Montag, 22. April 2013

Fran Ukcama: ATË E VESHI PRANVERA

 
ATË E VESHI PRANVERA

Kishte rrobat arrna, arrna,
dhe kepucë, grisun te thembra,
një ditëz e thirri përralla,
atë e veshi pranvera..

Një fustan krejt lule- lule,
rrobaqepsja ishte rrezja,
kush e krehu me pekule,
dy fjango mbi bishtaleca..

Edhe sandale të reja,
një kepucar ia ujdisi,
pastaj siç iken dhe era,
në lendina vrapin krisi..

Eci, eci, si sorkadhe,
u perplas te një trung rrapi,
I doli gjumi lëngates,
dale prej andrre bie nga shtrati..

As fustan as bluzë as kepucë,
barkun tharë si cironkë,
thith një lot, ngjelmë, në buzë,
ngjishet nën plaf se bën ftohtë!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen