fati hyjnorë
Në panteonin e Popullit
Ku flijimi është liri
Ku vdekja është yllnajë

Ata kanë ecur në pakthim
Në sferat ideale-kozmike
Ta sjellin dorëshkrimin
E përgjakur në mbretërinë
e re…

 

ET SPIRITUS…

Barka e Noes ishte duke ardhur
Kanionit të Naisusit përpjetë
E sillnin erërat ciklonet e zjarrit
Të gjente një tokë me jetë
Dhe një Zot të vërteë…

Te këmbët tona të zbarkonte
Fisi im nga zhbërja
të shpëtonte…

Ish e thënë të lindej që të ringjallej
Ndryshimi njerëzorë n’gjenezë
Drita jonë t’mos shkymej
Nga shtjella e natës së zezë

Hyji tha: e pafund është dashuria
Përballë çmendurisë dhe trishtimit
Përballë mëkatit dhe pendimit

Barka e Noes s’ishte mashtrim
As lëngatë përfytyrimi
Shpirti ringjallej përgjithmonë
Mbi rrugë të gjakosur
Në sytë e shenjtërimit

Toka e Premtuar ish
E bukur e lirë si Edeni
E pafund s’i qielli…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen